E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Shtypi britanik pėr Osetinė dhe Kosovėn
Shtypi britanik pėr Osetinė dhe Kosovėn
Shtypi britanik pėr Osetinė dhe Kosovėn
“Rusia ka treguar muskujt e vet, duke dėshmuar kėshtu se kush dominon nė kėtė rajon. Mbrėmė pat shpresa tė dobėta se luftimeve u ka ardhur fundi - pasi qė Moska pėrkrahi planet paqėsore qė propozohen nga Bashkėsia Evropiane, - shkruan kjo gazetė nė editorialin e saj.

THE GUARDIAN përcjell kërkesat që ka bërë presdidenti rus Medvedev. Gjeorgjia duhet të largojë të gjihta forcat ushtarake nga Osetia, dhe të mos marrin pjesë në "trupat paqeruajtëse " atje bashkë me trupat ruse dhe ato te Osetisë. Medvedev, shkruan THE GUARDIAN gjithashtu kërkon që dy rajonet e shkëputura nga Rusia të kenë të drejtë vote rreth asaj se a duan bashkim me Rusinë apo jo. Aneksimi i mundshëm me Rusinë, do të paraqiste humbjen e rëndësisë për Sakashvillin dhe goditje të rëndë për Gjeorgjinë.

Ky konflikt, shkruan THE INDEPENDENT udhëhiqet nga Putini i cili vazhdon të mbetet në krye të Kremilinit. Konflikti, ka përfunduar ashtu si ka dëshiruar Moska, dhe perëndimi nuk ka se çka të bëjë lidhur me këtë. Rusia mban letrat më të forta në duar pasi që Putini, qysh më herët kuptoi një gjë, shkruan gazeta, dhe atë sigurisht nga bisedat që mund ti ketë zhvilluar me Bushin në Pekin - Perëndimi nuk do te ketë forcën për të luftuar me Rusinë, për te shpëtuar demokracinë Gjeorgjiane.

GUARDIAN ndërkaq vlerëson se presidenti gjeorgjian, Mikhael Sakashvilli tani duhet të luftojë për të mbetur në pozitën që e ka - si njëri nga presidentet më të rinj në botë. Moska, shkruan gazeta po udhëheq një propagandë për te paraqitur si një kriminel lufte, duke shfrytëzuar asisoji analogjinë e ballkanit dhe duke e akuzuar atë deh për gjenocid. Rusët shpresojnë se vet populli ka për tu kthyer kundër presidentit të Gjeorgjisë, Sakashvillit, përkundër faktit se ai ende është i përkrahur nga Amerika.

TIMES shkruan se armëpushimi i tanishëm, të cilin e ka paralajmëruar Medvedevi do të ndihmojë në parandalimin e krizës humanitare. Ky armëpushim e gjen Sakashvillin të përulur ndërkombëtarisht, përkundër përkrahjes të cilën ai ende po e gëzon në shtëpi. Moska pas kësaj gjendjeje mbetet e bindur se hegjemonia e Rusisë në Oseti të jugut dhe në Abkhazi nuk do të vihet në pyetje për kohë të gjatë.

Gjeorgjia është shtet i pavarur, shkruan THE TIMES.

Rusia ka shkelur në te, në dukje të parë për të mbrojtur njerëzit e Osetisë së jugut, por në të vërtetë për të denuar Tbilisini se po kërkon anëtarësim në NATO, si dhe vetë aleancen që e ka ofruar anëtarësimin.

Gazeta thotë se kështu po vihet në dritë standardi i dyfishtë i Perëndimit - përkrahje për pavarësinë e Kosovës por jo për Kaukazin. Kështu po ndriçohet dhe destabilizimi i Sakashvillit, të cilin Putini, jo rastësisht e përbuz.



Publikuar: 14.08.2008 06:14:33
Lexuar: 59 herė
Fjalėt kyēe: Shtypi, britanik, Osetinė, Kosovėn,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Pėrparimi ėshtė rinia e Kosovės Pėrparimi ėshtė rinia e Kosovės
Kjo qė po bėn Thaēi quhet shkombėtarizim Kjo qė po bėn Thaēi quhet shkombėtarizim
Lufta e yjeve Lufta e yjeve
Reforma zgjedhore, si domosdoshmėri Reforma zgjedhore, si domosdoshmėri
Pėrse iket? Pėrse iket?
Amerika Amerika Amerika Amerika
Shkupi pengon Shkupin Shkupi pengon Shkupin
Abdikimi i presidentit dhe shpresat e kryeministrit - njė politikė ēorientuese pėr njė epokė tė re Abdikimi i presidentit dhe shpresat e kryeministrit - njė politikė ēorientuese pėr njė epokė tė re
Si mund tė kemi njė Obama te ne? Si mund tė kemi njė Obama te ne?
Lobimi i ēmendur nė Moskė Lobimi i ēmendur nė Moskė
Google Yahoo MSN