Sipas "Evening Standard", sulmuesi i Tottenhamit, Dimitar Berbatov, ėshtė shumė afėr realizimit tė ėndrrės sė tij pėr tu transferuar te Manchester United pėr 22 milionė funte.
Mësohet se Spursat janë shumë afër për të nënshkruar me një sulmues tjetër dhe kjo është arsyeja që ata tani janë të gatshëm për ta lëshuar bullgarin, mirëpo skuadra është e vendosur për të fituar sa më shumë nga shitja e tij.
Cili do të jetë sulmuesi tjetër i Tottenhamit nuk dihet, mirëpo dihet se ata kanë kërkuar shërbimet e yllit të Zenit St Petersburg, Andrei Arshavin, dhe lojtarit të Spartakut të Moskës, Roman Pavlyuchenko.