Policia u thirr nė shtėpinė e zotit Hayes, kur gruaja e tij e gjeti atė pa ndjenja. Ai ėshtė dėrguar nė spital ku vdiq, nga shkaqe qė nuk u bėnė tė ditura, por familjarėt besojnė pėr shkaqe shėndetėsore.
Hayes kishte kaluar një infarkt në vitin 2006 dhe merrte medikamente për probleme të ndryshme shëndetësore.
Hayes një muzikant autodidakt filloi të shkruante këngë në vitet e gjashtëdhjeta. Në vitin 1964 ai u punësua si pianist dhe saksofonist nga kompania Stax Records dhe punoi me muzikantë të mëdhenj si Otis Redding. Hayes njihej për muzikën e filmit të vitit 1971 'Shaft'.
Isaac Hayes së bashku me Al Green, James Brown dhe Stevie Wonder, ishte një prej artistëve zezakë më të mëdhenj të viteve 70.
Kohët e fundit ai u bë popullor për një brez të ri për rolin e kuzhinierit në filmin vizatimor serial, South Park. Ai u largua nga programi kur atje u bë humor me Kishën e Sajëntologjisë, në të cilën u bë anëtar në vitin 1990. Ai tha se duhet të ketë një moment kur mbaron satira dhe fillon fanatizmi.