Kampioni evropian, Manchester United, ёshtё ekipi mё i mirё nё botё, sipas Federatёs Internacionale tё Historisё dhe Statistikave tё Futbollit, derisa Juventusi ёshtё dukshёm mё poshtё, nё vendin e 95-tё.
Federata ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) vazhdimisht ripërpunon renditjen botërore të klubeve gjatë sezonit, duke shfrytëzuar një studim kompleks të statistikave.
Këto përfshijnë rezultate gjatë 12 muajve të garave kontinentale dhe ndërkontinentale, ndeshjet e ligës vendore si dhe kalkulime të tjera.
Manchester United mbetet numër një në listën e IFFHS, pas triumfit në Ligën e Kampionëve në muajin maj.
Në mënyrë befasuese, nënkampioni skocez, Rangers, që javën e kaluar u eliminua nga ndeshje paraeliminatore nga ekipi lituanez Kauna, është në vendin e dytë, derisa Chelsea gjendet në të tretin dhe Bayern Munich e Barcelona që plotësojnë pesëshen kryesuese.
Në top 50-shin janë përfshirë edhe këto klube, Sao Paulo (11), Getafe (17), Arsenal de Sarandí (18), Audax Italiano (37) dhe Atletico Nacional Medellin (43).
Një klub i madh evropian që nuk shihet në 50-she është ekipi i serie A, Juventus, i cili mezi ka hyrë në top 100 klubet, duke u renditur i 95-ti.
Top 10 klubet:
1. (1.) Manchester United - Angli
2. (4.) Glasgow Rangers Skoci
3. (2.) Chelsea - Angli
4. (3.) Bayern Munich - Gjermani
5. (5.) Barcelona Spanjë
6. (6.) Roma - Itali
7. (7.) Liverpool - Angli
8. (8.) Arsenal - Angli
9. (9.) CA Boca Juniors Argjentinë
10. (10.) Inter - Itali
11. (11.) Sao Paulo - Brazil
12. (13.) Fiorentina- Itali
13. (19.) Fluminense - Brazil
14. (14.) Olympique Lyon- Francë
15. (15.) Milan - Itali
16. (21.) Fenerbahçe - Turqi
17. (17.) Getafe - Spanjë
18. (18.) Arsenal Sarandí Argjentinë
18. (14.) Hamburg Gjermani