E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Stil > Ku ėshtė zhdukur, Dress code
Ku ėshtė zhdukur, Dress code
Ku ėshtė zhdukur, Dress code
Xhinse nė teatėr, pantallona tė shkurtra nė dasmė, veshje lėkure nė festė dhe fustane me xixa paradite. Dhe mijėra lajthitje tė tjera tė stilit.

Etiketa është zhdukur njëherë e përgjithmonë. Sipas një stilisteje italiane, fajin e kanë kohët me shpejtësi të furishme. Tre angleze na tregojnë se si të mos gabojmë. Kurse një ruse… duket se flet edhe për ne shqiptaret

stil
stil


“Ai që quhej dress code duket se ka marrë fund me kohë dhe nuk ka më rregulla. Dhe a e dini përse? Sepse jeta është e ndryshme”. Simonetta Colonna di Cesarò, krijuese e modës së lartë dhe me prejardhje fisnike, e ndërpret arsyetimin… E furishme, vulgare? As që bëhet fjalë.

“Nuk kemi më personel shërbimi. Si i bëhet për t’i ndërruar rrobat disa herë në ditë nëse nuk ke dikë që të t’i hekurosë?!”. Stiliste që gëzonte goxha popullaritet që nga fundi i viteve dyzetë deri në fillim të viteve shtatëdhjetë (kur braktisi modën për të shkuar në Indi), grua me mjaft stil dhe nga ato që bënte gjetje gjeniale (veshjet e saj kishte kërkuar t’i qepeshin me mëngën e majtë më të shkurtër, në mënyrë që të mund të vishte byzylykët e saj të dashur). Protagoniste e festave më në zë të kohës, pranon se kohët kanë ndryshuar në mënyrë të pandreqshme.

“Për fat të keq! Sepse të bredhësh gjithë ditën andej-këndej nuk është ndonjë spektakël zbavitës. Për fat të keq, sepse unë e adhuroja të veshurit. Të vishesh të ngre humorin, të vishesh për një festë është si të veshësh një kostum teatri, të hysh në një tjetër skenë, në një tjetër jetë”.

Donna Simonetta (me këtë emër njihet) ankohet edhe për zhdukjen e kapelabërëseve, pra edhe të kapelave. “Në ditët e sotme shkohet tek parukierja, por nuk është e thënë që ajo të jetë gjithmonë artiste”.

Po ç’të bëjmë? Të bëjmë tonin një stil klasik. Pantallona me prerje të mira dhe bluzë, krep për mbrëmje dhe të leshtë për ditën. Dhe sipër: mantel apo sharpë mbi supe në vend të kapotës.

Sigurisht që sot jeta është e ndryshme dhe kjo lloj elegance nuk mund të ndiqet. “Në kohët e sotme dilet nga shtëpia për të shkuar në zyrë dhe shkohet pastaj në një darkë pa mundur të kthehesh në shtëpi për t’u ndërruar” (eh, na ndodh të gjithave kjo). Zgjidhja e vetme është të gjejmë disa uniforma për të mos gabuar kurrë. Prandaj duhet të kridhemi tek klasikja, pse jo, më mirë akoma, nëse mund t’i qepim veshjet sipas trupit.

“Por një gjë është të vishesh për një rast dhe një gjë tjetër të vishesh për të gjitha rastet”. U mërzitët tani? Një ndihmë për të rigjetur stilin na vjen nga një institucion anglez, dy eksperte stili dhe një stiliste.


Publikuar: 13.08.2008 04:52:48
Lexuar: 104 herė
Fjalėt kyēe: Ku?, ėshtė, zhdukur, Dress, code,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Jeens pėr meshkuj dhe femra Jeens pėr meshkuj dhe femra
Tendencat e fundit tė modės pėr sezonin e verės Tendencat e fundit tė modės pėr sezonin e verės
Franceze mund tė bėhesh Franceze mund tė bėhesh
Tendenca e verės? Superaksesorė Tendenca e verės? Superaksesorė
Modele te ndryshme Flokesh! Modele te ndryshme Flokesh!
Tė vishesh me lėkurė Tė vishesh me lėkurė
Qime qe nuk Dalin (ingrown) Qime qe nuk Dalin (ingrown)
Sekretet e njė fytyre tė bukur mashkullore Sekretet e njė fytyre tė bukur mashkullore
Luks nė det Luks nė det
Kthim nė tė shkuarėn Kthim nė tė shkuarėn
Google Yahoo MSN