Aktorja, Penelope Cruz, e ka pranuar rolin e saj nė filmin, Vicky Cristina Barcelona, pas mė pak se njė minute takimi me regjisorin, Woody Allen.
Yllit të filmit, Vanilla Sky, i është ofruar roli i Maria Elenas në komedinë romantike pas intervistës më të shpejtë në karrierën e saj.
E dija që takimi ynë nuk do të zgjaste shumë, por shpresoja për 30 minuta. Mirëpo ai foli me mua vetëm 40 sekonda. Ishte takimi më i shkurtër që e kam pasur me ndonjë regjisor, ka treguar Cruz.