Sipas tė pėrditshmes Koha Ditore projekti pėr autostradėn ka mbetur vetėm nė letėr. Mungesa e ligjit pėr shpronėsime ka bėrė qė tė shtyhen punimet rreth projektit tė premtuar nga qeveria. Madje nė mungesė tė kėtij ligji, 42 milion eurot e ndara pėr shpronėsim janė destinuar pėr projekte tė tjera.
Këshilltari ligjor në ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacionit, Xhevdet Smakiqi ka deklaruar për këtë gazetë se posa të miratohet ligji për shpronësim ata do të fillojnë identifikimin e pronave private të cilat do ti nënshtrohen procedurave për shpronësim.
Ligji për shpronësim është miratuar nga Kuvendi i Kosovës por ka mbetur pa nënshkruar nga Kryeadministratori i Kosovës që nga viti 2007.
Ky ligj sipas zëvendës kryeministrit të Kosovës është kthyer në Kuvend dhe pritet të ndryshohet dhe të plotësohet dhe për të marrë fuqinë e plotë duhet të dekretohet nga presidenti i Kosovës.