E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > "Telekomi i Maqedonisė" filloi instalimin e kabllove optikė
"Telekomi i Maqedonisė" filloi instalimin e kabllove optikė
Implementimi i kabllove optikė ėshtė pjesė teknologjisė sė re tė cilėn “Telekomi i Maqedonisė” e zbaton pėr herė tė parė nė vend.

Me instalimin e kabllove optikë në katër ndërtesa në qendër të Shkupit “Telekomi i Maqedonisë” ka startuar me pilot projektin për instalimin e kabllove optikë, i cili amvisërive dhe komunitetit të biznesit do t’u ofrojë shërbime të shpejta interneti, televizion dhe telefoni. Implementimi i kabllove optikë është pjesë teknologjisë së re të cilën “Telekomi i Maqedonisë” e zbaton për herë të parë në vend.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Maqedoninë, sepse jemi duke hapur një faqe të re në historinë e telekomunikimeve në vend. Do t’i ofrojmë Maqedonisë dhe komunitetit të biznesit një rrjet të ri, i cili punon me shpejtësi prej mbi 100 megabajtëve në sekondë dhe me këtë Maqedonia me të vërtetë do të jetë në të njëjtin nivel me Singaporin apo Korenë e Jugut që janë liderë botëror”, tha drejtori i “Telekomit të Maqedonisë” Nikollaj Bejkers.

Nga “Telekomi i Maqedonisë” thonë se klientët e parë të tyre do të përfitojnë oferta atraktive dhe se do të mundësojë lehtësira gjatë tre muajve të parë të shfrytëzimit të kësaj oferte.

“Periudhë tremujore të servisëve gratis me këtë nënkuptohet internet i shpejtë simetrik nga 40 megabajt, up-link: dovn-link, dy orë voice kanale dhe IT Shërbime. Të gjitha këto produkte do t’i ofrojmë nëpërmjet një pajisjeje të integruar me të cilën do të ofrojmë internet, televizion dhe telefoni”, nënvizoi Samoil Angelovski, punonjës i “Telekomit”.

“Telekomi i Maqedonisë” ende nuk e publikon shumën të cilën do të duhet ta ndajnë qytetarët e vendit për këtë ofertë atraktive por thonë se do të jetë e kapshme për të gjithë. Kompania T-Home për këtë investim ka ndarë dhjetëra milionë euro. Përfundimi i plotë i këtij investimi pritet të bëhet në afat prej tre viteve duke filluar nga qyteti i Shkupit dhe më pas edhe qytetet tjera të vendit.



Publikuar: 14.08.2008 00:18:34
Lexuar: 55 herė
Fjalėt kyēe: Telekomi, Maqedonisė, instalimin, kabllove, optikė,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Gjermania hyri nė recesion Gjermania hyri nė recesion
Kontrabanda nė Greqi paraqet 40 % tė tregtisė sė pėrgjithshme Kontrabanda nė Greqi paraqet 40 % tė tregtisė sė pėrgjithshme
Konfliktit tregtar Turqi-Rusi, miliarda dollarė humbje ekonomike Konfliktit tregtar Turqi-Rusi, miliarda dollarė humbje ekonomike
Euro nė rėnie, bota nė recession Euro nė rėnie, bota nė recession
EVN me investim tė ri EVN me investim tė ri
Nafta ra nėn 113 dollarė pėr fuēi Nafta ra nėn 113 dollarė pėr fuēi
Pėrfundoi forumi pėr riciklimin e shisheve Pėrfundoi forumi pėr riciklimin e shisheve
Tiranė-Ekspertėt: Buxheti i Shtetit, nė rrezik Tiranė-Ekspertėt: Buxheti i Shtetit, nė rrezik
Deficiti i afrohet vlerės prej 1,5 miliardė dollarė Deficiti i afrohet vlerės prej 1,5 miliardė dollarė
Serbet, 500 milionė euro borxhe ndaj ESS-sė Serbet, 500 milionė euro borxhe ndaj ESS-sė
Google Yahoo MSN