Historitė e tyre janė tė ngjashme, por edhe tė ndryshme. Vrasje tė bujshme brenda llojit pėr tė ndryshuar raportet e pushtetit, prishje pazaresh, tė penduar qė duan tė shkputen por marrin si shpėrblim vdekjen
Seriali i vrasjeve nuk ndalet dhe ata që guxojnë të rekrutohen vazhdojnë të jenë gjaku i ri i mafias në plan botëror, krahas trashëgimisë së saj në vijë gjaku, bashkë me pasurinë që buron prej saj. Kthim prapa nuk ka. Ky është rregulli i hekurt i MAFIAS.
Bondate është cilësuar si një ndër shefat e Cosa Nostra-s së Amerikës. Stefano Bondate ka qenë anëtar i Triumviratit të Cosa Nostra-s në vitet 70-të- 80-të. Nga shumë të penduar dhe bashkëpunëtorë të drejtësisë, ai është konsideruar si ndjekës i vijës së mafies klasike, larg drogës dhe vrasjeve. Ai është njohur si kundërshtar i korleonezëve dhe i Toto Riinës. Prishje aferash mes grupeve rivale dhe bosëve amerikanë e italianë të mafies, konkretisht të Cosa Nostra-s, sollën edhe konfliktet dhe rivalitetin me bosët e mëdhenj. Me urdhër të Rinës, ai ekzekutohet më 23 prill të vitit 1981, kur ishte në moshën 42- vjeçare, në Palermo.
MIKELE NEVARRA
Vrasja e bujshme e bosit të thirrur babai ynë
Padyshim, jo vetëm vrasjet e njerëzve të shtetit, kryesisht të drejtësisë u cilësuan të bujshme në Amerikë. Me një bujë të jashtëzakonshme u shoqëruan edhe ekzekutimet e njerëzve të pushtetshëm, por që nuk ishin pjesë e shtetit. Ishin bosë të mafies. I tillë ishte edhe Mikele Nevarra, bosi i familjes Korleoneze. Nevarra quhej ndryshe Babai ynë, por në fakt diku u prishën pazaret, u prekën interesat dhe ai u ekzekutua më 2 gusht të vitit 1958, atëherë kur mafia ishte në lulëzimin e saj. Për vrasjen e tij u akuzua Luçiano Lexhio, i cili kërkonte që të merrte ai drejtimin e familjes së madhe Korleone.
MIKELE KAVATAIO
Kobra, i ekzekutuar nga rivalët e tij
Mikele Kavataio, i ashtuquajturi Kobra, ka lindur në Palermo në vitin 1928. Ai konsiderohej si krimineli më i madh italian i asaj kohe, bosi mafioz që drejtonte Akuasantan në Palermo. Protagonisti i luftës së parë të mafies në Itali, ekzekutohet nga rivalët e tij më 10 dhjetor të vitit 1969, kur ishte 41 vjeç. Vrasja e tij u shoqërua me një bujë të jashtëzakonshme për vetë faktin se ai shihej si njeriu më i rëndësishëm dhe më i pushtetshëm i mafies. Sipas hetimeve që u kryen pas vrasjes së tij, rezultoi se ishte Toto Riina ai që kishte organizuar gjithçka, duke dashur të jetë vetë njeriu më i fuqishëm i asaj periudhe.
SALVO LIMA
Politikani që tradhtoi rrugën e mafias të trashëguar nga i ati
Salvo Lima, i lindur më 23 janar të vitit 1928 në Palermo, ishte një politikan sicilian, i cili u ekzekutua nga mafia. I ati i tij ishte një mafioz, por ky nuk arriti të ndiqte plotësisht rrugën e tij. Kjo gjë nuk i pëlqeu as mafias, por edhe prokuroria s e kishte me sy të mirë, pasi Lima ishte i përfshirë në një organizatë të tillë, ndoshta edhe pa dëshirë, por thjeshtë si trashëgimtar. Ai nuk arriti të plotësonte dot marrëveshjen që kishte nënshkruar me mafian për të zgjidhur disa çështje gjyqësore në dëm të tyre, dhe sipas organit të akuzës, kjo ishte arsyeja që mafia e ekzekutoi atë më 12 mars të vitit 1992 në Palermo.
Vrasjet brenda mafias
Prishja e aferave, konkurrenca, apo edhe dëshira për të ulur dikë e për të zënë vendin e tij, bënë që shumë bosë të mafies në vitet 80 të hiqnin qafe njëri-tjetrin. Në atë kohë kishte shumë rivalitet mes tyre, kryesisht në familjen Korleone. Padyshim jo vetëm vrasjet e njerëzve të shtetit, kryesisht të drejtësisë, u cilësuan të bujshme në Amerikë. Me një bujë të jashtëzakonshme u shoqëruan edhe ekzekutimet e njerëzve të pushtetshëm, por që nuk ishin pjesë e shtetit. Ishin bosë të mafies. I tillë ishte edhe Mikele Nevarra, bosi i familjes Korleoneze apo edhe Mikele Kavataio e më vonë edhe Stefano Bontada i Cosa Nostra-s amerikane, të cilët u ekzekutuan nga rivalë të tyre.
Arrestimet
Edhe pse janë arrestuar dhjetëra anëtarë të mafias si në Itali ashtu edhe në SHBA, edhe pse shumë prej tyre janë kthyer në të penduar të drejtësisë dhe kanë treguar gjithçka, kanë nxjerrë emra, fakte, kanë dhënë dëshmi mjaft të çmuara për drejtësinë, përsëri duket se kësaj organizate të frikshme nuk i vjen asnjëherë fundi. Shefat historikë të Cosa Nostra-s siciliane kanë qenë Vito Kashio Ferro, Kaloxhero Vicini, Mikele Navarra, Luciano Lixhio, Mikele Greko, Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade, Salvatore Riina, Bendeto Santapaola, Bernardo Provenzano, por edhe shumë të tjerë, që janë arrestuar apo ekzekutuar. Vrasjet mes anëtarëve të mafias kanë qenë në rastet më të shumta mes Cosa Nostra-s italiane dhe asaj amerikane, apo siç quhej ndryshe, Triumvirat. Kjo organizatë u krijua në vitet 70 dhe 80 nga Badalamenti Gaetano, së bashku me Stefano Bontadën dhe Mikele Grekon kishin krijuar të ashtuquajturën Triumvirat të Cosa Nostra-s.
Kodi/ Prova e fundit është prova e zjarrit
Të penduarit e Mafias tregojnë në gjyq për Kodin e Nderit
Nuk mjafton vetëm dëshira e mirë për t u bërë pjesë e mafies, a më saktë e Cosa Nostra-s. Përveç aftësive të caktuara që duhet të ketë një person, që të mund të rekrutohet nga familja, ai duhet gjithashtu të kalojë dhe një sërë provash. E fundit e këtyre provave është prova e zjarrit, e cila aplikohet gjatë betimit. Në Cosa Nostra aplikohet një kod i tërë nderi, i cili shërben si rregullator i organizatës. Rregullat përbërëse të kodit të nderit janë bërë të njohura ndër vite nga të penduarit e mafies. Në një sentencë të dhënë nga Tommaso Buscetta-s, një prej anëtarëve të parëve që ka thyer Omerta-n (kodi i heshtjes) ndër shumë ligjet e pashkruara që rregullojnë sjelljen mafioze është dhe detyrimi për të thënë gjithnjë të vërtetën kur flitet mes burrave të nderit. Jeta e Cosa Nostra-s (fjala mafie është një term letrash, që nuk përdoret nga anëtarët e kësaj organizate) është e disiplinuar nga rregulla të ashpra të pashkruara, por të paraqitura gojarisht, të cilat rregullojnë organizimin dhe funksionimin e tërë organizatave. Ligjet e pashkruara dhe kodet e Cosa Nostra-s janë bërë herë pas herë të ditura nga të penduarit që vijnë prej këtyre radhëve.
Gazeta ballkan