E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Degėt e Punėve tė Brendshme shfrytėzuan arkivat e inkuizicionit pėr torturat
Degėt e Punėve tė Brendshme shfrytėzuan arkivat e inkuizicionit pėr torturat
Degėt e Punėve tė Brendshme shfrytėzuan arkivat e inkuizicionit pėr torturat
Tortura ėshtė pėrdorur qysh nė fillimet e shoqėrisė njerėzore. Nė Evropė, ajo arriti kulmin nė periudhėn e inkuizicionit. Tortura u pėrdor si mjet kryesor terrori nė Bashkimin Sovjetik dhe nė vende tė tjera komuniste tė Evropės Lindore.

Sipas konventës së OKB-së, datë 26 Qershor 1987, tortura përcaktohet kështu: “Torturë quhet çdo veprim, me anën e të cilit, një personi i janë shkaktuar me dashje dhimbje ose vuajtje të rënda fizike ose mendore, me synimin për të marrë informata ose pohime, për ta ndëshkuar për një veprim që ai ka kryer ose dyshohet se e ka kryer, për të frikësuar ose për të bërë presion, ose për çdo motiv tjetër”. Në ish- BS, torturat ishin bërë të zakonshme dhe masive, gjë që e detyroi shkrimtarin e madh rus, Mihail Shollohov, t i drejtohej Stalinit. Më 1 prill të 1933, me një letër, ku midis të tjerash i shkruan: “Policët në Kaukazin Verior i zhveshin fshataret lakuriq dhe i lënë për orë të tëra midis një të ftohti të padurueshëm”. (“Libri i zi i komunizmit”). Diktaturat komuniste përdoren tortura nga më të llahtarshmet, të nxjerra nga arkivat e inkuzicionit, të vendeve të lashta aziatike dhe bizantit grek.

Torturat në burgje e hetuesi, në një pavijon të Genocidit Komunist
Ky pavijon është çelur në vitin 1996 dhe përfshin ngjarje nga viti 1943 -1992. Në vitrinat e para të tij jepen fakte, foto e dokumenta, që paraqesin krijimin e forcave politike si “Balli Kombëtar” dhe “Legaliteti”. Në vazhdim, vizitori njihet me denoncimin e Marrëveshjes së Mukjes nga këto forca nacionaliste. Vend të gjerë më pas zë pasqyrimi me shumë dokumenta e foto i operacioneve të spastrimit të forcave antikomuniste, gjyqi special ndaj kundërshtarëve politikë të kohës së luftës si dhe likuidimi i opozitës antikomuniste. Në vitrina, vizitori njihet gjithashtu, me relikte të shumta të personave të dënuar apo të pushkatuar nga rregjimi i kohës.

Në një kënd të veçantë jepet goditja kundër klerit, fesë dhe institucioneve fetare, goditje kjo, që u shoqërua me gjyqe, dënime apo eliminime fizike të klerikëve të ndryshëm, prej të cilëve janë të ruajtura e të ekspozuara një numër i madh objektesh personale.

Vitrinat në vazhdim na njohin me fatin e shumë deputetëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, që dolën kundër masave të marra nga rregjimi komunist i vendosur pas vitit 1944. Tronditëse është vitrina, që paraqet dënimin dhe pushkatimin e 22 intelektualëve të pafajshëm, të cilët në vitin 1951 u akuzuan padrejtësisht për gjoja bombën e hedhur në ambasadën sovjetike. Të njëjtin fat patën dhe shumë intelektualë, kuadro në ushtri dhe në fushën e kulturës dhe artit, gjë që paraqitet në një material të bollshëm fotografik e dokumentar dhe objekte. Në këtë pavijon, krahas një qelie të improvizuar burgu, në vitrina mund të njihesh me një koleksion veglash e mjete torturash, të përdorura në kohën e diktaturës komuniste. Vend të gjerë zë edhe terrori dhe genocidi gjatë agonisë së diktaturës komuniste në vitet 1985 -1992. Fundi i kësaj diktature jepet me lëvizjen e fuqishme studentore e mbarëpopullore, e cila çoi në përmbysjen e saj dhe vendosjen e demokracisë me zgjedhjet e para pluraliste të 22 marsit 1992. Në mbyllje të pavionit tërheq vëmendjen si një libër i hapur, afishimi i një numri të madh emrash të personave të dënuar dhe të pushkatuar gjatë diktaturës komuniste.

Gazeta ballkan


Publikuar: 12.08.2008 06:12:09
Lexuar: 160 herė
Fjalėt kyēe: Degėt, punėve, mbrentshme, arkivat, inkvizicionit, torturat,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Survejimi i atyre qė kishin mbaruar shkollat jashtė shtetit Survejimi i atyre qė kishin mbaruar shkollat jashtė shtetit
Ngritja e Flamurit kombėtar nė Vlorė nga Ismail (Bej) Qemali, mė 28 Nėntor 1912 Ngritja e Flamurit kombėtar nė Vlorė nga Ismail (Bej) Qemali, mė 28 Nėntor 1912
20 shkurti me sytė e njė 20 shkurti me sytė e njė "tė vrari"
30 vjet burg per nje enderr 30 vjet burg per nje enderr
Aeroporti i Aeroporti i "Kronikės nė Gur" rikthehet nė jetė
Koka e Aliut do tė vijė nė Shqipėri Koka e Aliut do tė vijė nė Shqipėri
“Plani sekret pėr tė mbrojtur Tiranėn” “Plani sekret pėr tė mbrojtur Tiranėn”
Rekordet botėrore nė luftė e nė paqe Rekordet botėrore nė luftė e nė paqe
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"RUDAJ", banda shqiptare qė “luan” me bastet
Google Yahoo MSN