Makiavelizmi, nė njė emėrtim historik, nėnkupton qė vetėm efektiviteti, ose mė saktė rezultati konkret ka vlerė nė politikė. Apo akoma, qė veprimet politike nuk duhet tė kufizohen nga konsiderata morale: nga e mira dhe e ndershmja apo e keqja dhe djallėzorja.
Në këtë kuptim, ku qëllimi e justifikon mjetin, makiavelizmi ka ekzistuar dhe përpara Makiavellit. Ai, për më tepër, është po aq i vjetër sa dhe vetë politika, loja e fuqisë dhe e pushtetit.
Madje, që në kohë të hershme, beteja për pushtet, marrja apo mbajtja e tij, në të shumtën e rasteve, ka qenë e përjashtuar nga normat e zakonshme të sjelljes etike dhe të veprimit njerëzor. Edhe sot, me gjithë ndryshimet e thella demokratike dhe ndërtimin e institucionit të votës qytetare, makiavelizmi, në sistemet e brishta demokratike, vazhdon të mbartë akoma një peshë të konsiderueshme. Por, gjithçka ka pasur dhe ka masën, stilin dhe gëlltitjen e vet!...
Disa vite më parë kur delegacione të nivelit të lartë të qeverisjes socialiste vizitonin Kinën, çfarë nuk është thënë, shpifur e akuzuar me gojën e drejtuesve kryesorë të PD-së, qoftëelektronikisht, qoftë në organin kryesor të kësaj partie apo të përditshmeve satelite të saj! Kjo edhe pse, diku në vitin 1996, ishte realizuar dhe një vizitë kryetarësh.
Me të vërtetë, ky reagim xhelozie i PD-së së asaj kohe ishte një absurditet, papjekuri radhe e mungesë perspektive e vizioni politik! Hajde bëjmë dhe një lëshim dhe le ta quajmë për atë kohë (për këtë forcë jashtë pushtetit qeverisës), dhe një makiavelizëm të trashë dhe të verbër. Aq më tepër po të kihet parasysh se gjithçka që bëhej nga socialistët lidhej ngushtësisht me mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, me faljen e borxhit të jashtëm dhe, mbi të gjitha, me sigurimin e të paktën një abstenimi të Kinës në Këshillin e Sigurimit, në lidhje me problemin e Kosovës, dhe veçanërisht në miratimin e Rezolutës 1244 për të...
Këto ditë, me sa dëgjojmë dhe lexojmë po deklarohet në mënyrë bombastike krejt e kundërta. Një kthesë, realisht me 180 gradë, deri në gafë e sfidim! Madje, jo vetëm ndjehet një eufori origjine e tejskajshme, por arrihet deri aty sa të krahasohen për suksese (madhështoree historike) partia shqiptare në një qeverisje joefektive, konfuzee korruptive me atë kineze që njihet për boom-in ekonomik në shkallë globale! Dhe më e çuditshmja, e gjitha kjo, sikur Kina të ketë nisur kursin e saj të ri ekonomik, zhvillimin intensiv ekonomik vetëm një muaj më parë!...
Pa dyshim, një zgjerim i shpejtë i bashkëpunimit të Shqipërisë me Kinën e sotme tepër të vrullshme është i mirëpritur dhe i dobishëm për të dy vendet. Madje, një synim i tillëkrahas Kinës, duhet të përfshijë si objektiv dhe Indinë e sotme, në kuadrin e një politike e diplomacie pragmatike. P.sh., për Kinën sot, jo vetëm e thjesht në planin ekonomik, por dhe në sigurimin e një mbështetje politike prej saj në procesin e njohjes ndërkombëtare të shtetit të pavarur të Kosovës. Në njëfarë kuptimi, ky do të ishte dhe një kthim borxhi që Kina ja ka shqiptarëve, që nga kohae njohjes së saj si vend anëtar i OKB-së.
Por, ndërkohë që bëhen të tilla vlerësime publike e deklarata entuziaste, harrohen fare frymëzimet pëdëiste të atyre mitingjeve të hershme politike me thirrjet e panevojshme, deri të pakuptimta (të tipit Le Pen turiqen!) apo dhe akuzat e mëvonshme ekstremiste ndaj shtetarëve socialistë, që thjesht po synonin rindërtimin e një procesi modest bashkëpunimi ekonomik me Kinën (duke adoptuar dhe formulën një Kinë, dy sisteme).
Po ashtu, hiqet krejtësisht nga regjistrimi individual e kolektiv dhe fakti i ditëve tona që hidrocentrali i Bushatit (me emër tashmë tjetër!), pavarësisht marrëveshjes fillestare kineze-shqiptare me kredi tepër të butë, aktualisht është deleguar, si papritur, nëduar krejt të tjera. Apo akoma, si shumë shpejt, është harruar ajo historia tepër e panevojshme me 5 ujgurët! Dhe kjo kur, për më tepër, në praktikën e lashtë dhe të sotme kineze, ndryshe nga loja e gjithanshme me harresën politike-mediatike shqiptare, durimi dhe mbajtja shënim, memoria e analiza historike janë dukuri më se të zakonshme...Apo dhe kjo kapërcehet thjesht duke kujtuar tri vizitat të njëpasnjëshme të Çu En Lait!...
Nuk ja vlen të vazhdohet më tej me inkonsekuencat politike apo piruetet e gabuara, pse jo dhe të dyshimta, me mungesat e ekuilibrit dhe të qëndrueshmërisë më minimale të kësaj politike dhe të mbartësit të saj. Sidoqoftë, mund të pohohet, pa hezitim, se një sjellje e tillë apo kjo veprimtari e një njeriu të vetëm, pa analizë konkrete, pa marifetin e hollë politik e finesën diplomatike, edhe sikur të duash ta shpëtosh, është tepër larg përfshirjes apo klasifikimitnëkategorinë e makiavelizmit! Bile, ajo sikur e fyen deri inteligjencën më minimale. Dhe, natyrisht, e bën të shtruarshme pyetjen: Por çfarë është atëherë?!...
Nga Rexhep Meidani /shekulli