E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Konflikt i ri Lindje-Perėndim?
Konflikt i ri Lindje-Perėndim?
Konflikt i ri Lindje-Perėndim?
Nė pėrpjekjet pėr tė nxituar pėrkrahjen e Perėndimit pėr konfliktin e armatosur me Rusinė, Presidenti i Gjeorgjisė pėrkujtoi fantazmat e betejave tė shkuara tė Luftės sė Ftohtė: shtypjen e kryengritjes hungareze nga Moska nė vitin 1956, invazionin e Paktit tė Varshavės ndaj Ēekosllovakisė nė vitin 1968 dhe sulmin sovjetik nė Afganistan, nė vitin 1979.

Strategjia e liderëve të Gjeorgjisë është e pastër. Ushtria e vogël e Tbilisit nuk mund të ballafaqohet me makinerinë ushtarake të Rusisë. Mundësia e vetme për sukses e Sakashvilit është globalizimi i konfliktit dhe vendosja e tij në qendër të përplasjeve ndërmjet Moskës dhe Perëndimit.

Deri tani Perëndimi nuk është joshur. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë nisur të dërguarit në Gjeorgji për të provuar të vendosin armëpushimin dhe liderët perëndimorë kanë lëshuar deklarata, përmes të cilave kanë bërë thirrje që palët të përmbahen.

Shumë liderë evropianë hamenden të kundërshtojnë Moskën dhe janë treguar të balancuar rreth konfliktit. Madje edhe aleati më i ngushtë i Gjeorgjisë në Perëndim, Shtetet e Bashkuara, ofruan vetëm pak më shumë se mbështetje retorike.

Që nga ardhja në pushtet në vitin 2003, Sakashvili është munduar të lëvizë Gjeorgjinë drejtë orbitës perëndimore dhe ta largojë nga sfera ruse e ndikimit. Për të arritur këtë, lideri gjeorgjian duhej të zgjidhte mosmarrëveshjet rreth dy rajoneve pro-ruse: Osetisë Jugore dhe Abkhazisë. Para ngritjes së Sakashvilit, Rusia ishte i vetmi lojtar ndërkombëtar në Osetinë Jugore dhe në Abkhazi, me trupat e pranishme në të dy rajonet, nën ombrellën e misionit "paqeruajtës".

Shtetet e Bashkuara ndërkohë, i kanë pranuar në masë të madhe përpjekjet e Sakashvilit, duke përkrahur synimin e këtij vendi për anëtarësim në NATO, duke ndihmuar trajnimin e forcave ushtarake dhe duke ofruar mbështetje diplomatike për konfliktet në Osetinë Jugore dhe në Abkazi.

Evropa, në anën tjetër, ka qenë gjerësisht e ndarë. Vende kryesore si Franca dhe Gjermania, janë hamendur të kundërshtojnë Moskën dhe Tbilisit nuk i kanë ofruar asgjë më shumë sesa "vështrimi i ngrohtë". Vendet e reja anëtare si Polonia, Republika Çeke dhe vendet Balltike, me kujtime të freskëta nga dominimi sovjetik, kanë qenë më të kujdesshme në mbështetjen ndaj Tbilisit.

Analistët thonë se Perëndimi mund të fusë në përdorim disa masa, por energjia dhe ndikimi i Rusisë në këtë lëmë, me siguri do t'i parandalojë. Aq më shumë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë nevojë shumë të madhe për bashkëpunimin e Rusisë në çështje të tilla si programi bërthamor i Iranit.

Gjithsesi, në fund, përpjekjet e Rusisë që të shihet si lojtar i përgjegjshëm, megjithatë global, do të goditen seriozisht nga konflikti. Imazhi i Moskës do të dobësohet. Rusia është përpjekur të rrisë legjitimitetin ndërkombëtar si mbrojtëse e të drejtës ndërkombëtare jo vetëm në Kaukaz, por edhe në Ballkan, apo me pozicionin që ka mbajtur për rastin e Kosovës. Kjo do ta bëjë më të vështirë për ta që të qëndrojnë në krye të Këshillit të Sigurimit si mbrojtës i madh i të drejtës ndërkombëtare, derisa bombardojnë shënjestra civile dhe qytetet gjeorgjiane.

*Autori është gazetar i shtypit amerikan. Aktualisht është Senior Correspondent për radion e njohur amerikane Radio Free Europe.

Nga Brian Whitmore*


Publikuar: 12.08.2008 06:08:46
Lexuar: 130 herė
Fjalėt kyēe: Konflikt, Lindje, Perėndim,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
A po e vietnamizohet Kaukazi? A po e vietnamizohet Kaukazi?
Pasojat dhe pėrfitimet nga zgjimi rus Pasojat dhe pėrfitimet nga zgjimi rus
Kosova nė mėshirė tė fatit Kosova nė mėshirė tė fatit
Synimet serbe dhe ngecja kosovare Synimet serbe dhe ngecja kosovare
Historikisht tė skajshėm? Historikisht tė skajshėm?
Kėrkesa serbe nė OKB, burim tensionesh Kėrkesa serbe nė OKB, burim tensionesh
Fund pluralizmit fals… Fund pluralizmit fals…
Kamorra, Napoli dhe plehrat Kamorra, Napoli dhe plehrat
Kriza ėshtė te porta Kriza ėshtė te porta
Pranojeni Kosovėn Pranojeni Kosovėn
Google Yahoo MSN