E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Paskaljeviē, pėrgjigje nacionalistėve
Paskaljeviē, pėrgjigje nacionalistėve
Paskaljeviē, pėrgjigje nacionalistėve
“Nacionalistėt shqiptarė e serbė, nuk janė tė kėnaqur qė ne po realizojnmė njė film sė bashku. Kjo ėshtė deklarata e fundit e regjisorit serb, Goran Paskaljeviē nė Festivalin e Filmit nė Lokarno, ku prezantoi zyrtarisht projektin “Muaji i mjaltit”.

“Nacionalistët shqiptarë e serbë, nuk janë të kënaqur që ne po realizojnmë një film së bashku. Kjo është deklarata e fundit e regjisorit serb, Goran Paskaljeviç në Festivalin e Filmit në Lokarno, ku prezantoi zyrtarisht projektin “Muaji i mjaltit”. Në prani të gazetarëve të shumtë, mes të cilëve nga “Hollywood reporter”, “Variaty”, “Screen International”, etj., më 11 gusht në orën 14.15 me mundësinë e televizionit zviceran u prezantua projekti i filmit shqiptaro-serb. Në konferencë morën pjesë përfaqësues të të gjitha palëve që hyjnë në këtë bashkëprodhim, si Genc Permeti, Ilir Butka, Goran Paskaljeviç, Daniele Mazzocca, Rudie Schick dhe Hans Eddie. Duke qenë se bëhet fjalë për të parin bashkëprodhim filmik mes Shqipërisë dhe Serbisë, të pranishmit ishin të interesuar për të mësuar mbi formulën e produksionit si dhe detaje në lidhje me realizimin e filmit.

Gjatë kësaj konference u bë i njohur për herë të parë buxheti i filmit, po dhe partnerët. Mësohet se filmi me një buxhet prej 1.5 milionë eurosh (2.23 milionë dollarë), është një bashkëprodhim mes shtëpive filmike “Nova Film” në Beograd, “Ska-ndal” në Tiranë, “Verdeoro” dhe “Paolomar” në Itali, “Neue Cameo Film” në Gjermani dhe “Sëiss Effects” në Zvicër. Projekti ka gjetur mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare, Ministria Serbe e Kulturës, “Apulia Film Commission” në Itali, ndërsa flitet për të tjera aplikime e të tjerë sponsorë.

Këtë shkrim ne po e ilustrojmë me të parën afishe të realizuar në gjuhën angleze për “Honeymoon”.

Kinoprovat janë zhvilluar tashmë në Tiranë e në Serbi, por regjisori ende nuk i ka bërë publikë emrat e aktorëve të zgjedhur. Gjithsesi thuhet se do të angazhojë aktorët më të mirë shqiptarë dhe ata serbë. Paskaljeviç shton se do të vizitojë Italinë për të zhvilluar dy javë kinoprova, ndërsa shpreson të “fitojë aktorin Giancarlo Giannini për një rol”.

Veterani i filmit serb, Goran Paskaljevic zbulon se do të nisë xhirimet e “Honeymoon” në mes të muajit tetor. Gjatë javës së Festivalit të Lokarnos, ku është edhe anëtar jurie, regjisori serb ka folur për “ScreenDaily.com”, ku shprehet se projekti është zhvilluar më me intensitet pas deklaratës së pavarësisë së Kosovës. “Përmes historisë së filmit që zhvillohet në Shqipërinë, Serbinë dhe Italinë bashkëkohore, do të donim të tregonim se me të vërtetë ne mund të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Së fundmi mund të shohim se sa të ngjashëm jemi. Mesazhi që duam të japim është se nëse njohim më mirë njëri-tjetrin, mund të evitojmë urrejtjen, që mund të na drejtojë diku tjetër”.

Skenari i shkruar në bashkëpunim me artistin shqiptar, Genc Përmeti, vërtitet rreth dy çifteve nga Shqipëria dhe Serbia, që përjetojnë të njëjtën histori në mënyrë paralele. Ata arratisen nga vendi i tyre, në kërkim të një jete më të mirë në Evropën Perëndimore. Një koincidencë e pafat i lidh me vrasjen e tre ushtarëve të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. “Kosova kthehet pas si një bumerang dhe ata duhet të paguajnë për diçka me të cilën nuk kanë lidhje”, - shpjegon regjisori, ndërsa vë në dukje se “ka disa nacionalistë serbë e shqiptarë që nuk janë të kënaqur që ne po realizojmë këtë film”. Dhe Paskaljeviç ka arsye për ta besuar një gjë të tillë. Kur projekti i përbashkët u bë publik, askush nuk doli të shprehej kundër, qofshin këta shqiptarë të Shqipërisë, apo të Kosovës.

Pavarësisht përplasjeve historike, askush nuk e pa këtë si një “përdhunë” që i bëhej dhimbjes së Kosovës, sepse në të vërtetë nuk është kështu. Por vetëm pak kohë më parë, një dramaturg kosovar ngrihet dhe thotë mes shumë pasaktësish fëminore se Goran Paskaljeviç është një ndër mbështetësit e politikës së Millosheviçit. Fatkeqësisht duket se dramaturgu nuk është informuar saktë mbi këtë çështje. Paskaljeviç e ka shprehur hapur qëndrimin e tij ndaj politikës së Millosheviçit, 10 vjet më parë dhe mbajti një qëndrim, po kaq qytetar edhe në rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, disa muaj më parë.

Nëse nuk ka lexuar intervistën e regjisorit në gazetën italiane “La Repubblica” në vitin 1998, ku ai akuzon drejtpërdrejt Millosheviçin për regjimin totalitar dhe intolerant që drejton dhe e quan “njeriu që nisi luftën dhe organizoi një shoqëri të bazuar mbi ligjin e xhunglës”, atëherë mund të kishte lexuar shkrimin e botuar në gazetën serbe “Politika” në 19 shtator të të njëjtit vit, ku pikërisht për këto deklarata, Paskaljeviç quhet një “tradhtar i atdheut, i shitur, gënjeshtar”, madje i propozohet edhe të vetëvritet, si në të tjera raste të ngjashme. Kur mësoi për këtë reagim të vonuar, më tepër se akuzat, regjisori ndjeu keqardhje për mosinformimin, që në këtë rast duket keqdashës e personal, por kjo nuk do të pengojë punën për filmin. Kjo është arsyeja pse Paskaljeviç thotë se “duhet të njohim më mirë njëri-tjetrin”.


---------------------------------------------

Prapë Moretti: Në Itali mungon opinioni publik

Festivalet e filmave ndonjëherë shërbejnë për të bërë edhe politikë, aq më tepër kur bëhet fjalë për cënimin e fjalës së lirë. Gjatë prezantimit të një retrospektive në Festivalin e Filmit në Lokarno, regjisori italian Nanni Moretti, ka shfrytëzuar rastin për të dhënë opinionin e vet prej intelektuali për politikën italiane, opozitën, Berluskonin dhe lirinë e mediave. Sipas tij, kreu i shtetit ka konflikt të hapur interesi dhe fatkeqësisht kjo situatë konsiderohet normale. “Më e rënda është që nuk ekziston një opinion publik. Prej 14 vjetësh Berluskoni, pavarësisht konfliktit të interesit, jo vetëm që ka mundësi të kandidojë për të drejtuar vendin, por edhe të ketë një kontroll kaq të fortë mbi mediat”. Sipas regjisorit në asnjë vend demokratik të botës nuk do t’i ishte lejuar Berluskonit një gjë e tillë. “Por mungon kujtesa, mungon opinioni publik dhe pranohet gjithçka si normale”.



Publikuar: 14.08.2008 03:20:13
Lexuar: 93 herė
Fjalėt kyēe: Paskaljeviē,, pėrgjigje, nacionalistėve,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Vjedhurazi pėr Oskar Vjedhurazi pėr Oskar
Rrėfenja moderne, nga Insbruku nė Ankara Rrėfenja moderne, nga Insbruku nė Ankara
Asnjė grosh pėr 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit Asnjė grosh pėr 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit
Mbahet festivali i poezise dhe i muzikes shqiptare Mbahet festivali i poezise dhe i muzikes shqiptare
Ēabej poet dhe gruaja e jetės nė sonete Ēabej poet dhe gruaja e jetės nė sonete
Marsi venecian alias Skanderbeg Marsi venecian alias Skanderbeg
Rozana, njė imazh qė shet Rozana, njė imazh qė shet
"Portokalli", mbyll sezonin
Dita e pestė e Festivalit Ndėrkombėtar tė Filmit nė Durrės Dita e pestė e Festivalit Ndėrkombėtar tė Filmit nė Durrės
Shqipėria sipas gjermanėve Shqipėria sipas gjermanėve
Google Yahoo MSN