E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Pėrparimi ėshtė rinia e Kosovės
Pėrparimi ėshtė rinia e Kosovės
Pėrparimi ėshtė rinia e Kosovės
Pėrparimi ėshtė njė prej rasteve mė tė mira, ndėrmjet rasteve tė rėnda, qė pėrfaqėson shoqėria jonė. Ai ėshtė njė 19 vjeēar qė ėshtė regjistruar nė Departamentin e Shkencave Politike me qėllim, qė sipas botėkuptimit tė tij, tė bėhet politikan.

Por, me shpejtësi marramendëse ka kuptuar se ky profesion jo domosdo është politikan-bërës dhe rezultativisht edhe jo-profitabil. Përparimi tanimë është i dëshpëruar. Edhe pse i dëshpëruar ka vendosur ti vazhdoj studimet. Sipas kalkulimeve shpenzimet mujore të tij kapin shifrën 80 – 100 Euro, me mundësi luhatje. Në këto shpenzime nuk përfshihen pagesa e konviktit, blerja e librave dhe jeta e natës. Këto, më shumë se kaq, janë mjete për skripta, ushqim ditor (si rezultat i ushqimit skajshmërisht të dobët në konvikt), makiato të vogla, shampon e sapon, dhe pajisje për rrojë. Në kohën e pagim-semestrit, normalisht kjo tarife shtohet edhe gati për kaq.

Derisa Përparimi vazhdon të jetoj në Prishtinë, babai i tij Syla, fatmirësisht, punon si arsimtar në një shkollë të mesme të Dresanit. Rroga e tij sillet afërsisht 200 euro në muaj, që do të thotë realisht të ardhura bruto janë vetëm 100 euro, për shkak se çdo muaj duhet ti ndaj 100 Euro për Përparimin. Syla ka edhe dy vajza dhe një djalë tjetër, të cilët nuk e kanë fatin e Përparimit. Ata kanë përfunduar vetëm shkollën e mesme, dhe aty ka përfunduar ëndrra e tyre e shkollimit të mëtutjeshëm. Për shkak të numrit të kufizuar në Universitet, mjera maturantë të tjerë kanë mbetur pa mundësi qasje në sistemin e arsimit të lartë. Kjo vlen kryesisht për studentet që kanë baballarët e tyre mësues, punëtorë administrate, shitës pazari, apo cigar-shitës. Normalisht, për pjesën tjetër të studentëve që kanë baballarët ministria, menaxherë të kompanive publike po edhe ndërmarrës privat, kjo nuk vlen.

Përparimi, pra, është një prej 29.000 të rinjve që hyn në tregun e punës pa mundësi pune. Edhe nëse ekonomia kosovare do të lëvizte me rritje të dyfishtë, papunësia e të rinjtë do të jetë e lartë për 10-15 vitet e ardhshme. Këtë me siguri nuk e dinë Përparimi, sepse propaganda ja ka larë trurin. Sidoqoftë, derisa Përparimi i mbijeton këtij sistemi, shoku i tij i shkollës fillore, që gjatë luftës në Kosove, ishte shpërngulur në Gjermani, tashmë vazhdon studimet në Hamburg dhe në të njëjtën kohë punon brenda universitetit ku studion. Universiteti ka hapur vende pune, me orar të kufizuar, në pozita të ndryshme, prej administratorit e deri të asistenti. Derisa, Përparimi mbyllet në konvikt pas orës 10 të natës, për shkak të mungesës se mjeteve dhe si pasojë edhe shoqërisë, Kushtrimi çdo të dytën natë kalon së bashku me shokët e tij duken ngre birra Heineken dhe duke u njoftuar e këmbyer informata me shokët e tij të universitetit të Hamburgut. Përparimi ka vetëm një qëllim: të shkoj në Hamburg, kurse Kushtrimi ka qëllimin e kundërt të tij, të vij pikërisht në Prishtinë. Përparimi dhe Kushtrimi paraqesin dy realitete; dy vektorë kahjet e të cilëve janë të ndryshëm.
Përparimi ka aplikuar në shumë vende për punësim, është refuzuar sepse ka qenë pa përvojë, pa diplomë dhe se nuk kanë pasur intervenime dhe të “njofshëm”. Si mund të fitojë përvojë Përparimi kur nuk i ipet mundësia të provojë dhe dëshmohet. Me gëzim e ka pritur premtimin e sivjetmë për punësim sezonal në Evropë, por fatkeqësisht për shkak të numrit të kufizuar nuk e ka pasur fatin të punësohet. Ai ëndërronte ta shfrytëzonte verën për të punuar që të paguaj semestrin e Tetorit dhe të ja lehtësonte sado pak barrën babait. Si pasojë e papunësisë, shumë bashkëmoshatar të Përparimit dyshohet se nisin jetë delikuente, krimin, bixhoz, dhe forma tjera ilegale të përfitimit. Fqiu i tij, Zana, vitin e kaluar duke kërkuar punësim, fatkeqësisht dyshohet se ka përfunduar si viktima të trafikimit dhe shfrytëzohet për punë dhe shërbime të detyrueshme seksi. Ajo ende nuk është gjetur, dyshohet se është diku brenda Kosovës. Qindra të rinj tjerë, çdo vit kërkojnë zgjedhje për të lëshuar Kosovën dhe për të emigruar në perëndim.

Në zgjedhjet e fundit komunale, Përparimi është përfshirë në një forum rinor partiake. Gjatë gjithë fushatës ka punuar punë logjistike dhe hangarie për partinë. Kureshtar për të vënë në praktikë njohurit teorike politike, Premtimit asnjëherë nuk ju dhënë shansa që të jetë pjesë kur janë përpiluar programet dhe platformat politike për të rinjë. Dëshpërimi thellohet tani kur dëgjon nga shoku i tij në Gjermani, Kushtrimi, se si ai rregullisht ndjek debatet politike në vendqëndrimin e tij dhe së çfarë ndikimi dhe avokimi bëjnë bashkëmoshatar e tyre në rrethinën e tyre. Për krahasim, edhe pse të rinjtë në Kosovë përbëjnë gati gjysmën e popullatës Kosovare, Përparimi është bindur dhe e ka kuptuar se të rinjtë më së paku ndikojnë në përpilimin dhe zbatimin e politikave dhe vendimeve që rregullojnë jetën e tyre. Shumë të rinj as që e dinë se ligji për pjesëmarrjen dhe fuqizimin e të rinjve ka vite që është përpiluar dhe se ende nuk është miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Për më tej, Përparimi është lodhur nga frazeologjitë e profesorëve të tij se demokracia është diskutim dhe pa pjesëmarrjen e qytetarëve është e pakuptim. Nëse të gjithë pajtohen se pjesëmarrja është parakusht dhe është ndër vlerat më sublime të demokracisë dhe shoqërisë së hapur, për Përparimin është e kundërta. Kësaj i shtohet fakti se kurrë nuk ka marrë pjesë në debatet e komunës, ku zakonisht përveç zyrtarëve komunal, marrin pjesë më pak se dhjetë qytetar rasti të cilët gabimisht kanë përfunduar në sallë dhe nga hutia vetëm heshtin dhe asgjë nuk kuptojnë. Kjo është demokracia lokale kosovare.

Si pasojë e ushqimit të dobët, parregullt dhe mbingarkesë, Përparimi ka shëndet të dobët. Kjo ja bënë atij të pamundshme punën fizike. Është in ngopur me sloganet se “Mirëqenia shëndetësore e të rinisë vendos cilësinë dhe ardhmërinë e një shoqërie” apo “Një rini e shëndosh është parakusht për zhvillim dhe progres të shoqërisë”. Përparimi nuk beson në mjekët kosovar. Ai ka përvoja dhe kujtime të këqija me mjekët, ku shpeshherë kur nuk ju ka dhënë mito apo dhurata tjera e kanë trajtuar në mënyrë jo njerëzore - sikur një pacient të pavlerë. Rasti më i prekshëm për Përparimin është kur ka shkuar për të kërkuar këshilla për shëndetin e tij seksual në spital dhe është refuzuar e njollosur nga mjekët për amoralitet.

Përparimi nuk konsumon duhan, alkool, apo edhe drogë sikur qindra të rinj të Prishtinës. Ai shqetësohet shumë kur sheh kolegët e studentët në konvikte të dehur nga alkooli dhe pavetëdija nga abuzimi i drogës. Hulumtimet empirike në Kosovë flasin për rritje të keqpërdorimit të drogave ndërmjet të rinjve. Për më shumë, vëmendje duhet ti kushtojmë, rënies se moshës kur fillohen marrëdhëniet e para seksuale. Vlerësohet se mesatarisht, mosha 16 vjeçare është koha kur të rinjtë hynë në marrëdhëniet e para seksuale. Kësaj gjendjeje i kontribuon edhe mungesa e shërbimeve shëndetësore të posaçme dhe mike për të rinjtë. Përparimi mund të mos jetë i informuar për pasojat që mund ti shkaktojë një marrëdhënie seksuale pambrojtje. Apo se sëmundja vdekjeprurëse HIV/AIDS si dhe dhjetëra infeksione seksualisht të trasmetueshme mund të barten nga marrëdhëniet seksuale pa përdorim të kondomit, me partner të panjohur si dhe në rrethana të rrezikshme. Të gjithë kemi dëgjuar për AIDS-in, por kur vjen deri tek praktikimi i sjelljeve të shëndosha, shumë të rinj, sikurse edhe vetë Përparimi nga mosdija, injoranca, mendjemadhësia si dhe nga presioni i bashkëmoshatarëve mund bëjnë sjellje të rrezikshme për shëndetin e tyre.

Rastet e abortimi janë duke u rritur dhe kryesish janë duke u realizuar fshehurazi nëpër klinika private shëndetësore. Plotë raste të këtilla dinë Përparimi. Atij i kujtohet shoqja e shkollës së mesme që pasi ka mbetur shtatzënë ka ndërprerë shkollim dhe është detyruar të martohen. Për këto raste, këtu ka përfunduar shoqërimi me Përparimin! Shumë të rinjë, e ndoshta as Përparimi nuk e dinë se alternativa më e mirë do të ishte përdorimi i kontraceptivëve që shpërndahen falas, si mjeteve mbrojtëse efektive kundër shtatëzanisë së paplanifikuar. Për shaka e marrin cimerat Përparimin kur tregon se atij shpesh i ka rëndë ndërmend të bëjë vetëvrasje që të zgjedh problemin e quajtur JETA.

Përparimit nuk e meriton gjithë këtë barrë! Ai mund të shndërrohen në problem. Përkundrazi, ai duhet të jenë zgjedhja e shumë problemeve të shoqërisë kosovare. Nëse nuk punohet aktivisht për të ju siguruar punësim të rinjve, ata lehtë bëhen burim problemesh, konfliktesh dhe destabiliteti shoqëror. Nëse nuk ju mundësohet pjesëmarrje efektive në proceset vendimmarrëse, të rinjtë mund të shndërrohen në kundërshtar dhe refuzues të pushtetit. Nëse nuk ju ofrohen të rinjve shërbime shëndetësore mike dhe të përshtatshme për nevojat e tyre, me ritëm të shpejtë do të shkojmë drejtë përhapjes së sëmundjeve infektive, shtatëzanisë së paplanifikuar dhe abuzimin e drogave.

12 Gushti, dita e sivjetme Ndërkombëtare e të Rinjve, e gjen Përparimin dhe qindra mjera të rinj tjerë të ballafaquar me shumë problem, ku më shqetësueset janë: punësimi, zhvillimi dhe arsimimi adekuat, shëndeti, dhe migrimi. Gjithë këta faktorë do të vendosin dukjen, përbërjen dhe kahjen e ardhshme të shoqërisë Kosovare. Nëse nuk ju ofrojmë të rinjve arsimim cilësor, perspektiva për zhvillim dhe përparim të mëtutjeshëm është e dyshimtë.

Gëzim Visoka/telegrafi


Publikuar: 12.08.2008 04:18:30
Lexuar: 127 herė
Fjalėt kyēe: Pėrparimi, rinia, Kosovės,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Konflikti ne Kaukaz ndryshon harten strategjike te Evropes Konflikti ne Kaukaz ndryshon harten strategjike te Evropes
Nė qindvjetshin e Kongresit tė Manastirit Nė qindvjetshin e Kongresit tė Manastirit
Koshtunica, mė i rrezikshėm se Nikoliē Koshtunica, mė i rrezikshėm se Nikoliē
Fillim i verės sė nxehtė (2008) nė Kosovė Fillim i verės sė nxehtė (2008) nė Kosovė
Kriza nė SHBA, po turbullon keq Europėn Kriza nė SHBA, po turbullon keq Europėn
Politika si punėsim! Politika si punėsim!
SHBA: sulm mbi bankat SHBA: sulm mbi bankat
Kosova nė kėtė Nėntor – si hana n’pesėmbėdhjetė! Kosova nė kėtė Nėntor – si hana n’pesėmbėdhjetė!
Ēfarė mendojnė eskpertėt pėr krizėn financiare botėrore? Ēfarė mendojnė eskpertėt pėr krizėn financiare botėrore?
Nga Olimpi nė udhė pa krye Nga Olimpi nė udhė pa krye
Google Yahoo MSN