E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > A e ke provuar zjarin e xhelozisė?
A e ke provuar zjarin e xhelozisė?
A e ke provuar zjarin e xhelozisė?
Ē’ėshtė xhelozia? Sėmundje? Cilat janė shkaqet e kėsaj sėmundjeje dhe si mund ta mjekojmė?

Xhelozia është reagim, që në të vërtetë tregon interesim, përkujdesje dhe ruajtje. Burri xheloz revoltohet e nervozohet shumë shpejt për çdo gjë të keqe që prek familjen e tij. Gjithashtu edhe gruaja xheloze revoltohet dhe zemërohet për burrin e saj, nëse dikush e konkurron atë.

Në psikologji, xhelozia është një reagim që gërshetohet nga katër reagime të tjera që janë: zemërimi, frika, dëshpërimi dhe neveria. Në rastet e xhelozisë së fortë shfaqet smira, lakmia dhe dëshira për hakmarrje. Në përgjithësi xhelozia është reagim i turbullt, që njeriu e ndien kur kupton se ekziston dikush që po konkurron për pozitën, vendin apo dashurinë e një personi.

Në të njëjtën kohë ai ndien xhelozi kur kupton se konkurrenti i tij arrin atë që dëshiron.

Reagimi i xhelozisë gjendet tek të gjithë njerëzit në shkallë të ndryshme. Ka njerëz që bëhen xhelozë në disa raste, por shumë shpejt e kontrollojnë veten përpara se besimi në vetvete t’u lëkundet. Ndjenjat e xhelozisë tek ai luajnë rolin e nxitësit drejt suksesit kundrejt sfidës, pa mundur të krijojnë ndjenjat e smirës e të lakmisë.

Por, ka njerëz që bëhen shumë xhelozë dhe ndjenjat e frikës, të dëshpërimit dhe të neverisë e sundojnë, e shumë shpejt prej tij ndihet smira, lakmia, ndjesia se ai është i mangët, i pafuqishëm dhe fajtor. Tërë këto janë ndjenja të dhembshme, që e nxisin njeriun drejt armiqësisë kundrejt sfiduesit apo edhe dëmtimin e çështjes për të cilën konkurrohet. Nëse dështon, atëherë i kthehet hileve shpirtërore mbrojtëse, të cilat mund të kalojnë kufijtë, duke e rrënuar shpirtërisht. Në të shfaqet paqëndrueshmëria shpirtërore apo sëmundje të ndryshme si psikosomatia, një sëmundje tepër e rëndë, që ka si shkak ndjenjat e smirës, të dëshpërimit dhe të pafuqisë që mbizotërojnë mbi njeriun xheloz.

Shenjat e një xhelozie të lehtë nuk konsiderohen të dëmshme për shëndetin mendor, sepse ato janë shtytës për punë, aktivitet dhe përfitim përvoje, realizimin e suksesit dhe arritjen e kulmeve në fushën e konkurrencës. Si rezultat, xhelozia e gruas ndaj burrit, nëse është e lehtë, do ta shtyjë atë të shfaqë dashurinë e saj dhe interesimin për të, ndërsa xhelozia e burrit ndaj gruas do ta bëjë atë të jetë i kujdesshëm ndaj saj si dhe të ndiejë mbrojtjen e tij.

Pak xhelozi kërkohet, që edhe jeta bashkëshortore të jetë e bukur. Xhelozia e tepërt është ndjenjë e dhembshme, që e torturon të zotin dhe të tjerët rreth tij, shkatërron jetën shoqërore dhe rrënon shëndetin shpirtëror.

Xhelozia e fortë konsiderohet si një shkak i drejtpërdrejtë i shumë sëmundjeve mendore dhe shoqërore. Kështu, për shembull, nëse xhelozia e fëmijës ndaj vëllait të tij të vogël është e fortë, do ta bëjë atë të hakmerret e të armiqësohet, jo vetëm me të, por edhe me prindërit e tij. Kjo xhelozi mund ta bëjë të tërhiqet e të ndrydhet në vetvete, mund të shkaktojë disa anomali si: mekjen e gojës, urinimin e pavullnetshëm, prishjen e gjumit, humbjen e oreksit apo ta bëjë që të qajë shpejt a të gënjejë.

Nëse xhelozia e gruas është e fortë, mund ta armiqësojë me burrin e saj, të hakmerret apo edhe t’i prishë jetën bashkëshortore me grindje e konflikte, të cilat mund të çojnë në ndarje.

Kjo xhelozi mund të nxisë edhe kryerjen e krimeve. Ja disa nga rastet kriminale që kanë si shtysë ndjenjën e xhelozisë: një nëpunës i vuri flakën magazinave të kompanisë vetëm se shoku i tij fitoi dhe u caktua magazinier në to; një fëmijë hodhi vëllanë e tij të vogël nga dritarja kur ndjeu se ai po e konkurronte në dashurinë e prindërve të tij, kur ndjeu kalimin e dashurisë së prindërve tek vëllai i vogël.

Revista Familja


Publikuar: 12.08.2008 01:32:00
Lexuar: 166 herė
Fjalėt kyēe: Provuar, zjarin, xhelozisė?,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Tė gjitha zėnkat e jetės bashkėshortore Tė gjitha zėnkat e jetės bashkėshortore
Fėmijėt e turpshėm Fėmijėt e turpshėm
Psikologjia e zhvillimit dhe periudhat e ndryshme tė fėmijėrisė Psikologjia e zhvillimit dhe periudhat e ndryshme tė fėmijėrisė
Dashuria nė internet. Njė realitet i ri Dashuria nė internet. Njė realitet i ri
Formula pėr njė familje tė lumtur Formula pėr njė familje tė lumtur
Meshkujt, kurrė nė shkollė me stomakun bosh Meshkujt, kurrė nė shkollė me stomakun bosh
Ndėrgjegjja Ndėrgjegjja
10 rregulla bazė pėr njė jetė sa mė tė mirė 10 rregulla bazė pėr njė jetė sa mė tė mirė
Kush ėshtė Kush ėshtė "armiku" , burri apo shoqėria?
Probleme nė ēift, si tė kemi njė Probleme nė ēift, si tė kemi njė "ti" dhe "unė" pėrveē "ne"
Google Yahoo MSN