Kolegj dhe rock'n'roll, Dolce Vita dhe Saint Tropez. Atmosfera e viteve 50 rikthehet sėrish, kėsaj radhe mbi fustanet e ėmbėl, shpatullat e zbuluara, belat e shtrėnguar.
Për të joshur si në të mrekullueshmit vite pesëdhjetë .
Stilistët janë frymëzuar nga New Look i Dior-it, por e kombinuar me gjithë fuqinë alla Grease shkëlqimi i festës së fundvitit në Rydell High School. Betsey Johnson ngjit në pasarelë fustane të tyltë, me nuanca vintage, rreth për dekor, lule mbi bel, por mbi të gjitha syze dielli rétro. Dhe kukulla është gati për party.

stil
Një re e tyltë në ngjyrë rozë pudër, që e prerë mbi trupin e Silvi Skënderajt duket tamam një vepër arti. Aq e ngjashme me një kukull, sidomos kur idesë i shtohet edhe emri i sfilatës së Rezarta Skifterit: Haute Couture. Qershia mbi tortë: një shi gurësh të shndritshëm.
Fifties glam in the movie
Edhe Sarah Jessica Parker, në pritje të Sex and the city - The movie ka zgjedhur format gjithë feminitet të viteve 50. Si fashion-iste e thekur, Carrie Bradshaw personalizon aksesorët ekstremë dhe super trendy në një kaleidoskop dizajnesh dhe motivesh. Njëlloj si në miksimin mes fustanit pink me stampa lulesh dhe kuletës me pupla Ferragamo, thuajse couture.
Blugirl
Fustan me tyl dhe fruda. Romantizmi është stampuar nga një fashë elastike në bel, ngjyrë rozë, që e bën më aktuale. Anna Molinari zgjedh vitet pesëdhjetë për koleksionin Blugirl, mes ëmbëlsisë, joshjes së pëshpëritur, buzëqeshjeve djallëzore dhe dëshirës për tu dashuruar.

stil
Look prej të famshmesh
Në tapetin e kuq të Kanës, Michelle Yeoh ka veshur një fustan romantik me lule, firmosur Roberto Cavalli. Aktorja orientale, e famshme për rolet në filmat me aksion, ka luajtur edhe rolin e Mameha-s në filmin Kujtimet e një geishe. Me po të njëjtën ëmbëlsi, si një princeshë mes bizhuterive, është shfaqur edhe në Kanë.

stil
Giles
Janë të guximshme vajzat e Giles Deacon-it. Duan fustane delikate në tone baby, vetëm në dukje të pafajshme, me aplikime lulesh dhe transparencë të theksuar. Por kjo Maria Antonietta është më afër Kirsten Durst të Sofia Coppola-s sesa stilit të oborrit. Dhe me këpucët vintage, është edhe pak Hirushe e kohëve moderne. E bukur me rozë.