Operativa ndėrtimore nga Maqedonia nė gjysmėvjetorin e parė nė botėn e jashtme ka kryer punime ndėrtimore me vlerė tė pėrgjithshme prej 1,33 miliardė denarėve (mbi 21.6 milionė euro).
Kjo paraqet zvogëlim për thuajse 33 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur punëtorët ndërtimore të Maqedonisë në botën e jashtme kanë kryer punime ndërtimore me vlerë prej afër dy miliardë denarëve (rreth 32 milionë euro).
Zvogëlimi i këtillë ka të bëjë me vëllimin e zvogëluar të punimeve të kryera ndërtimore në Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Rusi dhe Ukrainë.
Përkundër kësaj, ndërtuesit nga Maqedonia e kanë rritur vëllimin e punës në Shqipëri dhe Bullgari, përderisa për herë të parë kanë filluar të ndërtojnë në tregjet ne Hungari dhe Sllovaki.
Vlera e përgjithshme e punëve të kontraktuara në botën e jashtme në periudhën janar-qershor arrin 4,87 miliardë denarë (thuajse 80 milionë euro). Gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar vlera e punëve të kontraktuara me botën e jashtme ka tejkaluar shifrën prej pesë miliardë denarëve. /Makfaks/