E diel, 23.11.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Filmat nė arenė pėr Gladiatorin e Artė
Filmat nė arenė pėr Gladiatorin e Artė
Filmat nė arenė pėr Gladiatorin e Artė
Antikitet, kinema dhe det. Nė qytetin e Durrėsit organizohet pėr herė tė parė Festivali Veror i Filmit Artistik 2008 (Summer International Film Festival), njė festival ndėrkombėtar qė organizohet nga Bashkia e Durrėsit nė bashkėpunim me Qendrėn Kombėtare Kinematografike.

Nga data 23-31 gusht, filma nga vende të ndryshme të botës, duke filluar nga fqinjët grekë, maqedonas, tek turqit, deri në Irak, shfaqen në amfiteatër dhe në Teatrin “Aleksandër Moisiu”. Në garë janë edhe katër filma shqiptarë, ndërsa prodhimet shqiptare në vite do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditëve të festivalit.


Sipas Anila Luftës (Varfit), pjesë e stafit të festivalit, ideja për të zhvilluar një aktivitet të tillë lindi si nevojë për të mbushur boshllëqet që lë prodhimi i pakët kombëtar, varfëria e jetës kulturore në Durrës dhe ngritja e një strukture që afron njerëzit tek kinemaja.

Në festival shfaqen filma të prodhuar pas vitit 2005, 35 mm dhe mbi 70 minuta të gjatë. Sipas Luftës janë zgjedhur filma me subjekte të veçanta, tek-tuk edhe komercialë. Bordi përzgjedhës i përbërë nga Xhevdet Feri, Ilir Budka, Genc Përmeti dhe Anila Varfi përzgjodhën 12 filma.

Në ekranin e madh shfaqen “Ahlaam” (Ëndrra), prodhim që vjen nga Iraku, filmi maqedonas “Prevrteno”, filmi çek, “Obsluhoval jsem anglickeho krale” (I shërbej mbretit të Anglisë), filmi rus “Georg”, ai turk “Beyaz Melek” (Ëngjëlli i bardhë), “Blodsband” (Mirush), prodhim norvegjezo-maqedonas, filmi italian “Fine pena mai” (Ndëshkim pa fund), Filmi nga Sllovenia “Instalicja Ljubezni” (Ngritja e dashurisë), filmi grek “Diorthosi” (Korrigjimi) bazuar në historinë e vrasjes së një shqiptari gjatë ndeshjes Shqipëri-Greqi, filmi kroat “Pravo Cudo” (Mrekulli e vërtetë), “Zivi i mrtvi” (Të gjallë e të vdekur), fimi serb “Konji vrani”(Kuajt e zinj).

Ndërsa ndër shqiptarët janë “Trishtimi i zonjës Shnajder” me regji të Pirro Milkanit, “Mao Ce Dun” i Besnik Bishës, “Sekretet” e Spartak Pecanit dhe “Koha e Kometës”, filmi-premierë i Fatmir Koçit. Në një kënd të veçantë, gjatë gjithë ditëve të festivalit shfaqen filma shqiptarë, kryesisht ata që kanë fituar kupa në Festivalin Kombëtar të Filmit.

Në amfiteatër organizohet kinemaja verore për publikun e gjerë, ndërsa në Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” do të jetë projeksioni kryesor për jurinë dhe të ftuarit specialë.

Sa i përket këtyre të fundit, disa prej emrave që mendohet të marrin pjesë janë Jan Harlan, producent në disa prej filmave të regjisorit Stanley Kubrick, si “Barry Lyndon”, “The Shining”, “Full Metal Jacket”, “Eyes Wide Shut”, dhe asistent producent në “A Clockëork Orange”. Harlan është edhe producent ekzekutiv i filmit “Artificial Intelligence: AI”, një bashkëpunim midis Spielberg-ut dhe Kubrick-ut.


Publikuar: 30.07.2008 05:20:44
Lexuar: 38 herė
Fjalėt kyēe: Filmat, arenė, Gladiatorė, Artė,
  


Lajmet e fundit
Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre Kriza ekonomike, barrė mbi emigrantėt dhe familjet e tyre
Pėrse na duhet simboli Skėnderbe? Pėrse na duhet simboli Skėnderbe?
Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother Ingrid Gjoni kapet mat me Olsin e Big Brother



Lajmet te ngajshme
"Koha e kometės" premierė nė Kosovė
Arkitektura e kimerės moderniste Arkitektura e kimerės moderniste
Falsifikimi i vitit 1943 Falsifikimi i vitit 1943
Taso nė botėn qė nuk ėshtė si dje Taso nė botėn qė nuk ėshtė si dje
Andis Gjoni Skenografi konkurron nė Festivalin e Nju Jorkut Andis Gjoni Skenografi konkurron nė Festivalin e Nju Jorkut
Kur lindi fjala e lirė shqipe Kur lindi fjala e lirė shqipe
Organizohet java e filmit tė Faruk Begollit Organizohet java e filmit tė Faruk Begollit
Hapet ekspozita Hapet ekspozita "Arti nė art" e fotografit Bardhyl Ahmeti
Kadare: Nuk patėm disidentė si Solzhenicini Kadare: Nuk patėm disidentė si Solzhenicini
Vajtimi i tė burgosurit Vajtimi i tė burgosurit
Google Yahoo MSN