Pavarėsisht nga ngjyra e flokėve, e syve apo e lėkurės, personazhet VIP nuk heqin dorė nga pluhuri gri metal dhe efekti smoky eyes. Njė stil glamour, i gjithi pėr tu imituar.
Grafike
Dopio nuancë, i errët në zonën e kapakut, me shkëlqim në pjesën poshtë vetullës. Një truk i sofistikuar prej dizajni të vërtetë ky i aktores Eva Longoria. Gjithçka e pabalancuar në favor në vështrimit, që merr rëndësinë e duhur edhe nga rimeli, i vendosur edhe në qerpikët e sipërm edhe në ata të poshtmit.

stil
Gri, por e qeshur
Është theksuar fort syri me një gri mat, përzier me penelin e zi dhe një ngjyrë e lehtë toke në pjesën poshtë vetullës. Rimeli e bën syrin edhe më të madh, ndërsa qeshja e Arbana Osmanit i jep më shumë dritë.
Deep smoky
Sy magnetikë dhe depërtues ata të Mischa Barton-it, falë një përzierjeje mes penelit dhe hijezuesit gri metal. Për një kontrast elegant me tonet e qarta të bebeve dhe flokëve. Buzët? Absolutisht nudo!

stil
E ëmbël
Hijezues gri-perlë mbi dhe nën sy për Miss Universe Albania, Matilda Mcini, dhe një gjurmë e fortë peneli dhe një pluhur në ngjyrë të verdhë, që neutralizon grinë e fortë.
Minimal chic
Ka lënë gjurmë vetëm në pjesën e sipërme të syrit hijezuesi gri i zgjedhur nga Julia Roberts. Make up-in e kompleton rimeli me efekt volumizues, pudra e tejdukshme dhe buzëkuqi në ngjyrë natyrale.
Theksi tek sytë
Është grimi i preferuar i stilistes Enada AtNikolla. Pak hijezues ngjyrë gri pa shkëlqim dhe një vizë e theksuar lapsi të zi në pjesën e sipërme dhe të poshtme të syrit. Ndërkohë që për buzët vetëm pak shkëlqyes.
E ekuilibruar
Tonaliteti gri-perlë i pluhurit mbi qepalla dhe viza e hollë e penelit të zi bëjnë kontrastin e këndshëm në lëkurën e qelqtë të aktores Liv Tyler.

stil
Më shumë se blu
Për ti dhënë më shumë shkëlqim ngjyrës blu deti të syve të Rajmonda Bulkut, është përdorur vetëm ngjyra gri në pjesën e sipërme dhe një vizë bojëqielli në pjesën e poshtme. Kështu, bluja është edhe më blu.
Klasik
Loja zhvillohet mes sfumimit të lapsit më të errët dhe hijezuesit më të çelur. Truku i top modeles Karolina Kurkova dallon tendenca formale dhe tonet klasike.
Sy triumfues

stil