Nė kohėn kur shkatėrrimi i ish BRSS-sė po shkonte drejtė fundit, ish udhėheqėsi i sajė, Mihajl Gerbaēovi, kishte deklaruar, se tė kuptosh ēfarė ishte gabim, ishte e lehtė, ndėrsa tė kuptosh ēfarė ėshtė e drejtė, ėshtė pjesa e vėshtirė.
Ky duke aktual edhe për luftën mes Gjeorgjisë dhe Rusisë, dy vende që kanë qenë dikur pjesë e shtetit që ka udhëhequr Gerbaçovi. Nuk është aspak vështirë të kuptojmë se, çfarë ishte gabim në këtë rajon, por ka vështirësi në gjetjen e një përfundimi, se çfarë ishte apo nuk ishte e drejtë në këtë luftë.
Njëri prej gabimet ishte se u ngut Gjeorgjia, duke hyrë në mal pa sakicë, pa premtimin e qartë të miqve të sajë, se a do të ndihmohej në synimet e saja? Ndërsa e drejtë ishte kërkesa e sajë që ta vendoste rendin, ligjin dhe kontrollin mbi pjesët që nuk qeveriseshin prej vitesh. Gabim ishte, po ashtu, edhe ndërhyrja ushtarake e Rusisë, sepse me këtë hap bëri shkeljen e sovranitetit të një shteti të njohur ndërkombëtarisht. Ndërsa e drejtë është, se me këtë veprim Rusia legjitimojë atë që është theksuar në vazhdimësi, që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, se tani po krijohet një Rend i Ri Botërorë. Sipas këtij Rendi..., OKB-ja do të dalë gradualisht jashtë loje, duke nxjerr në vijë të parë aftësinë e shteteve, duke përforcuar kështu Teorinë Realiste.
Në fakt OKB do të vazhdojë të mbetët një lloj organizate ku do ti qajnë hallet dhe do të mund të gjejnë ngushëllim të vegjlit dhe të dobët, siç ka bërë dhe vazhdon të bëjë Serbia dhe tani Gjeorgjia. Rindarja e botës në kampe politike dhe ideologjike do të jetë edhe fundi i zgjidhjes së problemeve përmes mekanizmave të sigurisë kolektive, siç është OKB-ja dhe do të ketë dështime të njëpasnjëshme për të gjetur zgjidhje. Kjo linjë do të ndiqet edhe në të ardhmen, sepse të fortit nuk do të jenë të interesuar për mënyrën e tillë të zgjidhjes së problemeve, por për zgjidhje që atyre u shkojnë për shtati, siç kërkon tani Rusia në raport më Gjeorgjinë.
Që nga dita kur ndërhyri ushtarakisht Rusia në territorin e Gjeorgjisë, udhëheqësit e këtij shteti kanë përvetësuar sloganin e ish presidentit amerikan, Nikson se forca jonë do të përdoret vetëm për të ruajtur paqen, asnjëherë për ta prishur atë, vetëm për të mbrojtur lirinë, asnjëherë për ta shkatërruar atë. Në fakt i gjithë ky deklarim është mbulesë për synimet të tjera që ka Rusia. Më veprimet e fundit në Gjeorgji, Rusia ka dashur ti kundërvihet SHBA-ve për të gjitha ato që ka bërë prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, më porosinë, se nëse Ju (SHBA) mund të ndërmerrni hapa pa pyetur askënd, atëherë këtë gjë mund ta bëjmë edhe ne (Rusia), atje ku mendojmë se po cenohen dhe rrezikohen interesat tona.
Ku dërgon sjellja e tillë në politikën ndërkombëtare? Nëse politika e shekullit XXI apo e Rendi të Ri Botërorë ka si synim që zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare, siç u deklarua, ta marrë në dorë Uashingtoni, Moska dhe Brukseli, atëherë çfarë do të ndodhë, nëse këtë të drejtë e kërkojnë edhe Pekini, Teherani, Telavivi, Islamabadi, New Delhi, etj, që kanë probleme të ngjashme të ndryshme? A do të thotë kjo sjellje edhe fundi i sistemin të sigurisë kolektive ndërkombëtar? Kjo logjikë e sjelljes në politikën ndërkombëtare ndjekë parimin, ai ka forcën edhe vendos për zgjidhjet, ndërsa të dobëtit ose duhet të luten të mos kenë punë me këto vende, ose do të jenë të detyruara që ti bashkohen ndonjërit prej këtyre kryeqyteteve.
Nëse e marrim si të vërtet deklarimin e Xhorxh Kenanit, se një vend që kërkon përsosjen morale të vetvetes, si një provë e politikës së tij të jashtme, nuk do të arrijë as përsosmëri dhe as siguri, atëherë mund të themi se Rusia gjendet pikërisht brenda këtyre binarëve. Që nga viti 1999, kur SHBA-të dhe NATO-ja bombarduan Serbinë për gjenocidin që po bënte në Kosovë, Rusia ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta prezantuar vetveten me imazh ndryshe. Ajo vazhdimisht ka tentuar që përmes politikës së saj të jashtme të tregojë fuqinë e rifituar në rendin post-sovjetik apo në Rendin e Ri Botërorë, duke u sjellë hapur me agresivitet dhe arrogancë dhe në të njëjtën kohë duke hapur disa fronte, gjë që ka harruar se kjo mund ti sjellë më pak siguri. Rusia duke kërkuar ballafaqim me të gjithë dhe në të gjitha frontet, përveç që nuk kontribuon në stabilitetin ndërkombëtar, ajo nuk do tu shërbejë as realizimit të interesave të veta, sepse krijimi i armiqve fantazmë, pa ndonjë arsye të theksuar, do ta dërgojë për të dytën herë në kolaps. Rusia nuk do të mundet që përmes energjisë dhe gazi tia garantojë vetës dominimin, fuqinë dhe sigurinë, në Rendin e Ri Botërorë, siç proklamohet. Kjo qasje është e dështuar dhe mashtruese për rrugën që po ndjek Rusia.
Sipas ish presidentit amerikan, Uillson e drejta duhet të bazohet në forcën e përbashkët të vendeve nga të cilat do të varet paqja e përbashkët dhe jo në forcën individuale. Forca individuale e Rusisë, SHBA-ve, Kinës, BE-së, etj, për të zgjidhur problemet e tyre, do ta shkatërrojë paqen e përbashkët dhe të përjetshme që proklamon demokracia. Siç e dimë, slogani i demokracisë është, se vendet demokratike nuk luftojmë më njëra-tjetrën, por këtu ka diçka që nuk shkon. Ose disa shtete vazhdojnë të gënjejnë, deri sa tu çjerrët maska, se janë demokraci, ose bota është larg të të qenit demokratike.
Po ashtu, ndërhyrja e Rusisë ndaj Gjeorgjisë ka zhbërë edhe argumentet dhe deklaratat e bëra për afër dhjetë vite nga zyrtarët rusë, serbë dhe mbështetësit e tyre, se është shkel dhe po shkelet e Drejta dhe Ligji ndërkombëtar, sidomos më rastin e ndërhyrjes në Kosovë, shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj. Kosova më Osetinë dhe Abkhazinë nuk kanë asgjë të përbashkët si çështje dhe kjo është e vërtetë. Por, e përbashkëta e tyre është, se ndërhyrja e Rusisë ndaj Gjeorgjisë ka ndihmuar Kosovën në aspektin juridik, sepse me këtë hap Rusia nuk ka respektuar parimet e të së Drejtës Ndërkombëtare, pasi që cenojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë, një shtet i njohur ndërkombëtarisht.
Nëse për Rusinë ndërhyrja në Kosovë ka qenë shkelje e të Drejtës Ndërkombëtare, atëherë çfarë është ajo që bëri në Gjeorgji, ajo vet? Nëse arsye e Rusisë për të ndërhyrë në Gjeorgji ishte mbrojtja e osetëve dhe tani abkhazëve si popullsi ruse, si duhet kualifikuar ndërhyrjen e NATO-së për të shpëtuar shqiptarët nga gjenocidi i Serbisë? Mbi këto parime që realizojë Rusia ndërhyrjen në Gjeorgji, ajo ka legjitimuar vetvetiu ndërhyrjen që është bërë në Kosovë, duke pranuar indirekt edhe rezultatin përfundimtarë të procesit që ka ndodhur, shpalljen e pavarësisë. Deklarimi i hapur i Rusisë, se pas aksionit të Gjeorgjisë dhe tërheqjes së saj nga Osetia Jugore, Gjeorgjia nuk ka çfarë të kërkojë në këtë territor, përveç që janë imitim i deklaratave të perëndimorëve që bëheshin për Kosovën, janë edhe sinjale serioze për Serbinë, se ajo duhet të heq nga mendja, se Kosova do të jetë pjesë e saj. Më deklarimet e bëra nga Rusia, Serbia ka të drejtë të ndjehet e tradhtuar. Por, këto zhvillime sigurisht se duhet ti shfrytëzojë dhe ti marr si argumente Kosova në përballje me Serbinë gjatë ditëve dhe muajve të ardhmen nëpër institucionet e ndryshme ndërkombëtare.
Megjithatë, Rusia ka ngritur edhe dilema serioze në Rendin e Ri Botërorë, kur ka deklaruar se po ndërhyn në Gjeorgji për të mbrojtur bashkëkombësit! Përdorimi i këtij parimi për të ndërhyrë ndaj një vendi sovran, do të rezultojë me dhënien e të drejtës së shumë vendeve për të nisur luftëra. Sa vende janë në botë që kanë bashkëkombës në vendet tjera? A do të thotë kjo, se të gjitha këto vende, nëse kanë ankesa nga bashkëkombësit e tyre, duhet të futen ne luftë për ti mbrojtur? Kjo logjikë që po ndjek tani Rusia është rikthim në skenën politike ndërkombëtare e filozofisë së ndërhyrjes ushtarake që kanë bërë dikur Hitleri dhe Stalini? Dhe duket se këto deklarimet Rusia do të tentojë ti shndërrojë në qëndrime, duke mos dëgjuar askënd dhe për asgjë, gjë që do ta rrezikojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Rasti i Gjeorgjisë ka treguar se, sa e etur është Rusia për pushtet dhe dominim në skenën politike ndërkombëtare. Nëse tani nuk ndalohet kjo elitë politike ruse, bota mund të shkojë drejtë një fundi të pafat.
Heshtja e Perëndimit për veprimet që po benë Rusia, nuk është i arsyetueshëm. Nëse Perëndimi e ka pranuar Gjeorgjia në gjirin e saj si një vend të lirë dhe demokratik, atëherë duhet pranuar edhe tezën se liria dhe demokracia u rrezikuan hapur. Nëse pajtohemi se Gjeorgjia është vend demokratikë, atëherë duhet pranuar edhe faktin, se aty mbrohet demokracia, sepse dihet se Gjeorgjia kishte ambicie për tiu bashkuar vendeve demokratike. Mbi këto parime duhet pranuar se në Gjeorgji po rrezikohet interesi i SHBA-ve, BE-së dhe NATO-së, që është përhapja dhe mbrojtja e lirisë dhe demokracisë në botë. Gjeorgjia është vendi dhe kufiri që ndanë dy ideologji, ndanë demokracinë dhe autokracinë, ndanë Lindjen dhe Perëndimin.
Gjendja e tanishme në Gjeorgji tregon se Rusia ka në dorë mundësinë e një lufte, që mund të përshkallëzohet dhe zgjerohet, por Perëndimi nuk mund të bëhet sikur nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodhë asgjë dhe të sillet sipas parimit, le të vazhdojë lufta pafund, sa të përgatitem për një luftë tjetër
. Perëndimi ka për obligim ta ndalë Rusinë tani, sepse ata (Rusët) nuk dinë të sillen. Ata janë si arinj dhe se Perëndimi duhet tu mësojmë atyre si të sillen, ka thënë ish presidenti amerikan Truman.
Ardian Zejnaj/telegrafi