Gjiganti i internetit Yahoo mė nė fund ka lėshuar pėr pėrdorim shėrbimin i cili deri mė sot ka qenė nė fazėn testuese. Fire Eagle qė tani mund ta pėrdoret nga tė gjithė ata tė cilėt duan qė nėpėrmes internetit tė zbulojnė saktėsisht nė cilėn pjesė tė globit tokėsor gjenden.
Më thjesht, Fire Eagle është shërbim i cili ruan të dhënat personale dhe lokacionin e secilit përdorues i cili dëshiron që pjesës tjetër të botës ti ndajë këtë lloj informate. Nëse posedoni ndonjë pajisje me lidhje në internet, mund të futni lokacionin tuaj aktual dhe në këtë mënyrë, të gjithë përdoruesit tjerë, pajisjet apo aplikacionet përkatëse do të mund të marrin ato informata.
Fire Eagle dallon nga shërbimet tjera për atë që përcakton gjeolokacionin e përdoruesve, derisa shërbimi mund të përdoret brenda disa shërbimeve tjera ekzistuese të internetit si Pownce apo blog platformës Movable Type.
Shërbimin e ri të gjigantit të internetit Yahoo mund ta përdorin të gjithë shfrytëzuesit e cilitdo shërbimi tjetër të kësaj kompanie dhe ata të cilët dëshirojnë të regjistrohen. Shërbimi Fire Eagle është tërësisht pa pagesë./fireeagle.yahoo/