E dua, e dua, e dua... atė ēantė
Janė unike, janė tė famshme, janė tė shtrenjta, janė tė paarritshme.Prandaj i duam aq shumė dhe do bėnim sakrificat mė tė paimagjinueshme pėr tė pasur nė dorė njė ēantė Hermes, ose Louis Vuitton, ose Prada, ose...
Çfarë sakrificash duhet të bëjë një grua për të blerë një çantë të markës Miu Miu, punuar me lëkurë të butë, me dizenjo të hatashme, por që kushton, as më shumë e as më pak, por plot 720 euro?

stil
Me siguri që sakrifica në këtë rast do të ishte pak a shumë nja një vit tryezë e varfër, e varfër e varfër, që më në fund ajo çantë të tundet krenare në krahun e saj. Në fakt, çantat e kushtueshme, për të cilat femrat do të bënin sakrifica nga më të jashtëzakonshmet, nuk janë objekte dëshirash vetëm për supermodelet apo femrat VIP.

stil
Në kohët tona, të gjitha gratë me një punë që i siguron pavarësinë ekonomike, dëshirojnë ti shpenzojnë paratë për të blerë çanta firmato. Madje, nuk është çudi që ato të preferojnë ti shpenzojnë paratë më mirë për të blerë një çantë të shtrenjtë sesa të shkojnë për pushime apo për të blerë një makinë. Dhe, më pas, këtë dëshirë të kushtueshme rreken tia tregojnë gjithë botës.

stil
Këto lloje çantash kanë më tepër rëndësi sesa veshjet që mund të reklamohen në pasarelat më të rëndësishme të botës. Vlera e tyre u rrit sidomos pas fushatës publicitare për çantat Longchamp. Ato reklamohen nga modelja Kate Moss, e cila është shtrirë në bregdet krejt lakuriq, duke mbajtur vetëm një çantë të kësaj marke. Mesazhi është i qartë: Mund të bësh fare mirë pa rroba, por pa çantë... kurrsesi!

stil
Po cila është arsyeja e këtij pasioni të marrë për çantat? Pjesërisht sepse ato janë treguesi i parë i statusit të një gruaje, shijeve, si dhe pushtetit ekonomik të saj. Prandaj përhapja e madhe e tyre në këto 100 vitet e fundit tregon rritjen e pavarësisë ekonomike të femrave që mbajnë në duar çanta të tilla. 200 vjet më parë, roli i një gruaje kishte të bënte vetëm me kujdesin për shtëpinë, prandaj gjërat e veta personale mund ti mbante fare mirë edhe brenda një kulete të qepur në formë xhepi brenda rrobave të saj.

stil
Por udhëtimet e ndryshme me tren apo anije ishin shkaktarët e parë të domosdoshmërisë për të pasur valixhe, të cilat ishin gjithashtu tregues i modës së fundit, dhe që i paraprinë përdorimit të çantave të lëkurës.

stil
Jo më kot, disa nga markat më të famshme të çantave, si: Louis Vuitton, Gucci, Prada, Hermes etj. i kanë fillesat në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, kohë në të cilën udhëtimet u bënë një dukuri e zakonshme. Me kalimin e viteve, me rritjen e pavarësisë ekonomike të gruas, filloi edhe rritja e industrisë së prodhimit të çantave.

stil