E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > A po e vietnamizohet Kaukazi?
A po e vietnamizohet Kaukazi?
A po e vietnamizohet Kaukazi?
Invadimi rus nė Gjeorgji, nuk e bind askėnd nė botė qė tanket dhe avionėt marshuan pėr t’i mbrojtur nja 70 mijė rusė etnik dhe pėr mė pak se 4 mijė kilometra katrorė tokė tė Osetisė.

Po të analizohet me sinqeritet invadimi, kuptojmë fare qartë që forcat ruse u sulën me urrejtje të paparë dhe me agresivitet të lartë ushtarak. Kjo yshtje, shpjegohet me faktin që “urrejtja” ishte rasti i pritur për goditje të popullit gjeorgjian dhe për t’ua bërë me dije edhe të tjerëve në Kaukaz se çka mund t’i pres në të ardhmen, dhe “agresiviteti” ushtarak ishte mesazhi për botën se Rusia jo vetëm që është forcë e pakontestueshme por edhe një shtet që “di” historikisht t’i zotëroj me çdo mjet, interesat e veta të brendshme dhe të jashtme. Realisht, Moska e ka pritur këtë rast me vite për ti rikthyer deri diku pozitat e humbura politike dhe gjeostrategjike në vitet e 90 –ta, kurse duke qenë një shtet që ka potenciale të mëdha ushtarake s’i është dashur shumë përgatitje. Aq më shumë që Gjeorgjia, është një shtet i vogël dhe me një popullsi të pakrahasueshme në numër me Rusinë.

Katër ditë pas invadimit ( 8 gusht ), pyetja e parë që shtrohet është: a po krijohet një “Çeçeni e re” në Kaukaz dhe kësisoj, a po vietnamizohet ky rajon në mes të Evropës dhe Azisë ? Katalogu i krizave të rrezikshme ndërkombëtare që bota shpresonte të pakësohej pas qershorit të vitit 1999 ( Kosova ), nuk duket i mbyllur ndërkohë që sindromi kryesor që na ka frikësuar të gjithëve me emërtimin sinjifikativ “Boshti i së keqes” ( presidenti Bush ) mund të pëlcasë paparashikueshëm në zemër të Iranit. Megjithatë, ajo që në politikë nënkuptohet si ilaçi më preventivë për krizat e rrezikshme ndërkombëtare ( diplomacia ), po shtrydhet nën zinxhirët e tankeve dhe nën zhurmën e aeroplanëve ushtarak që hedhin bomba prush. Gjeorgjia, është një nga shembujt adekuat. Realisht, diktati sërish si në shekullin e kaluar imponohet me kërcitjen e dhëmbëve dhe, me përdorimin e forcës ushtarake. Kësisoj, rendi i ri botërorë provon gjithandej “rrobat e vjetra”, kurse gjeneralët fërkojnë duart duke dalë nga ndërtesat e hirta dhe zyrat e ftohta me kënaqësinë se nuk janë flakur në harrim nga kursi global demokratik dhe, integrimet. Ata, kësisoji janë në formë dhe kanë shumë punë ! Politikanët si Vladimir Putini, duhet të gëzojnë shumë autoritet në mesin e gjeneralëve që s’ka pasur kush t’u shkruaj. Prandaj, bota vështron me kërshëri dhe huti “sallonin – çmendinë” tek mbushet s’ërish me nunë putinian si Hugo Chavez, Ahmadinexhad, Osma Bin Laden etj. Nuk janë të largëta vitet e 30 – 40 – tat ë shekullit të kaluar kur bota erdhi para një shkatërrimi të madh !

Sot, kur ndodh të invadohet Gjeorgjia si shtet sovran nga një shtet qindra herë më i madh në të gjitha aspektet, rendi i ri botërorë zbehet në thelb dhe demokratizmi e globalizimi bëhen çështje që s’ka kush t’i orientoj. Çfarë mund të presim nëse krerët politik në Moskë, vazhdojnë t’u japin detyra të rrezikshme shtëpie gjeneralëve në kohën varshmëritë, interesat e përbashkëta të popujve dhe shteteve janë gjithnjë e më jetike ? Çfarë mund të presim nëse justifikimet, aluzionet politike, paralelizmat ndërkombëtar të zgjidhjes së krizave, diplomacia dyfytyrëshe, hegjemonizmat shndërrohen në kurs të pushtimit, në vend se të kthehen në kurs të mirëqenies ndërkombëtare, të humanizmit ndërkombëtar, të paqes ndërkombëtare etj. Çfarë mund të presim nëse secili shtet që ka pakica në një shtet tjetër, ta zëmë edhe më shumë se 70 mijë bashkëkombës ose, edhe më pak se 70 mijë urdhëron armatën dhe fillon invadinimin…?

Rreziku që tërheqë pas vete kriza në Kaukaz, përkthehet me faktin që Rusia po kthehet në një simbol të cenimit të lirisë dhe sovranitetit ndërkombëtar në mënyrë, thjeshtë klasike. Ngjashëm, do të mund të vepronin me dhjetëra shtete që janë më të fuqishme se fqinjët e tyre si Rusia, në raport me Gjeorgjinë. Por nuk ka asnjë dyshim që Moska ka qenë e përgatitur shumë më përpara politikisht për t’u nisur në një kurs të këtillë. Në një kurs të vjetër që fillon ta ndryshoj për të keq botën që ka startuar në një kurs të ri, me fillimin e mileniumit. Ndërkaq, arsyetimet ruse lidhur me Gjeorgjinë janë injorante. Moska, po i kthehet “hinterlandit” të saj të dikurshëm, të rrënuar në vitet e 90 -ta. Po përpiqet ta vietnamizoj në çfardo forme Kaukazin me qëllim të rritjes dhe eventualisht rikthimit konkret në zonat e vjetra të influencës siç është Azia Qendrore, Lindja e Mesme, Ballkani etj. Kjo puna në Gjeorgji, s’i mund të shpjegohet ndryshe…? Ose: të presim deri sa Hugo Chavez të na e komunikojë personalisht, lokacionin e bazave të stacionuara ruse në Venezuelë. Edhe më keq: të presim deri sa Ahmadinexhad me një gotë sherbet në dorë, në një ditë të bukur vere të na e komunikoj fitoren e prodhimit të bombës bërthamore iraniane…

Fehmi Ajvazi/telegrafi


Publikuar: 12.08.2008 23:56:47
Lexuar: 60 herė
Fjalėt kyēe: Vietnamizohet, Kaukazi, Gjeorgji,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Mohimi i identitetit kombėtar nė emėr tė shtetit tė Kosovės Mohimi i identitetit kombėtar nė emėr tė shtetit tė Kosovės
UNMIK-u me rol tė ri UNMIK-u me rol tė ri
Dikush vėrtet po rren, kryeministėr ! Dikush vėrtet po rren, kryeministėr !
Raporti me tė kaluarėn dhe procesi i pajtimit nė Ballkan Raporti me tė kaluarėn dhe procesi i pajtimit nė Ballkan
Pėr nji histori tė re tė letėrsisė shqipe Pėr nji histori tė re tė letėrsisė shqipe
A ėshtė personalja politike?! A ėshtė personalja politike?!
Mumjet dhe Faraoni Mumjet dhe Faraoni
Kursim 100 pėrqind falas, 24 orė nė favor tė territ Kursim 100 pėrqind falas, 24 orė nė favor tė territ
Debutimi i Bashkimit Europian Debutimi i Bashkimit Europian
Zemėr e dhimbsur apo vizion? Zemėr e dhimbsur apo vizion?
Google Yahoo MSN