Historianėt llogarisin se gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, nazistėt vodhėn punime artistike me njė vlerė prej rreth dy miliardė e gjysmė dollarėsh, mė shumė se vlera e tė gjithė artit nė Amerikė nė atė kohė.
Arkivat kombëtare të Shteteve të Bashkuara pranuan kohë më parë dhurimin e një albumi origjinal fotografish ku dokumentohen disa nga punimet e vjedhura nga nazistët. Ky është volumi i 40-të i serisë së albumeve dhe përmban prova origjinale të pronësisë së punimeve artistike që mungojnë. Kapaku prej lëkure i albumit është i çngjitur; letra, e një cilësie të dobët që i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Por historianët e quajnë këtë libër shumë të vlefshëm. Ai është i mbushur me sekrete. Sekrete që zbulojnë misteret e vjedhjes së artit nga Nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
39 të ashtuquajtura albume të Hitlerit paraqiten si evidencë, libra me fotografi të artit nazist vjedhur nga koleksionet artistike hebraike. Hitleri i shiti këto punime dhe i përdori paratë për të financuar luftën. Bëhet fjalë për një shumë tepër të madhe parash. Ky album ishte i pari që u gjet që nga Gjyqi i Nurembergut. Ai dokumenton 50 piktura, shumica e tyre të kthyera tashmë tek pronarët e tyre.
Ndihmësi i arkivës, Michael Kurtz thotë: Aty tregohet me saktësi sesa e përhapur ishte vjedhja. Është një dokumentim fotografik, që nuk mund të krahasohet me përshkrimet në libra apo studimin e dokumenteve të kohës. Afaristi amerikan dhe koleksionisti i artit, Robert Edsel, i dhuroi Arkivave Kombëtare të parin e dy albumeve. Albumin atij ia dha familja e një ushtari amerikan. Ushtari e gjeti atë kur ishte dislokuar në Berchtesgaden në maj të vitit 1945 në përfundim të luftës. Ishte në Berghof kur e mori dhe e futi në çantën e tij, e solli këtu dhe albumi mbeti në papafingon e tij për shumë e shumë vjet.
Historianët llogarisin se ka 85 albume të tilla nga të cilat janë gjetur vetëm 41. Arkivistët shpresojnë se zbulimi i këtij albumi do të çojë në zbulime të tjera dhe me më shumë fotografi. Viktimat e nazizmit do të kenë prova për të rimarrë veprat e tyre artistike thotë arkivisti Greg Bradsher. Në Amerikë, në të gjitha shtetet amerikane ligji thotë se kur një gjë vidhet, mbetet gjithmonë e vjedhur. Edhe nëse kalon nga njëra dorë në tjetrën në formë të rregullt, ajo mbetet e vjedhur. Shumë vende evropiane kanë ligje, që thonë se nëse e ke blerë dhe mund ta provosh që e ke blerë, është e jotja.
Është një garë me kohën, me faqet që vjetërohen dhe me brezin e Luftës së Dytë Botërore që po shuhet. Përsëri Robert Edsel thotë: Po të shohësh rreth e rrotull, nëse ke patur një prind që ka luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, nuk e ke më. Edsel thotë se vetëm nëse zgjidhen më shumë mistere të tilla, punimet e artit do të shkojnë në duart e pronarëve të tyre.
Historianët llogarisin se ka 85 albume të tilla nga të cilat janë gjetur vetëm 41. Arkivistët shpresojnë se zbulimi i këtij albumi do të çojë në zbulime të tjera dhe me më shumë fotografi. Viktimat e nazizmit do të kenë prova për të rimarrë veprat e tyre artistike thotë arkivisti Greg Bradsher
Në Amerikë, në të gjitha shtetet amerikane ligji thotë se kur një gjë vidhet, mbetet gjithmonë e vjedhur. Edhe nëse kalon nga njëra dorë në tjetrën në formë të rregullt, ajo mbetet e vjedhur. Shumë vende evropiane kanë ligje, që thonë se nëse e ke blerë dhe mund ta provosh që e ke blerë, është e jotja.
Mes 12 të dënuarve me varje, të ekzekutuar më 16 tetor 1946, edhe një gazetar nazist
Vendimet e Nurembergut për nazistët që ndërtuan kampet e shfarosjes
Akuzat për Holokaustin dhe vrasjen e 50 milionë njerëzve gjatë Luftës së Dytë Botërore
(Vijon nga dje)
Walter Funk, ministër i Ekonomisë në qeverinë e Hitlerit si dhe drejtor i Bankës Kombëtare të Gjermanisë u dënua me burgim të përjetshëm pasi gjatë luftës kishte urdhëruar sekuestrimin e të gjitha pasurive të hebrenjve si dhe të gjithë kundërshtarëve të Hitlerit. Por i ashtuquajturi njeriu 2 i nazistëve krahu i djathtë i Hitlerit si dhe ideatori i shumë krimeve naziste komandant i ushtrisë gjermane Herman Goring, megjithëse i arrestuar dhe i survejuar më së miri, arriti t i shpëtonte dënimit me vdekje që i dhanë gjykatësit ndërkombëtarë. Vetëm një ditë para se të varej, Herman Goring arriti të vetëhelmohet me një kapsulë cianuri.
13. Robert Ley
Kryetar i frontit gjerman të punëtorëve
U akuzua për krime kundër njerëzimit. Por vetëm pak ditë para fillimit të gjyqit, më 25 tetor 1945, Robert Ley arrin të vetëvaret në qelinë e tij.
14. Konstantin von Neurath
Ministër i Jashtëm i Gjermanisë
U dënua me burgim të përjetshëm me akuzën se kishte nxitur agresione ushtarake kundër vendeve të tjera si dhe u akuzua për krime kundër njerëzimit. Ai qëndroi në burg deri në vitin 1953. Vdiq në gusht të vitit 1956.
15. Franz Papen
Ambasador i Gjermanisë në Turqi, kancelar i Gjermanisë
U akuzua për krime lufte, për mungesë provash u lirua. Por në vitin 1947 ai u shpall fajtor nga një gjykatë gjermane dhe për këtë u dënua me 8 vjet burg. Franz Papen vdiq në maj të vitit 1969.
16. Erik Rader
Kryeadmiral i marinës gjermane
U dënua me burgim të përjetshëm me akuzat për krime kundër njerëzimit, dekonspirim kundër paqes, si dhe për akte agresioni kundër një vendi tjetër. U la i lirë pas 9 vitesh, për shkak të shëndetit të tij në vitin 1955. Ai vdiq në nëntor të vitit 1960.
17. Joakim Ribbentrop
Ministër i Jashtëm i Gjermanisë
U dënua me vdekje me akuzat për krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krime lufte. Joakim Ribbentrop ishte i pari nga 12 të dënuarit me vdekje, që u ekzekutua më 16 tetor 1946.
18. Alferd Rozenberg
Kreu ideologjik i Partisë Naziste
U dënua me vdekje me akuzën për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Alferd Rozenberg u var më 16 tetor 1946.
19. Fritz Saukel
Krijuesi i kampeve të shfarosjes
U dënua me vdekje si përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve në kampet e shfarosjes si dhe për krime lufte. Fritz Saukel u ekzekutua me varje më 16 tetor 1946.
20. Hjalmar Schacht
Ministër i Ekonomisë
U akuzua për krime lufte, por në vitin 1946, në mungesë provash u la i lirë. Hjalmar Schacht u arrestua përsëri vetëm dy vjet më vonë, pasi një gjykatë gjermane e shpalli atë fajtor, duke e dënuar me 8 vjet burg. Ai vdiq në Bavari në vitin 1970.
21. Baldur von Schirach
Drejtues i Rinisë Hitleriane
U dënua me 20 vjet burg me akuzën për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ai u lirua nga burgu në vitin 1966 dhe vdiq në 8 gusht 1974.
22. Artur Inkuart
Kancelar i Austrisë
U dënua me vdekje, pasi Gjykata e Nurembergut e shpalli fajtor për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Artur Inkuart u ekzekutua me varje më 16 tetor 1946.
23. Albert Speer
Ministër i Armatimit
I cilësuar si "Arkitekti i djallit" u dënua me 20 vjet burg me akuzën se me anë të metodës së skllavërimit kishte shfrytëzuar miliona të burgosur për të prodhuar armatim. Albert Speer u lirua në vitin 1966 dhe vdiq në Londër në vitin 1981.
24. Julius Shtariher
Gazetar dhe drejtor i gazetës "Der Shturmer"
U dënua me vdekje me akuzën se kishte nxitur urrejtjen raciste kundër hebrenjve, gjë që kishte sjellë edhe Holokaustin. U ekzekutua me varje më 16 tetor 1946.
Gazeta ballkan