E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Produktet bujqėsore nga Shqipėria eksportohen pėr nė tregun e vendeve tė BE-sė
Produktet bujqėsore nga Shqipėria eksportohen pėr nė tregun e vendeve tė BE-sė
Produktet bujqėsore nga Shqipėria eksportohen pėr nė tregun e vendeve tė BE-sė
Prodhimet "Made in Albania" qė pėlqehen nga konsumatorėt gjermanė, italianė e hollandezė janė shalqini, domatja, lulelakra, vaj i ullirit, bimėt medicinale etj. Ekspertėt i vlerėsojnė kėto prodhime pėr pėrmbajtje bio.


Viti 2008, vecanërisht ky sezon veror, përshkruhet si mjaft i suksesshëm për fermerët shqiptarë. Produkti i rreth 700 mijë tonëve perimesh të stinës, jo vetëm që përmbush nevojat e tregut vendas, duke i shitur ato me cmime të ulura për konsumatorët, por dhe ka zgjeruar hartën e vendeve ku ato eksportohen. Nëse në dy vitet e fundit mbiprodhimi destinohej në vendet fqinje të rajonit, si në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Serbi, gjatë këtij viti për herë të parë është "ngritur dhe trau" në territorin e BE-së.

Drejtori për Median dhe Marrëdhëniet me Publikun në Ministrinë e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Rexhep Shahu, tha ditën e hënë për DW-në, se "sivjet fermeri shqiptar ka eksportuar dhe po eksporton në Gjermani, Itali e Hollandë. Të gjitha perimet apo produktet shqiptare kosiderohen nga eskpertët si natyrale, ose bio. Kjo është dhe aksidentale, pasi për një fermer në Shqipëri është e pamundur financiarisht të blihen plehra a kimikate për tokën dhe produktet", shpjegon Shahu.

Duke folur për produktet bujqësore "Made in Albania" që janë të destinuara për tregun gjerman, Shahu liston vaijin e ullirit, shalqinin, lulelakrën, domaten, bimët medicinale etj. Vaji shqiptar i ullirit pëlqehet dhe nga vende të tjera jashtë BE-së. "Ky produkt është mjaft i kërkuar në tregun botëror dhe Shqipëria është një nga 5 vendet e globit që e kultivon ullirin dhe e prodhon vajin si produkt të saj. Gjithashtu dhe bimët medicinale eksportohen deri dhe në SHBA, për përmbajtjet natyrale që kanë,"-thotë Rexhep Shahu..

Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit është duke bashkëpunuar me shoqatat e fermerëve dhe sipërmarrësit e eksporteve të produketeve bujqësore për rritjen e cilëisë dhe plotësimin e standareteve që kërkon blerësi në vendet e BE-së, për përmirësimin e marketingut, të ambalazhimit të produkteve, mbajtjes së tyre në kushte optimale gjatë transportit për në tregun e kontraktuar etj.

Një ndihmë e madhe kanë qënë në vitet e fundit dhe emigrantët shqiptarë, të cilët janë kthyer në vendlindje duke hapur biznese në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Të kthyer në Shqipëri me tjetër eksperiencë dhe mendësi, ata janë bindur se cilësia dhe standartet kanë rëndësi jetike si për tregun vendas ashtu dhe për produktin që destinohet për eksport.


Arben Muka/ Tiranë



Publikuar: 11.08.2008 23:42:56
Lexuar: 79 herė
Fjalėt kyēe: Produktet, bujqėsore, eksportohen, Shqipėria,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Bujqit kėrkojnė t'u paguhen subvencionet Bujqit kėrkojnė t'u paguhen subvencionet
Fillon panairi Agrofud 2008 Fillon panairi Agrofud 2008
Maqedonia e fundit pėr nga investimet Maqedonia e fundit pėr nga investimet
100 milionė euro mė shumė nga akciza nė mallrat e forta 100 milionė euro mė shumė nga akciza nė mallrat e forta
Pensionet do tė merren nė fillim tė muajit Pensionet do tė merren nė fillim tė muajit
Ēmimi i energjisė elektrike do t'i varfėrojė qytetarėt Ēmimi i energjisė elektrike do t'i varfėrojė qytetarėt
Ēmimi i naftės ngjitet nė 130 dollarė Ēmimi i naftės ngjitet nė 130 dollarė
Bujqit nuk do tė mbrohen me raketa kundėr breshrit Bujqit nuk do tė mbrohen me raketa kundėr breshrit
Raiffeisen Bank mbėshtet Raiffeisen Bank mbėshtet "Eurosong"
Gjatė 2009-ės nafta ruse do tė jetė 50 $ pėr fuēi Gjatė 2009-ės nafta ruse do tė jetė 50 $ pėr fuēi
Google Yahoo MSN