E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Adriani: gay, njerėzor... dhe gjakėsor
Adriani: gay, njerėzor... dhe gjakėsor
Adriani: gay, njerėzor... dhe gjakėsor
Ėshtė historia e njė shtetari tė ri tė njė perandorie tė fuqishme vendimi i parė i tė cilit ėshtė tėrheqja e trupave nga Iraku, ku ushtria e tij ėshtė e pėrfshirė nė konflikt. Obama? Jo, Adriani, perandori romak, nė pushtet 117-138 pas Krishtit.

Është historia e një shtetari të ri të një perandorie të fuqishme vendimi i parë i të cilit është tërheqja e trupave nga Iraku, ku ushtria e tij është e përfshirë në konflikt. Obama? Jo, Adriani, perandori romak, në pushtet 117-138 pas Krishtit.

Ngjashmëria me aktualitetin ndërkombëtar nuk është megjithatë as e rastit as pa dashje: ekspozita e mrekullueshme që British Museum i kushton kësaj figure të Antikitetit “kërkon t’ia kthejë epokës sonë personalitetin e tij kuptimplotë duke treguar të gjitha anët e mbretërimit të tij: forcën madhështore civilizuese, gjithashtu edhe imperializmin brutal”, pohon kuratori Thorsten Opper, studiues i antikitetit grek dhe romak në Muzeun Britanik.
Bëhet kështu një shkëputje nga leximi idealist dhe popullor që i bën më 1951 Marguerite Yourcenar-i, me romanin e saj “Kujtimet e Adrianit”.

“Për Margaritë Jursënarin, Adriani është një udhëheqës politik për të cilin ka nevojë Evropa e të nesërmes së Luftës së Dytë Botërore: një burrë i kultivuar, një ndërtues i paqes që e ushtron pushtetin në mënyrë të qartë por të prerë, që nuk i fsheh ndjenjat e tij dashurore”, konkludon Neil MacGregor, drejtor i British Museum.
Në hyrje të ekspozitës, vjen një zbulim nga Turqia: një kokë vigane, e ekspozuar për herë të parë. Ja pra, Adriani njerëzor, mjekërdredhur, ball i lartë dhe vështrimi drejt, ashtu siç duket në bustet e shumta dhe statujat e mbledhura nga muzeu, mes një ansambli të veçantë prej 180 objektesh (mermer, bronz, thesare arkeologjike, monedha, tabela dorëshkrimore) marrë hua nga 31 muze të botës mbarë, shumë prej të cilëve udhëtojnë jashtë për herë të parë.

I dhënë pas kulturës greke, i dalë nga një elitë e re romane me origjinë nga Spanja të cilës i ishin hapur dyert falë tregtisë së vajit të ullirit, Adriani merr, në moshën 41-vjeçare, kreun e perandorisë që babai i tij adoptues, Trajani, e kishte zgjeruar me anë të ushtrive pushtuese.
“Të studioshepokën e Adrianit, do të thotë që të shtrosh edhe çështjen e kufijve të Evropës, të tregosh që përcaktimi i tyre është politik dhe jo gjeografik”, analizon Neil MacGregor. Europa e Adrianit gardhon Turqinë dhe Magrebin. Cilën Evropë duam ne sot: Europën e Adrianit apo të Karlit të Madh, e strehuar në veri-perëndim?”

Për të forcuar perandorinë e tij madhështore, romaku ia nisi nga ngushtimi i kufijve, duke hequr dorë nga Mesopotamia, Armenia dhe Abisinia; ai përforcon ushtrinë, kalit ligjet, siguron kufijtë – ai ngre kështu një mur të gjatë, prej 117 km ndëmjet Skocisë barbare dhe Anglisë romake...

Paqe dhe begati

Është koha kur në botën romane instalohet një epokë paqeje dhe begatije, një kohë e artë për artet dhe arkitekturën: nga Panteoni i Romës me vilën e tij gjigante të Tivolit, e paraqitur në Londër nëpërmjet një plan-relievi, “Adriani ka lënë monumente madhështore pothuajse në gjithë qytetet dhe themeloi qytete të tëra. Trashëgimia e tij është e pamatë”, shpjegon Thorsten Opper.

“Në fakt, kjo siguri e parandorisë ka një kosto e paguar nga individët”, thekson Neil MacGregor. Adriani ishte shumë më kompleks se sa imazhi i tij prej perandori filozof. Shumë zbulime të fundit tregojnë që është gjithashtu një strateg brutal që zhduk rivalët e tij me egërsi dhe që i mbyt revoltat në gjak.”

Hebrejtë e Jeruzalemit e dinë këtë. Të udhëhequr nga Simon Bar Kokhba, ata rrëmbejnë armët më 132 kundër diktateve të Romës. Shtypja dhe dhuna e Adrianit do të shkaktojë afro 600 mijë të vdekur, pa llogaritur viktimat e urisë dhe të sëmundjeve. Objektet e marra nga Izraeli rrëfejnë dramën e hebrejve të fshehur në shpella ose të mërguar në shkretëtirën e Judesë.

Mbetet Adriani i dashuruar. Jo për gruan e tij, Sabinën, po për dashnorin e tij grek, Antinus, me të cilin përjetoi një idil të zjarrtë. I shuar nga mbytja e dashnorit të tij në Nil, më 130, gjatë një udhëtimi në Egjipt, perandori themelon në atë vend qytetin Antinopolis, ai ngre një memorial spektakolar në vilën e tij të Tivolit dhe nxit kultin e Antinusit, i hyjnizuar nën paraqitjen e Osirisit. “Tek Adriani, jeta politike dhe jeta personale janë përzierë në mënyrë të jashtëzakontë. Ajo çka është personale bëhet politike dhe anasjelltas”, pohon Neil MacGregor./Shekulli/




Publikuar: 30.07.2008 04:02:54
Lexuar: 52 herė
Fjalėt kyēe: Adriani, gay, njerėzor, gjakėsor,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
Shqipėria: Historia e arkivave filmike pėr vendin pėrballė Shqipėria: Historia e arkivave filmike pėr vendin pėrballė
Inva Mula rikthehet nė Ohėr Inva Mula rikthehet nė Ohėr
Margarita mban gjithė Trojėn Margarita mban gjithė Trojėn
Berati regjistrohet nė Listėn e Trashėgimisė Botėrore Berati regjistrohet nė Listėn e Trashėgimisė Botėrore
Festivali i xhazit nė Shkup hapet me 17 tetor Festivali i xhazit nė Shkup hapet me 17 tetor
Pse? Tė jesh shkrimtar Pse? Tė jesh shkrimtar
Paolo Coelho Paolo Coelho
U pėrurua libri “Kongresi i Berlinit 1878”, tė autorit Jusuf Buxhovi U pėrurua libri “Kongresi i Berlinit 1878”, tė autorit Jusuf Buxhovi
Trojanėt luajnė pa lekė Trojanėt luajnė pa lekė
Prezentimi ndėrkombėtar “Nga kultura e dhunės nė kulturėn e paqes” Prezentimi ndėrkombėtar “Nga kultura e dhunės nė kulturėn e paqes”
Google Yahoo MSN