E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > A ndihmon muzika nė edukimin e fėmijėve?
A ndihmon muzika nė edukimin e fėmijėve?
A ndihmon  muzika nė edukimin e fėmijėve?
Nxėnės tė mbledhur nė njė klasė tė Universitetit tė Floridės Qendrore, megjithėse mund tė duken nxėnės tė zakonshėm ata nuk janė tė tillė. Tė gjithė janė nėn moshėn 2 vjeē. Doktoresha Mary Palmer u ve fėmijėve muzikė pėr tė dėgjuar, duke besuar se muzika ndihmon nė zhvillimin e trurit tė tyre.

“Duke dëgjuar muzikë, fëmijët zhvillojnë mëndjen dhe zhvillojnë lidhje të caktuara në tru, që pa një ngacmim si muzika nuk zhvillohen, kjo u jep atyre aftësi më të madhe për të mësuar gjatë gjithë jetës”.

Zonja Palmer beson se fëmijët e edukuar me muzikë që në moshë të hershme, ia dalin më mire në jetë- një teori kjo e quajtur “Efekti Mozart”.

Studjuesit e Universitetit të Kalifornisë thonë se fëmijët nën tre vjeç që merren me muzikë, dalin më mirë në rezultatet e provimeve të ndryshme.

Kërkimet e zhvilluara në Institutin MIND të këtij Universiteti treguan se të rinjtë që kishin marrë mësime pianoje, arritën rezultate 30 për qind më të larta në provimin e matematikës.

Ja ç’thotë instrumentisti Carl Rendek i Filarmonisë së Orlandos.

“Matematika ishte shumë e thjeshtë për mua. E kisha të lehtë të bëja çdo gjë që lidhej me kalkulime apo matematikë. Kështu edhe me lëndët e tjera. Isha nxënës i mirë dhe mendoj se kjo për shkak të muzikës”.

Shkencëtarët filluan t’i studiojnë të mirat mjeksore dhe edukative të muzikës që në vitet 40.

Universiteti shtetëror i Michiganit paraqiti programin e parë shkollor për terapinë muzikore.

Por skeptikët gjithsesi thonë se “Efekti Moxart” është shpesh i ekzagjeruar dhe bazohet pak në shkencën neurotike.

Një libër i ri i quajtur ”Miti i tre viteve të para”, madje kritikon shtypin për publicitetin që i jep rëndësisë së kësaj teorie.

Zonja Palmer i pranon kritikat por thotë se shkenca është e fortë.

“Njerëzit janë duke mësuar gjithnjë e më shumë për rëndësinë e muzikës në jetën e një fëmije, jo vetëm në vitet e para, por madje që në ditët e para të jetës. Skeptikët e teorisë së ndërveprimit tek bebet janë më të paktë në numër. Së fundi, janë kryer mjaft kërkime për ndikimin e muzikës te të mësuarit në përgjithësi si dhe tek arritjet e njerëzve në jetë”.

Në leksionet e doktoreshës Palmer, ka muzikë nga e gjithë bota, duke përfshirë Afrikën dhe Amerikën Latine. Dhe për Jennifer Castillon dhe burrin e saj meksikan Luis, kjo ishte një shtysë për të regjistruar vajzën e tyre në këtë program.

“Në Meksikë, si në çdo vend të Amerikës Latine, e gjen muzikën si pjesë të jetës së përditshme, muzikë në shtëpi, në shkollë, kudo që shkon. Është pak a shumë një natyrë e dytë. Çdo gjë nis të lidhet me muzikën, momentet e bukara, ato të mërzitshme, momentet e lumtura lidhen me muzikën. Duke u rritur në Meksikë, unë jam i interesuar për muzikën”.

Ekspertët thonë se vetëm duke dëgjuar muzikë, nuk mund të zhvillohen prirjet akademike tek fëmijët dhe se kjo kërkon pjesmarrjen në lëndët e ndryshme. Por për prindërit do të duhet të kalojnë disa vite përpara se të zbulojnë nëse ia vleu apo jo pjesmarrja e fëmijëve të tyre në këtë program.

Zëri i Amerikës


Publikuar: 11.08.2008 06:46:18
Lexuar: 127 herė
Fjalėt kyēe: Ndihmon, muzika, edukimin, fėmijėve?,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Si ta pėrvetėsosh atė? Si ta pėrvetėsosh atė?
Buzėqeshja e Bebit, ‘droga’ natyrale pėr mamatė Buzėqeshja e Bebit, ‘droga’ natyrale pėr mamatė
Gjestet flasin pėr ndjenjat dhe mendimet e meshkujve Gjestet flasin pėr ndjenjat dhe mendimet e meshkujve
Si do vepronit nėse do ju ndėrhynin prindėrit nė lidhjen tuaj? Si do vepronit nėse do ju ndėrhynin prindėrit nė lidhjen tuaj?
Disa eksperienca qė duhet tė kalosh para martesės Disa eksperienca qė duhet tė kalosh para martesės
Tė tradhėtosh me mjeshtėri Tė tradhėtosh me mjeshtėri
Mungesa kronike e gjumit sėmundje e kohės moderne Mungesa kronike e gjumit sėmundje e kohės moderne
Rėndėsia e dashurisė nė martesė Rėndėsia e dashurisė nė martesė
Formula pėr njė familje tė lumtur Formula pėr njė familje tė lumtur
Televizori - vrasės i lėvizjes? Televizori - vrasės i lėvizjes?
Google Yahoo MSN