IBM qe njė dekadė ėshtė duke pėrqafuar pėrdorimin e sistemit operativ Linux, dhe vazhdimisht kėrkon mėnyra tė reja pėr tė mbajtur Microsoftin sa mė larg nga produktet e veta. Duket se nė misionin e vet po pėrparon mjaft mirė.
IBM sapo ka nënshkruar marrëveshje Red Hat, Novell dhe Ubuntu. Qëllimi i bashkëpunimit është krijimi i kompjuterëve të cilët nuk përdorin softuer të Microsoftit.
"Ideja e kompjuterit personal të lirë nga Microsofti është në ajër për një kohë të gjatë", ka thënë drejtoresha për Linux në IBM, Inna Kuznetsova. "Pikërisht tani po krijojmë partneritet me shpërndarësit e Linuxit dhe shitësit e harduerëve që kjo gjë të ndodhë".
Kuznetsova ka refuzuar të komentojë aspektin financiar të marrëveshjes, mirëpo shumë me qejf ka sqaruar se çfarë roli do të ketë IBM në procesin demicrosoftizimit. "Roli ynë do të jetë ta promovojmë atë dhe sigurimi i softuerit të duhur për kompanitë", ka thënë ajo. "Mendoj se ekziston një nevojë e madhe për mjedise alternative kompjuterike".
IBM mendon se kompanitë e vogla janë posaçërisht cak i mirë për projektin e tyre. Duke përdorë zgjidhje pa pagesë, do tu zvogëlohen shpenzimet e afarizmit.