|
Zbulime tė reja nė Hadrianopo
GJIROKASTER- Arkeologėt italianė dhe ata tė Institutit Shqiptar tė Arkeologjisė nė Tiranė, kanė zbuluar struktura muresh, dysheme, kanalizime dhe shumė elementė tė tjerė nė rrethinat e teatrit antik tė Hadrianopolit, nė fshatin Sofratikė, rreth 10 kilometra larg qytetit tė Gjirokastrės.
Misioni italo-shqiptar, që mbështetet nga Ministria e Jashtme e Italisë, po punon prej ditësh në teatrin e Hadrianopolit, i cili nga të dhënat e deritanishme është themeluar gjatë periudhës së Perandorisë Romake. Teodor Bilushi, koordinatori i projektit thotë se, "specialistët e Universitetit të Kamerinos (Itali) me anë të mjeteve moderne remote sensing (gjeoradar dhe gjeosizmikes) kanë marrë në studim gjithë zonën arkeologjike, përfshirë këtu edhe nekropolin dhe nga të dhënat paraprake është konstatuar se qyteti antik i Hadrianopolit, gjatë periudhës së Perandorisë Romake, ka qenë shumë i zhvilluar për sa i përket urbanistikës". Sipas tij, Hadrianopoli është një rast ku gërmimet arkeologjike nuk synojnë vetëm kërkimet shkencore, por edhe t'i ofrojnë zonës një element të ri për zhvillimin ekonomik dhe turistik. Në këtë kuadër pala italiane ka paraqitur një projekt të kualifikuar, i cili duhet të mbështetet nga pushteti qendror dhe vendor. "Realizimi i Parkut Arkeologjik do t'i japë Komunës së Dropullit të Poshtëm, dhe konkretisht Sofratikës, një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe turistik", - tha Bilushi. Teatri i Hadrianopolit ka një kapacitet prej 4 mijë spektatorësh, është i pajisur me 27 shkallë, ka 4 hyrje dhe një skenë me dy kate. Objekti datohet rreth mesit të shek. II p.k. Ky teatër është evidentuar për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore, nga arkeologu austriak Prashniker. Gërmimet e parë në këtë Teatër u kryen nga Instituti i Arkeologjisë në vitin '80, nën drejtimin e Apollon Baçes.
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)

|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|