E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Gjeneralėt qė u dėnuan nga Gjykata e Nurembergut
Gjeneralėt qė u dėnuan nga Gjykata e Nurembergut
Gjeneralėt qė u dėnuan nga Gjykata e Nurembergut
Ishin vetėm 24 persona, por u dėnuan pėr vdekjen e 50 milionė njerėzve. Plot 61 vjet mė parė, tetė gjyqtarė tė katėr prej forcave aleate dhanė verdiktin pėr 24 drejtuesit mė tė lartė tė Gjermanisė Naziste pėr akuzėn e krimeve ndaj njerėzimit.

12 të prej tyre u dënuan me varje, 8 të tjerë me burg dhe katër të tjerë u liruan për mungesë provash, por më vonë u dënuan me burg nga një gjykatë gjermane. Gjykata Ushtarake që njihet si Gjykata e Nurembergut, u ngrit në gusht të vitit 1945. Në trupin gjykues bënin pjesë katër fuqitë më të mëdha fituese të luftës: SHBA, Anglia, Franca dhe Bashkimi Sovjetik. Ajo u krijua për të vënë përpara drejtësisë të gjitha krimet e kryera nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për këtë procesi gjyqësor u vendos të bëhej në qytetin simbol të nazizmit, Nuremberg, aty ku drejtuesit nazistë krijuan edhe paketën e ligjeve raciste kundër hebrenjve. I ashtuquajturi, gjyqi i Nurembergut, nisi më 18 tetor 1945 dhe përfundoi një vit më vonë, më 1 tetor 1946. Trupi gjykues përbëhej nga tetë anëtarë, dhe katër fuqitë e mëdha kishin nga dy gjyqtarë.

"Kasapët" e Luftës së Dytë Botërore
Në grupin e 24 të akuzuarve të cilësuar ndryshe edhe si "kasapët" e Luftës së Dytë Botërore, bënin pjesë mbështetësit më të ngushtë të Hitlerit si dhe disa prej krijuesve të ligjeve raciste kundër hebrenjve apo ideatorëve të kampeve të shfarosjes apo të pushtimit të vendeve të tjera. Gati shumica e të dënuarve me vdekje ishin drejtues të ushtrisë gjermane, por nuk mungonin as ata që quheshin "truri" i ideologjisë naziste. Madje gjykata nuk nguroi të jepte dënimin m vdekje edhe për një gazetar. Julius Shtariher, ishte gazetari dhe drejtori i gazetës gjermane "Der Shturmer" i cili sipas gjyqtarëve ndërkombëtarë ishte përgjegjës për vrasjen e miliona hebrenjve po aq sa ata që i ekzekutuan drejtpërsëdrejti ata. Kjo, pasi sipas gjyqtarëve Shtariher kishte nxitur urrejtjen raciste kundër hebrenjve, gjë që kishte sjellë edhe Holokaustin. Por në listën e të akuzuarve nuk munguan edhe ata që drejtuan ekonominë gjermane gjatë regjimit nazist.
Ministrat e gjeneralët
Walter Funk, ministër i Ekonomisë në qeverinë e Hitlerit si dhe drejtor i Bankës Kombëtare të Gjermanisë u dënua me burgim të përjetshëm pasi gjatë luftës kishte urdhëruar sekuestrimin e të gjitha pasurive të hebrenjve si dhe të gjithë kundërshtarëve të Hitlerit. Por i ashtuquajturi njeriu 2 i nazistëve krahu i djathtë i Hitlerit si dhe ideatori i shumë krimeve naziste komandant i ushtrisë gjermane Herman Goring, megjithëse i arrestuar dhe i survejuar më së miri, arriti t i shpëtonte dënimit me vdekje që i dhanë gjykatësit ndërkombëtarë. Vetëm një ditë para se të varej, Herman Goring arriti të vetëhelmohet me një kapsulë cianuri.

Lista e të dënuarve në gjyqin e Nurembergut

1. Martin Borman
Sekretar i Partisë Naziste dhe sekretar personal i Hitlerit
U dënua me vdekje në mungesë me akuzën për krime kundër njerëzimit. Trupi i tij u zbulua në vitin 1972 në gërmadhat e një ndërtese në Berlin.

2. Karl Dinitz
Kryeadmiral dhe komandant i flotës detare gjermane
U dënua nga Gjykata e Nurembergut me 10 vjet burg, me akuzën për krime lufte. Ai vdiq në vitin 1980.

3. Hans Frank
Avokat i Partisë Naziste të Gjermanisë dhe guvernator i Polonisë
U dënua me vdekje nga Gjykata e Nurembergut, pasi u shpall fajtor për vdekjen e miliona polakëve dhe hebrenjve në kampet e shfarosjes. U ekzekutua me varje më 16 tetor 1946.

4. Wilhelm Frik
Ministër i Brendshëm në qeverinë e Hitlerit
Wilhelm Frik ishte njeriu që hodhi idenë dhe krijoi ligjet raciste kundër hebrenjve. U dënua me vdekje me akuzën për krime kundër njerëzimit. U ekzekutua me varje më 16 tetor 1946.

5. Hans Fritshe
Komentator radiofonik
U akuzua për krime kundër njerëzimit, por akuzat ndaj tij nuk u provuan dhe ai u lirua, por në një proces tjetër ai dënohet me 9 vjet burg. Vdiq në vitin 1953 nga kanceri.

6. Walter Funk
Ministër i Ekonomisë në qeverinë e Hitlerit
U akuzua për krime lufte si edhe se gjatë Luftës së Dytë Botërore sekuestroi gjitha pasuritë e hebrenjve si dhe llogaritë bankare të tyre. U dënua me burgim të përjetshëm, por në vitin 1957 lirohet. Vdiq në vitin 1960.

7. Herman Goring
Komandant i ushtrisë gjermane
U dënua me vdekje me akuzën për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Por ekzekutimi i tij nuk u krye, pasi një ditë para se të varej, më 15 tetor 1946, ai arrin të vetëhelmohet me një kapsulë cianuri.

8. Rudolf Hes
Sekretar i Partisë Naziste deri në vitin 1941
U dënua me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Vdiq në burg në vitin 1987 në moshën 93-vjeçare

9. Alfred Xhodl
Këshilltari ushtarak i Hitlerit
u dënua me vdekje me akuzën e krimeve kundër njerëzimit si dhe për krime lufte. U ekzekutua në mëngjesin e 16 tetorit 1946. Në vitin 1953 figura e tij rehabilitohet pasi një gjykatë gjermane i hedh poshtë akuzat e Gjykatës së Nurembergut.

10. Ernst Kalternbruner
Drejtues i "SS"
U akuzua për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Gjykata e Nurembergut e njohu fajtor dhe e dënoi me vdekje. Ernst Kalternbruner u ekzekutua me varje më 16 tetor 1946.

11. Wilhelm Keitel
Gjeneral i ushtrisë gjermane
U dënua me varje me akuzën për krime kundër njerëzimit. Para se të ekzekutohej më 16 tetor 1946, Wilhelm Keitel kërkoi që të mos varej, por të pushkatohej si ushtarak. Gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ai ishte i dyti që u var pas Ribentropit

12. Gustav Krup und Halbak
Industrialist gjerman
U akuzua për krime kundër njerëzimit, pasi gjatë luftës kishte shfrytëzuar në fabrikat e tij mijëra hebrenj, të cilët i merrte në kampet e përqendrimit. Por Gjykata e Nurembergut për motive shëndetësore dhe moshës së tij e la të lirë. Vdiq në vitin 1950 në Austri

13. Robert Ley
Kryetar i frontit gjerman të punëtorëve
U akuzua për krime kundër njerëzimit. Por vetëm pak ditë para fillimit të gjyqit, më 25 tetor 1945, Robert Ley arrin të vetëvaret në qelinë e tij.

14. Konstantin von Neurath
Ministër i Jashtëm i Gjermanisë
U dënua me burgim të përjetshëm me akuzën se kishte nxitur agresione ushtarake kundër vendeve të tjera si dhe u akuzua për krime kundër njerëzimit. Ai qëndroi në burg deri në vitin 1953. Vdiq në gusht të vitit 1956.

15. Franz Papen
Ambasador i Gjermanisë në Turqi, kancelar i Gjermanisë
U akuzua për krime lufte, për mungesë provash u lirua. Por në vitin 1947 ai u shpall fajtor nga një gjykatë gjermane dhe për këtë u dënua me 8 vjet burg. Franz Papen vdiq në maj të vitit 1969.

16. Erik Rader
Kryeadmiral i marinës gjermane
U dënua me burgim të përjetshëm me akuzat për krime kundër njerëzimit, dekonspirim kundër paqes, si dhe për akte agresioni kundër një vendi tjetër. U la i lirë pas 9 vitesh, për shkak të shëndetit të tij në vitin 1955. Ai vdiq në nëntor të vitit 1960.

17. Joakim Ribbentrop
Ministër i Jashtëm i Gjermanisë
U dënua me vdekje me akuzat për krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krime lufte. Joakim Ribbentrop ishte i pari nga 12 të dënuarit me vdekje, që u ekzekutua më 16 tetor 1946.

18. Alferd Rozenberg
Kreu ideologjik i Partisë Naziste
U dënua me vdekje me akuzën për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Alferd Rozenberg u var më 16 tetor 1946.

19. Fritz Saukel
Krijuesi i kampeve të shfarosjes
U dënua me vdekje si përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve në kampet e shfarosjes si dhe për krime lufte. Fritz Saukel u ekzekutua me varje më 16 tetor 1946.

20. Hjalmar Schacht
Ministër i Ekonomisë
U akuzua për krime lufte, por në vitin 1946, në mungesë provash u la i lirë. Hjalmar Schacht u arrestua përsëri vetëm dy vjet më vonë, pasi një gjykatë gjermane e shpalli atë fajtor, duke e dënuar me 8 vjet burg. Ai vdiq në Bavari në vitin 1970.

21. Baldur von Schirach
Drejtues i Rinisë Hitleriane
U dënua me 20 vjet burg me akuzën për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ai u lirua nga burgu në vitin 1966 dhe vdiq në 8 gusht 1974.

22. Artur Inkuart
Kancelar i Austrisë
U dënua me vdekje, pasi Gjykata e Nurembergut e shpalli fajtor për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Artur Inkuart u ekzekutua me varje më 16 tetor 1946.

23. Albert Speer
Ministër i Armatimit
I cilësuar si "Arkitekti i djallit" u dënua me 20 vjet burg me akuzën se me anë të metodës së skllavërimit kishte shfrytëzuar miliona të burgosur për të prodhuar armatim. Albert Speer u lirua në vitin 1966 dhe vdiq në Londër në vitin 1981.

24. Julius Shtariher
Gazetar dhe drejtor i gazetës "Der Shturmer"
U dënua me vdekje me akuzën se kishte nxitur urrejtjen raciste kundër hebrenjve, gjë që kishte sjellë edhe Holokaustin. U ekzekutua me varje më 16 tetor 1946.

Trupi Gjykues
Gjykatësit në dilemën: T i varim apo pushkatojmë?

Geoffrey Lawrence
Ishte një nga dy gjykatësit britanikë që morën pjesë në procesin e Nurembergut kundër kriminelëve të luftës. Geoffrey Lawrence ishte edhe president i kësaj gjykate

William Birkett
Ishte një nga anëtarët e jurisë së Gjyqit të Nurembergut në vitin 1945 kundër kriminelëve të luftës. William Birkett ishte gjyqtari i dytë anglez

Francis Biddle
Ishte një nga tetë gjyqtarët e procesit të Nurembergut. Francis Biddle ishte gjyqtari i parë amerikan gjatë atij procesi

John Johnston Parker
Ishte gjyqtari i dytë amerikan gjatë Gjyqit të Nurembergut. Ai qëndroi në këtë gjykatë deri në fund të procesit kundër kriminelëve të luftës

Henri de Vabres
Ishte gjyqtari i parë francez gjatë procesit të Nurembergut. Gjatë gjyqit, Henri Donnedieu de Vabres hodhi idenë që të dënuarit të pushkatoheshin dhe jo të vareshin, por kjo u kundërshtua nga gjyqtarët e tjerë

Robert Falco
Ishte gjyqtari i dytë francez gjatë procesit të Nurembergut. Pas përfundimit ai i hodhi të gjitha kujtimet e tij gjatë këtij gjyqi në një libër

Iola Nikitchenko
Ishte gjyqtari i parë i Bashkimit Sovjetik gjatë gjyqit të Nurembergut. Gjatë procesit, Iola Nikitchenko ishte gjyqtari që këmbënguli më shumë që të dënuarit me vdekje të vareshin dhe jo të pushkatoheshin

Alexandër Volchkov
Ishte gjyqtari i dytë i Bashkimit Sovjetik gjatë gjyqit të Nurembergut. Edhe ai ishte një nga gjyqtarët që kërkoi që të dënuarit me vdekje, të vareshin dhe jo të pushkatoheshin


Gazeta ballkan


Publikuar: 13.08.2008 06:17:34
Lexuar: 86 herė
Fjalėt kyēe: Gjeneralėt, dėnuan, Gjykata, Nurenbergut,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Persiatje mbi Skenderbeun Persiatje mbi Skenderbeun
Kur grekėt donin tė merrnin Himarėn Kur grekėt donin tė merrnin Himarėn
Katėr reliket e ralla tė Skėnderbeut Katėr reliket e ralla tė Skėnderbeut
Si u bė superfuqi Bashkimi Sovjetik, si Shtetet e Bashkuara Si u bė superfuqi Bashkimi Sovjetik, si Shtetet e Bashkuara
Luftėrat Iliro-Romake Luftėrat Iliro-Romake
Shqiptarėt pasardhės tė ilirėve Shqiptarėt pasardhės tė ilirėve
Republika Socialiste Federative e Jugosllavisė Republika Socialiste Federative e Jugosllavisė
Bulatovic: Tirana pranoi propozimin tone per naften Bulatovic: Tirana pranoi propozimin tone per naften
Kryeprokurori i Janinės: Kryeprokurori i Janinės: "Mė urdhėruan tė zhduk dosjet e ēamėve"
Ajnshtajni nė Shqipėri, nė pranverėn e vitit 1931 Ajnshtajni nė Shqipėri, nė pranverėn e vitit 1931
Google Yahoo MSN