E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Koncesionet e minierave, po shpėrdorohen pasuritė
Koncesionet e minierave, po shpėrdorohen pasuritė
Koncesionet e minierave, po shpėrdorohen pasuritė
Kompanitė e huaja qė kanė fituar koncesionet e mėdha pėr shfrytėzimin e rezervave tė bakrit, arit, kromit e argjendit, po keqpėrdorin kėto rezerva duke shkaktuar humbje tė mėdha nė mineral dhe nė jetė njerėzish, bėn tė ditur njė investigim gazetaresk i Rrjetit Ballkanik pėr Gazetarinė Investigative, BIRN.

Ministri i Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli pati pranuar në Kuvend, në vitin 2006, se 15 kompani që shfrytëzojnë minierat kanë thyer kontratat. Z.Ruli premtoi aksion të menjëhershëm për të ndëshkuar shkeljet, po duket se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Për njërin prej koncesioneve, atë të konsorciumit turko-shqiptar “Ber Oner-Beralba”, ekspertët besojnë se ka shpërdoruar minerale me vlerë të përgjithshme prej 200 milionë eurosh në gjashtë vitet e fundit, si pasojë e mungesës së investimeve për përpunimin e mineralit të nxjerrë. “Balkaninsight” u përpoq të kontaktonte këtë kompani, por nuk qe e mundur.

Në një koncesion tjetër, që shfrytëzon minierat më të mëdha të kromit në Bulqizë, mungesa e investimeve ka shkaktuar vdekjen e 8 minatorëve deri në shtator 2007. Ministria e Ekonomisë ka akuzuar kompaninë se ka qenë përgjegjëse për vdekjet për shkak se investimet mund t’i shmangnin aksidentet. Shumë inxhinierë mbikëqyrës janë arrestuar si shkaktarë, por janë liruar shpejt për mungesë provash. “Balkaninsight” u përpoq të kontaktonte DARFO-n, (kompaninë përgjegjëse), por kjo qe e pamundur sepse ajo nuk ekziston më. Pronari i ri i minierës “ACR”, thotë se ka kryer përmirësime të konsiderueshme në sigurinë e minierës.

Investimet nuk u kryen kurrë

Qeveria miratoi kontratën koncesionare me “Ber Oner-Ber Alba” në vitin 2001, me një afat 30 vjeçar. Sipas marrëveshjes, kompania mori me koncesion zonën minerare të Munellës, në Veri, një zonë e pasur me bakër, argjend, ar dhe zink. Në bazë të marrëveshjes, kompania duhej të investonte në shtatë fabrika pasurimi, që më parë qenë nën pronësinë e qeverisë. Sipas marrëveshjes, kompania duhej të investonte në total 15.4 milionë dollarë, në tetë vite, me qëllim që fabrikat të viheshin në punë. Por të dhënat e publikuara nga Ministria e Ekonomisë në shkurt të këtij viti, vunë në dukje se plani i investimeve qe realizuar vetëm në masën 57%. Problemi duket se nuk qëndron vetëm te mungesa e investimeve, por edhe te shpërdorimi minerar. Z.Ruli deklaroi se, “nga kontrollet e kryera, rezulton se vetëm një pjesë e vogël e bakrit të nxjerrë nga nëntoka, është përpunuar, ndërsa pjesa tjetër është hedhur”. Sipas ministrisë, vetëm 50% e mineralit është përpunuar, ndërsa kompania ka eksportuar vetëm mineralin më të pasur. Z.Ruli tha se kishte frikë se kompania nuk kishte interes në zbatimin e marrëveshjes. “Fakte të tilla janë të papranueshme”,- deklaroi ai në Parlament, duke premtuar se “do të merrte masa brenda një muaji”. Por më shumë se dy vjet kanë kaluar dhe asnjë masë nuk është marrë.

Dhe çfarë shpërdorimi!...

Në vitin 2003, “Ber Oner” punësoi një kompani gjeologjike bullgare për të vlerësuar raportin kosto-fitime në miniera dhe impiantet e pasurimit. Kompania “Geomac”, nxori në dukje se qe e domosdoshme që xeherorët e bakrit të pasuroheshin. Studimi vërente se në rast se minerali nuk përpunohej, vetëm 25% e mineralit të nxjerrë mund të shitej. Por kjo gjë nuk ndodhi. Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për tre muajt e parë të vitit 2008, kompania nxori nga nëntoka 100 mijë tonë minerale, por dërgoi për përpunim vetëm 16 mijë tonë. Të dhënat vënë në dukje se më shumë se 400 mijë tonë minerale janë nxjerrë gjatë gjashtë viteve të fundit. Dy specialistë, Nikolla Gega dhe Nikoll Marku, u pyetën nga “Balkaninsight” mbi kostot e kësaj situate. Dy ekspertët dolën, në mënyrë të veçantë, në të njëjtin konkluzion. Rreth 400 mijë tonë lëndë e nxjerrë dhe e papërpunuar, mund të nxirrnin nga përpunimi 1.4 tonë ar, 7.7 tonë argjend, 6 mijë tonë bakër dhe 7600 tonë zink, me vlerë të përgjithshme tregtare prej 200 milionë eurosh. “Ber Oner” nuk pranoi të prononcohej mbi këtë çështje. Ministria e Ekonomisë i përcolli pyetjet për te Agjencia e Burimeve Natyrore. Kjo e fundit deklaroi se kompania koncesion-marrëse “përgjithësisht e ka zbatuar kontratën”, por refuzoi të japë detaje.

Jetë në rrezik

Gjatë tre javëve të fundit, minatorët shqiptarë në të gjithë vendin kanë nisur greva urie, duke kërkuar kushte më të mira pune dhe pensione. Sindikalisti Kolë Nikollaj tha se kushtet e punës në miniera mbeten tmerrësisht të këqija. “Minatorët punojnë me pajisje të papërshtatshme të marra nga minierat e falimentuara në pjesë të tjera të vendit, duke i bërë kushtet e punës jo vetëm të pasigurta, por edhe të rrezikshme”, - deklaroi ai. Nga 13 minatorë që kanë humbur jetën në aksidente të ndryshme gjatë vitit të kaluar në Shqipëri, 8 prej tyre punonin në Bulqizë. Kromi është një nga burimet më të mëdha minerare të Shqipërisë. Gjatë vitit 2007, vendi eksportoi rreth 130 milionë euro krom, një e pesta e eksporteve totale të vendit. Megjithëse çmimet e kromit janë rritur gjatë viteve të fundit në tregjet ndërkombëtare, Miniera e Bulqizës u vu në punë për gjashtë vite nga një kompani që nuk e zbatoi kontratën koncesionare për investimet. Në një seancë parlamentare, në shkurt 2006, ministri Ruli deklaroi se kompania italiane “Darfo” qe shumë larg zbatimit të investimeve. Më shqetësuese, sipas Rulit, qe fakti se kompania nuk ka investuar në pajisjet e sigurisë, duke rrezikuar jetën e minatorëve. Kompania nuk ka paguar për periudha të gjata Sigurimet Shoqërore të të punësuarit e vet. Ministri premtoi se do ta zgjidhte edhe këtë problem. Por gjatë një viti e gjysmë pas kësaj, gjashtë minatorë të tjerë vdiqën para se qeveria të pezullonte punën në minierë, në Tetor 2007. Miniera u rihap në Dhjetor, pasi iu shit një konsorciumi të ri. Në fund të vitit 2007, koncesioni i “Darfo”-s u ble nga “Albanian Chromium, ACR”, nën pronësinë e austriakëve të “Deco Metal” dhe të grupit rus “Terwingo”. Koncesion-marrësi i mëparshëm u largua ndërkohë që asnjë masë shtrënguese nuk qe marrë për të. Mungesa e veprimeve të qeverisë për pesë vjet kundrejt “DARFO”-s, duket se konfirmon frikën se edhe kur kompanitë minerare nuk respektojnë kontratat për një kohë shumë të gjatë, qeveria nuk ka dëshirë t’i ndëshkojë. Vetëm tani, kur minatorët janë në grevë në të gjithë vendin dhe kur vdekja tragjike e shokëve të tyre bëhet lajm më i shpeshtë në media, ka një shpresë të vakët se autoritetet do ta ndjejnë veten nën presion për të vepruar. Por pyetja mbetet nëse këto aksione të rralla do të shpien në ndryshimin e mënyrës se si po menaxhohen burimet minerare të vendit, apo nëse, siç dyshojnë shumica, ndryshimet do të jenë thjeshtë të karakterit kozmetik.



Publikuar: 11.08.2008 06:46:43
Lexuar: 114 herė
Fjalėt kyēe: Koncensionet, minierave, shpėrdoren, pasurit,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Ulen ēmimet e taksave rrugore Ulen ēmimet e taksave rrugore
Ēmimi i energjisė elektrike do t'i varfėrojė qytetarėt Ēmimi i energjisė elektrike do t'i varfėrojė qytetarėt
SHBA ndihmojnė bankat e kredive nė krizė SHBA ndihmojnė bankat e kredive nė krizė
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare
Naftė ka dy herė mė shumė se sa qė deklarohet Naftė ka dy herė mė shumė se sa qė deklarohet
Diskutohen defektet e shpeshtuara nė rrjetin elektrik Diskutohen defektet e shpeshtuara nė rrjetin elektrik
Bursat evropiane, humbin plot 170 miliardė euro vetėm pėr njė ditė Bursat evropiane, humbin plot 170 miliardė euro vetėm pėr njė ditė
Gjermania hyri nė recesion Gjermania hyri nė recesion
Ēmimi i dizelit shtrenjtohet pėr 0.5 denarė Ēmimi i dizelit shtrenjtohet pėr 0.5 denarė
Google Yahoo MSN