Muzeu i Negotinės do tė pasurohet edhe me disa gjėra tė ēmueshme prej ari qė datojnė nga shekulli i 4 para erės sonė.
Këto gjëra janë gjetur rastësisht në afërsi të fshatit Tremnik të Negotinës nga disa fshatarët duke punuar tokën. Ata vullnetarisht i kanë dorëzuar gjërat deri te përgjegjësit në Negotinë duke mos vënë kurrfarë kushtesh për dorëzimin e tyre siç ka pasur raste më herët. Bëhet fjalë për një aplikacion prej ari, 4 fibula të llojit të Azisë së Vogël me madhësi prej 6-9 centimetra, mbi 100 hallka, shumë varëse për gjerdan, një kuti për ruajtjen e gjërave të çmueshme dhe dy monedha ari njëra e Filipit të Dytë Maqedonas dhe tjetra e Aleksandrit të Tretë Maqedonas.
Drejtori i Entit për mbrojte të trashëgimisë kulturore Pasko Kuzman ka përshëndetur bashkëpunimin e qytetarëve me organet përgjegjëse.
Me këtë muzetë e Maqedonisë më konkretisht vitrinat e muzeut të Negotinës do të pasurohen edhe me rreth 700 gramë ar, por kjo është më pak e rëndësishme. Më me rëndësi janë gjërat arkeologjike të cilat flasin për një kohë para 4 shekujsh, kohë kur ka dominuar Perandoria Maqedonase në hapësirat ballkanike dhe më gjerë, tha Kuzman.
Ai njoftoi se këtyre ditëve do të fillojë edhe hulumtimi arkeologjik në më shumë vende me prioritet, për të cilat janë ndarë mjetet financiare nga buxheti i shtetit. Sipas tij, për herë të parë në Maqedoni qeveria ndan 1 milion euro për këtë sferë ndërsa vetëm me rebalancin e fundit të buxhetit janë ndarë rreth 40 milion denarë.