E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Rusia e kaperceu kufirin
Rusia e kaperceu kufirin
Rusia e kaperceu kufirin
Ne javet dhe vitet e kaluara, secili prej nesh ka argumentuar se Rusia ishte duke ndjekur nje politike te ndryshimit te rregjimit kundrejt Gjeorgjise dhe presidentit te saj pro-perendimor dhe te zgjedhur demokratikisht, Mikhail Shalikashvilit. Ne parashikonim se ne mungesen e nje angazhimi te forte dhe te unifikuar diplomatik perendimor, lufta do te vinte.

Tani, tragjikisht, nje pershkallezim i dhunes ne Osetine e Jugut ka kulmuar ne nje invazion ne shkalle te gjere rus ne Gjeorgji. Perendimi, vecanerisht SHBA, mund ta kishin parandaluar kete lufte. Nje moment vendimtar eshte duke u afruar ne marredheniet e pas- Luftes se Ftohte te perendimit me Rusine. Ajo qe ka ndodhur ekzaktesisht ne Osetine e Jugut javen e kaluar eshte e paqarte. Secila pale do te argumentoje versionin e saj. Por ne e dime, pa asnje dyshim, se Gjeorgjia ishte duke iu pergjigjur sulmeve te vazhdueshme provokative nga separatistet jug-osetiane te kontrolluar dhe financuar nga Kremlini. Kjo nuk eshte nje lufte qe Gjeorgjia e donte; ajo besonte se ishte duke fituar dalengadale terren ne Osetine e jugut permes nje strategjie te "soft power".

Cfaredo gabimesh qe mund te kete bere qeveria e Gjeorgjise nuk mund te justifikojne veprimet e Rusise. Kremlini ka sulmuar nje vend fqinj, nje akt ilegal agresioni i cili dhunon Karten e OKB-se dhe parimet themelore te bashkepunimit dhe sigurise ne Evrope.

Fillimi i nje lufte te mire-planifikuar (duke perfshire edhe armen elektronike) ndersa Lojrat Olimpike kishin nisur shkel traditen e hershme te nje armepushimi te konfliktit gjate lojrave. Gadishmeria e Rusise per te krijuar nje zone lufte, 25 milje nga qytet bregdetar i Detit te Zi, Soci, ku do te zhvillohen Lojrat Olimpike Dimerore te 2014, veshtire se tregon angazhimin e saj ndaj idealeve olimpike. Perkundrazi, koha e veprimit te Rusise tregon se Vladimir Putin deshiron te permbyse Shakashvilin shume perpara zgjedhjeve presidenciale amerikane, dhe ne kete menyre te menjanoje fillimin e marredhenieve me presidentin e ardhshem mbi nje perspektivekonfrontimi te hapur.

Objektivi i Rusise nuk eshte thjesht, ashtu sic pretendon ajo, per te rivendosur status-quo-ne ne Osetine e jugut. Ajo deshiron ndryshimin e regjimit ne Gjeorgji. Ajo ka hapur nje front te dyte ne nje tjeter territor gjeorgjian te diskutueshem, Abkhazine, jo shume larg ne jug te Socit. Por objektivi i saj me i madh eshte te zevendesoje Shalikashvilin - nje njeri qe Putin e percmon - me nje president i prirur per tu influencuar nga Kremlini.

Ashtu sic permendi ministri i Jashtem suedez Karl Bildt, te shtunen, shkaku themelor i Moskes per te sulmuar ka paralele me kapituj me te erret te historise se Evropes.Pasi kishte pajisur me pasaporta dhjetra mijera abkhazesh dhe oseteve te jugut, Moska tani pretendon se ajo duhej te nderhynte per t'i mbrojtur ata - nje reminishence taktike e asaj te perdorur nga Gjermania naziste si fillimin e Luftes se Dyte Boterore.

Rusia deshiron te ndaloje depertimin e demokracise ne kufijte e saj, te shkaterroje cdo shans per nje zgjerim te metejshem te NATO-s dhe BE-se dhe te rivendose nje sfere hegjemonie mbi fqinjet e saj. Duke u perpjekur te shkaterroje nje Gjeorgji pro-perendimore dhe demokratike, Moska eshte duke derguar nje mesazh qe, ne pjesen e saj te botes, te jesh prane Amerikes dhe perendimit nuk do te thote se duhet te paguash.

Ky moment fare mire mund te shenoje fundin e nje epoke ne Evrope gjate se ciles realpolitik dhe sferat e influences supozohen se do te jene zevendesuar me normat e bashkepunimit dhe te drejten e nje vendi per te zgjedhur rrugen e tij. Shpresat per nje Rusi me liberale nen Presidentin Dimitri Medvedev do te duhet qe te rishihen. Justifikimi i tij per kete invazion interpretohet me shume si Brezhnjevi sesa si Gorbacovi. Ndersa askush nuk deshiron nje rikthim te konfrontimit te stilit te luftes se ftohte, sjellja e Rusise parashtron nje sfide direkte per rendin evropian dhe ate nderkombetar.

Cfare mund te beje perendimi? Se pari, Gjerogjia meriton solidaritetin dhe mbeshtetjen e Perendimit. Perendimi duhet te beje presion qe te ndrepriten luftimet dhe te ruhet integriteti territorial i Gjeorgjise brenda kufijve te saj aktuale nderkombetare. Sapo armiqesite te ndalojne, atje duhet te kete nje perpjekje me e madhe dhe e koordinuar transatlantike per te ndihmuar rindertimin dhe sherimit te Tbilisit.

Se dyti, ne nuk duhet te pretendojme se Rusia eshte nje paqeruajtes neutral ne konfliktet qe jane ne kufijte e saj. Rusia eshte pjese e problemit, jo zgjidhja. Per nje kohe shume te gjate, Moska ka perdorur mandatet ekzistuese nderkombetare per te ndjekur politika neo-imperiale. Perendimi duhet te refuzoje keto mandate dhe te insistoje mbi nje force me te vertete neutrale nderkombetare, nen OKB, per te monitoruar nje armepushim te ardhshem dhe per te ndermjetesuar.

Se treti, perendimi duhet te kundershtoje presionet ruse mbi fqinjet e saj, vecanerisht Ukrainen - sipas te gjitha gjasave objektivi i ardhshem ne perpjekjet e Moskes per te krijuar nje sfere te re hegjemonie. SHBA dhe BE-ja duhet te jene te qarte se Ukraina dhe Gjeorgjia nuk do te jene denuar ne ndonje lloj zone gri.

Se fundmi, SHBA dhe BE-ja duhet ta bejne te qarte se ky lloj agresioni do te preke marredheniet dhe poziten e Rusise ne perendim. Ndersa nderhyrja ushtarake perendimore ne Gjeorgji eshte jashte cdo lloj diskutimi - dhe askush nuk deshiron nje version te Luftes se Ftohte te shekullit 21 - veprimet e Rusise nuk mund te injorohen.

Ka nje varg te madh fushash politike, ekonomike dhe te tjera ne te cilat roli dhe pozita e Rusise do te duhet te rishqyrtohen. Kremlinit duhet ti behet e njohur se projekti i tij prestigjoz - Lojrat Olimpike te Socit, do te preken nga sjellja e tij.

Diplomacia e dobet perendimore dhe mungesat e unitetit transatlantik deshtoi qe te parandalonte nje lufte te shmangshme. Vetem nje unitet i forte transatlantik mund te ndaloje kete lufte dhe te filloje te riparoje demin e madh qe eshte bere. Ne rast te kundert, ne mund te shtojme nje ceshtje me shume ne listen gjithnje ne rritje te deshtimeve te politikes se jashtme te administrates Bush.

"The Guardian"


Publikuar: 13.08.2008 05:04:57
Lexuar: 138 herė
Fjalėt kyēe: Rusia, kaperceu, kufirin,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Rruga pėrpara Rruga pėrpara
Ēka presim nga misioni EULEX?! Ēka presim nga misioni EULEX?!
Pushtet pėr reforma a “reforma” pėr pushtet?! Pushtet pėr reforma a “reforma” pėr pushtet?!
Buxheti 2009: Gėnjeshtra e parė Buxheti 2009: Gėnjeshtra e parė
Obama dhe Ballkani Obama dhe Ballkani
Kundėr mitit tė “vlerave evropiane” Kundėr mitit tė “vlerave evropiane”
Kush do ta drejtojė botėn mbas 30 vjetesh ? Kush do ta drejtojė botėn mbas 30 vjetesh ?
Abdikimi i presidentit dhe shpresat e kryeministrit - njė politikė ēorientuese pėr njė epokė tė re Abdikimi i presidentit dhe shpresat e kryeministrit - njė politikė ēorientuese pėr njė epokė tė re
Emigrantėt dhe Absurditeti i Shpėrfilljes Emigrantėt dhe Absurditeti i Shpėrfilljes
Re tė zeza mbi ekonominė spanjolle Re tė zeza mbi ekonominė spanjolle
Google Yahoo MSN