Meshkujt le tė vazhdojnė tė adhurojnė buzėt flakė tė kuqe prej femme fatale.
Ne duam ngjyra të ëmbla, , të lehta. Si rozë, për shembull. Ndaj e zgjedhim në mbrëmje, ndaj u bindemi urdhrave të stilistëve. Kështu bëjnë të gjitha
Lajme aspak rozë

stil
Jemi mësuar ta shohim më së shumti brenda këmishëve dhe xhaketave serioze që kërkon një studio lajmesh. Por jashtë asaj , vajza simpatike guxon në veshje më shumë se sa duket. Në grim gjithashtu. Ja tek është ëmbëlsuar me një buzëkuq rozë.
Më pak fatale

stil
Të bëhesh e famshme për grimin e tënd, që përmblidhet më së shumti në penel të zi, qerpikë të dendur dhe buzëkuq flakërues ngjyrë rubini. Por, së fundmi, biondja Christina Aguilera ka filluar të eksplorojë edhe në ngjyra të tjera. Ende jo 100 për qind rozë, për momentin, një ciklamin me shkëlqim.
Një Afërditë e ëmbël
Sy të mëdhenj, trukuar me penel dhe ngjyra të çelëta, dhëmbë të qelibartë dhe një buzëqeshje rrëzëllitëse, që ëmbëlsohet edhe më nga një buzëkuq rozë e mbyllur me shkëlqim. E trukuar kështu, Afërdita Dreshaj duket vërtet si modelet e famshme.

stil
Shkëlqim Parisi
kombinim me pluhurin e zonës poshtë vetullave me ruzhin e mollëzave dhe gloss-in e buzëve dhe duket vërtet e këndshme në nuancat rozë. Domethënë ia kombinonin grimierët e saj personalë, se të ishte për të përkëdhelurën Paris Hilton, vështirë se do kishim këtë pamje.

stil
Rihanna përkëdhelet me rozë
Flokë të shkurtër, një fustan i verdhë model lolite, një pozim si prej vajze të vogël dhe, që pamja prej vajze të vogël të jetë e plotë, edhe një nuancë e lehtë në rozë pudër mbi buzë.
Si kukulla Silvi
Një bionde e ëmbël si Silvi Skënderaj nuk është e prerë për ngjyra të errëta dhe grim të rëndë. E trukuar kështu, me nuanca rozë të qartë, Miss-i duket tamam si një kukull me pamje perfekte.
Modeluar për Rezin
Në sfilatën e saj të fundit, zhvilluar në Tiranë, Rezarta Skifteri i kishte trukuar modelet të gjitha njësoj: sy të dukshëm dhe buzë rozë. Por parakalimi i fundit i takonte asaj. Edhe për të, ngjyra e make-up-it vlente po njësoj.
Mbi lëkurën e Beyonce
Jo vetëm për tju përshtatur fustanit të saj ngjyrë rozë të lehtë, por edhe për tu ëmbëlsuar, Beyonce ka zgjedhur një rozë gati të padukshme për lëkurën e saj të zeshkët. Kontrasti smund të ishte më chic se kaq.
Sipas stilistëve
Në koleksionin verë 2008, modelet e ngjitura mbi pasarelë dukeshin të gjitha si kukulla. Jo vetëm sepse në përgjithësi mbizotëroi moda e viteve 50-60, por sepse edhe make up-i ishte zgjedhur i lehtë. Nën syzet e sezonit të nxehtë, ligjin mbi fytyrë e bëjnë buzët ngjyrë rozë. Kjo po që duhet imituar pikë e presje.