E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Vetėdjegia e tij, e dyshuar. Rajhu i tretė nazist…legjenda e mbijetesės
Vetėdjegia e tij, e dyshuar. Rajhu i tretė nazist…legjenda e mbijetesės
Vetėdjegia e tij, e dyshuar. Rajhu i tretė nazist…legjenda e mbijetesės
Legjenda se ai mund tė kishte mbijetuar, vazhdoi tė qarkullonte shumė gjatė viteve tė pasluftės dhe pastaj, me kalimin e viteve, filloi tė venitej

Vetëvrasje apo ikje me shpurën e Rajhut të Tretë? Pas më tepër se 60 vjetësh serviren dokumente që duan të mbështesin variantin e dytë.
Aventura ndodhi në det. Itinerari fillon në ujërat e ftohta të Baltikut dhe vazhdon drejt Atlantikut dhe pasi e kaluan gati të gjithin, nga verilindja në jugperëndim, udhëtimi përfundon në brigjet e Argjentinës. Duke lundruar ishte (nën ujë gjatë ditës dhe në sipërfaqe gjatë natës) një flotë e vogël nëndetësesh e Rajhut III nazist, legjendarët U-Boot të klasës më të lartë. Ishin njerëz që mund t u rezistonin atyre kushteve. Për javë të tëra mund të jetonin në kushte të paimagjinueshme, në hapësira klaustrofobike, mungesë ajri, ushqime të paketuara dhe ujë që me kalimin e kohës bëhej i papijshëm. Zhytje të rrezikshme dhe burra të vrazhdë, ashtu siç janë shpesh marinarët e nëndetëseve. Por në bord nuk gjendej vetëm ekuipazhi. Në atë ekspeditë udhëtonin edhe pasagjerë të rëndësishëm. Sa të rëndësishëm? Atëherë, aventura e gjatë dhe misterioze zhvillohet në det, por ama zanafillën nuk e kishte aty. Përkundrazi,…
Ajo fillon në disa dhoma po aq të ngushta sa ato të nëndetëseve, po aq klaustrofobike, të ndriçuara vetëm nga drita elektrike, 15 metra nën sipërfaqen e tokës. Jemi në Berlin, në bunkerin e Kancelarisë, në muajin prill të vitit 1945. Qyteti është bërë copë-copë. Perandorisë patetike gjermane po i vjen fundi. Në ato bodrume të ngushta vërtitet Hitleri, gruaja e tij e ardhshme, Eva Braun, dhe disa hierarkë që akoma mendojnë, të paktën disa prej tyre, se mund të kontrollojnë fatin e luftës ose së paku fatet jetëve të tyre. Çfarë i lidh këto dy ambiente kaq të ndryshme dhe të largëta? Eshtë hedhur hipoteza se Hitleri bashkë me gruan e tij të ardhshme Braun, nuk e vranë veten në atë bunker dhe si pasojë, trupat e tyre nuk u dogjën në oborrin aty pranë dhe që çifti ia mbathi në bordin e një prej nëndetëseve drejt brigjeve mikpritëse të Argjentinës. Ndoshta, gjithsesi, edhe nëse do të ishte e vërtetë, natyra prej kohësh do ta kishte bërë punën e saj.
Lundrimi misterioz me transatlantik i U-Boot
Hitleri lindi në vitin 1889. Legjenda se ai mund të kishte mbijetuar, vazhdoi të qarkullonte shumë gjatë viteve të pasluftës dhe pastaj, me kalimin e viteve, filloi të venitej dalëngadalë bashkë me fantazmat e asaj stine në të cilën gati mbijetuan vetëm hijet e dhimbshme të atyre pak të gjallëve në kampet e shfarosjes.
Kjo është një histori e rëndësishme, ku sigurisht ka disa dokumente të cilat sot e kësaj dite nuk janë bërë transparente për publikun. Që prej 60 vjetësh si Londra ashtu dhe Uashingtoni kanë mbajtur të fshehur disa të vërteta, ndoshta të hidhura. Veçanërisht për sa i përket Shteteve të Bashkuara, as "Neni i Informacionit të Lirë" (i cili parashikon bërjen publike të dokumentacioneve sekrete, madje dhe me disa përjashtime të vogla) nuk i mjafton për të transparent dokumentet. Ndër këto përjashtime bëjnë pjesë dhe lundrimi transatlantik i U-Boot.
Martesa me Evën, shpresa e Hitlerit se kanë një të ardhme
Në prillin e vitit 1945, i fundit i luftës, Ushtria e Kuqe, kërkonte të përparonte drejt Berlinit me intensitetin më të madh. Të gjithë ishin të vetëdijshëm se sapo Gjermania të firmoste aktin e kapitullimit, do të hapej menjëherë një tjetër front lufte, një luftë brenda koalicionit aleat. Në fakt lufta nisi dhe vazhdoi gjatë. Për fat të mirë qëndroi e "ftohtë", mbi të gjitha falë terrorit të bombës atomike. Prej kësaj, rusët donin të hynin të parët në Berlin. Dhe ia dolën mbanë. Në mesin e dytë të prillit, Ushtria e Kuqe gjendej në periferinë e qytetit. Hitleri u mbyll atje poshtë, fillon të shqetësohet, flet për armë sekrete, urdhëron gjeneralët e tij për të vërshuar frontin drejt vijës finale për të realizuar një kundërofensivë barbare. Madje, mungonte dhe benzina për të vënë në lëvizje tanket. Municionet po mbaronin dhe situata po merrte tatëpjetën. Më datë 29 a 30 prill, Hitleri martohet me besniken e tij, Evën. Një ushtar i bie fizarmonikës, çifti vallëzon për disa çaste. Eshtë festa e dasmës së tyre. Shumë prej besnikëve të tij nxitojnë për ta shpëtuar. Në bulevardin e gjatë të Berlinit "Unter den Linden" është në pritje një avion. Ai refuzon. Thotë që një kapiten i mirë duhet të fundoset bashkë me anijen e tij. Mos vallë vërtetë përfundoi kështu? Pas atyre fjalëve, a u mbajt një qëndrim i denjë? Edhe hierarkë të tjerë kështu kishin thënë, pastaj aleatët i gjetën duke u munduar për të shpëtuar.
Stalini nuk e besoi kurrë vetëvrasjen e Hitlerit
Ka shumë dëshmi individësh të cilët pretendojnë se kanë transportuar trupin e Hitlerit dhe atë të gruas së tij drejt oborrit, sipër bunkerit, për të kryer amanetin e fundit, djegien e trupave të pajetë. Sigurisht që ka edhe shumë kontradikta, modifikime në rrjedhjen e ngjarjeve, madje edhe mashtrime mjaft të qarta. Gjithashtu ka edhe të tjera dëshmi, ato të ushtarakëve rusë, të cilët hynë të parët në atë bunker. A i panë kufomat? Po. Kush i identifikoi atëherë? Disa ushtarë të thjeshtë. Por a nuk mund të jetë bërë fjalë për çiftin Goebels, të cilët bënë të njëjtën gjë që supozohet edhe për çiftin Hitler, vetëvrasjen? Po, në fakt edhe kjo mund të ketë ndodhur. Skeptiku Stalin, historisë së vetëvrasjes nuk i besoi kurrë, por mbeti i bindur se gjenerali i tij donte vetëm ta qetësonte, duke i thënë se e kishin gjetur kufomën e diktatorit gjerman. Ndoshta vërtet mund të bëhet fjalë për një histori të tillë. Në fakt këtu fillon pjesa e dytë e kësaj aventure: Arratisja…
Anijet gjermane fundosen me urdhër nga lart
Gati të gjithë komandantët e nëndetëseve, duke iu bindur urdhrave nga lart, i fundosën gati të gjitha anijet dhe nëndetëset e tyre. Por për disa prej tyre nuk u morr vesh kurrë asgjë. Dhe si për rastësi, bëhet fjalë për të gjitha nëndetëset e klasit XXI, flota më e perfeksionuar e Marinës Ushtarake Gjermane. Nga porti gjerman i Kielit, kjo flotë fillimisht niset drejt Bergen, një gji tepër i qetë në mes të fiordeve norvegjeze, madje rifuxho e përdorur edhe nga vikingët. Pas disa ditësh, e tërë flota u nis drejt Atlantikut jugor. Aventura fillon. Prita, mbrëmje me radhë pa gjumë, paralajmërime që i detyronin të zhyteshin në thellësi marramendëse. Një prej nëndetëseve gjermane godet dhe fundos një korvetë në ujërat e Amerikës Veriore. Një tjetër përballet me kryqëzorin brazilian Bahia, e fundos duke shkaktuar 336 viktima, tragjedia më e madhe detare e Brazilit. Në fakt, për t u shfajësuar, të gjitha këto fakte janë deklaruar aksidentale. Madje për një rast është thënë se një mitraloz i vetë anijes gjermane kishte shtënë gabimisht mbi vetë depon e municioneve të tyre, duke shkaktuar një shpërthim të madh!

Diplomacia britanike
Pse flota angleze “mbylli syrin” kur diktoi nëndetëset në arrati
Britankët më të interesuar për “Luftën e Ftohtë” në prag, sesa për “perandorinë” në rënie

Lufta në Evropë ka mbaruar, vetëm Japonia vazhdon akoma të rezistojë në frontin e largët lindor. Nëndetëset vazhdojnë të lundrojnë me kujdes, madje shpeshherë vetëm nën sipërfaqe, duke dalë sipër vetëm gjatë natës, për t i dhënë mundësi marinarëve të thithin pak ajër të vërtetë. Por me gjithë kujdesin më të madh, prania e tyre nuk mund t u kishte shpëtuar gjurmimeve aleate nëse nuk do të kishte heshtur komanda e lartë e flotës ushtarake britanike. Por përse vallë qeveria britanike duhej të mbronte nëndetëset e një fuqie, që disa ditë më parë kishte qenë armikja e saj? Këtu fillon historia, jo më ushtarake por politike. Dihet që ndërsa "perandoria" gjermane po binte dalëngadalë, ndërmjet saj dhe anglezëve pati disa kontakte sekrete me qëllim gjetjen e ndonjë marrëveshjeje pa pasur nevojën e armëve. Konti suedez Folke Bernadote, përfaqësues i "Kryqit të Kuq" dhe njëkohësisht filonazist, kërkoi të arrinte një marrëveshje me Henrik Himler, kapo i SS. Ndonjë hierark arriti madje të shkonte deri në Angli për të rënë dakord jo vetëm për dorëzimin, por edhe për qëndrimin e mëpasshëm të Anglisë. Mbi të gjitha, Çërçilli dukej i gatshëm për të thurrur madje edhe një plan për ta bërë Anglinë e tij dhe gjithë Perëndimin, të sigurt nga shënjestrat ekspansioniste staliniste.

Flota e ESES-sëve, 700 faqe sekrete të pashpallura nga FBI

Kur Heri Hopkins (i dërguari i Presidentit amerikan Truman) takoi diktatorin sovjetik në Moskë për të përgatitur Samitin e Potsdam, ky i fundit i tha që mos të kujtonte se Hitleri kishte vdekur vërtet. Madje shtoi mendimin e tij se Borman, Goebels, Krebs dhe vetë Hitleri, ishin arratisur me një nëndetëse. Në fund të fundit, shërbimet sekrete ruse kishin informata se në ditët e fundit të luftës, kishte pasur shumë vajtje-ardhje nëndetësesh, të cilat transportonin ar dhe objekte të tjera me vlerë, transporte që kryheshin deri në Japoni. Që dyshimet e Stalinit nuk ishin vetëm fryt i manisë së tij të persekutimit, këtë e vërteton fakti se, një muaj e gjysmë pas, më 10 korrik, një nëndetëse gjermane doli në sipërfaqe përpara bazës detare të Mar de Plata dhe iu dorëzua autoriteteve ushtarake argjentinase. Një javë më vonë u hap Konferenca e Potsdam, e cila duhej të vendoste, ndër të tjera, të ardhmen e Gjermanisë. Duke i shtrënguar dorën Trumanit, Stalin i përsërit edhe atij se Hitleri nuk kishte vdekur, por ishte "arratisur në Spanjë ose në Argjentinë". Presidenti amerikan u befasua aq shumë nga ato fjalë, saqë urdhëroi FBI-në të niste një kërkim të hollësishëm. Rezultati ishte një dossier me më shumë se 700 faqe, material i cili akoma mbahet sekret. Po me flotën çfarë bëhet? Gjatë kohës që po ndodhte gjithë kjo, kishte pasur disa lajmërime se ishin parë disa nëndetëse gjatë brigjeve argjentinase, madje deri në jugun ekstrem të Patagonisë. Dëshmitarë të ndryshëm thonë se kanë parë të zbarkojnë njerëz të tjerë, veç pjesëtarëve të ekuipazhit, që më vonë u dorëzuan si të burgosur. "Fantazma" të panjohura që ishin larguar në errësirë drejt një rifuxhoje që ishte përgatitur mjaft kohë më parë. A është e mundur që mes atyre "fantazmave" të ishte edhe diktatori nazist bashkë me gruan që tashmë ishte bërë bashkëshortja e tij? Ka aq mundësi për të qenë e vërtetë, po aq sa mund të jetë e vërtetë dhe vetëvrasja e tyre.

Duke i shtrënguar dorën Trumanit, Stalin i përsërit edhe atij se Hitleri nuk kishte vdekur, por ishte "arratisur në Spanjë ose në Argjentinë". Presidenti amerikan u befasua aq shumë nga ato fjalë, saqë urdhëroi FBI-në të niste një kërkim të hollësishëm. Rezultati ishte një dossier me më shumë se 700 faqe, material i cili akoma mbahet sekret

Kur Heri Hopkins (i dërguari i Presidentit amerikan Truman) takoi diktatorin sovjetik në Moskë për të përgatitur Samitin e Potsdam, ky i fundit i tha që mos të kujtonte se Hitleri kishte vdekur vërtet. Madje shtoi mendimin e tij se Borman, Goebels, Krebs dhe vetë Hitleri, ishin arratisur me një nëndetëse

Hitleri rrinte pa lëvizur me vështrimin drejt. Ai s dukej i hutuar, siç thanë disa, as i tërbuar nga inati, siç deklaruan disa të tjerë. Ai vetëm rrinte ulur, i qetë e palëvizur”.

Si u ndje Hitleri kur Anglia i shpalli luftë

Të fshehtat e nazizmit
Në numrin e sotëm do të vazhdojmë me pjesën e dytë të kujtimeve të përkthyesit të Hitlerit, ku do të ndeshim, përveç Hitlerit, Gëringut, Ribentropit edhe personazhe të tjerë të periudhës së paraluftës së Dytë Botërore. Do të shohim se si na e përcjell doktor Shmidt, Moskën e ditëve kur atje nënshkruhej pakti Molotov-Ribentrop, dollinë e Stalinit për Fyhrerin dhe gjithashtu edhe momentet e fundit para se të niste zyrtarisht Lufta e Dytë Botërore dhe si ndjehej Hitleri e bashkëpunëtorët e tij të afërt në ato momente, atmosferën e pragluftës së madhe në ambientet e kancelarisë së Rajhut, frika dhe ankthi, i parë pra me syrin e njeriut që mori në dorëzim edhe ultimatumin e fundit të britanikëve për Gjermaninë naziste, më 3 shtator 1939, dy ditë pas sulmit mbi Poloninë.
Franko kishte frikë nga lufta
Shmidt kujton se: Në fillim të shtatorit, unë isha sërish në krye të detyrës, ndërsa mbaheshin punimet e kongresit të partisë. Vendet e huaja përfaqësoheshin në të edhe më shumë se një vit më parë. Ambasadori i Britanisë së Madhe, i cili në kongresin e fundit të partisë naziste, kishte qëndruar në Nuremberg vetëm për dy ditë, tashmë po e ndiqte kongresin deri në ditën e tij të fundit. Franca dhe vendet e tjera, gjithashtu kishin dërguar përfaqësues seriozë. Gjatë bisedimeve, arrita të dalloja shqetësimin gjithnjë në rritje, që mbretëronte në mbarë Evropën, në shtator 1938. Rrallë herë më kishte qëlluar të përktheja aq shumë, sa ato ditë për luftën e rrezikun që ajo mbartte. Madje është interesant fakti, se këtë situatë e trajtonte me shqetësim të veçantë ambasadori i Spanjës, i cili shprehte hapur frikën se në rast lufte, qeveria franceze, me përkrahjen e të majtëve spanjollë, do të rrëzonin regjimin e Frankos.
Fati i Çekisë dhe Franca
Ndërkohë në Konferencën e Munihut, siç e dimë të gjithë, u mor dhe vendimi për t i dhënë Gjermanisë të drejtën të aneksonte Sudetet, krahinën gjermanofone në Çekosllovakinë perëndimore. Por, Franca sidomos, u ndje shumë keq që i duhej ta gëlltiste të gjithë këtë, pasi ajo kishte dhe një pakt mbrojtje e bashkëpunimi ushtarak me çekët. Shmidt kujton se: “Tani unë po shkoj te një njeri, që ndodhet në prag të vdekjes, vetëm sa për t i dhënë kungimin e Perëndisë“, u shpreh Fransua Ponsje, në mëngjes herët, më 3 shtator 1938, tek përgatitej të njoftonte çekët për dënimin që kishin marrë në mungesë. “Por unë nuk kam me vete as balsam që ta hedh në plagët e tij“, shtoi ai. Ndërsa na përcjell shqetësimin e madh të atyre kohëve, doktor Shmidt kujton se “Në punën time s kam pasur kurrë ndonjë periudhë tjetër, ku të merrja pjesë me një bollëk të tillë bisedimesh, siç ishte intervali midis Konferencës së Munihut dhe shtatorit 1939“. Pak kohë pas Konferencës së Munihut, u thellua bindja brenda meje, se tashmë katastrofa ishte e pashmangshme. Por unë ende nuk i kisha të qarta përmasat e saj.
Presidentit Gaha i bie të fikët
Mëngjesin e ditës fatale të 15 marsit 1939, të cilën unë e quaj si fillimi i fundit, Hitleri priti në kancelari Presidentin e Çekosllovakisë, doktor Gahën dhe Kryeministrin e tij, Hvalkovski, për një bisedë të fshehtë.
Kur sapo kishte kaluar ora 1 e natës, në atë dhomë erdhi një burrë i shkurtër, i moshuar, me syze të errëta, që shkëlqenin në fytyrën e skuqur nga emocioni. Ishte pasuesi i Beneshit, Presidenti Gaha. Ai bëri të gjitha përpjekjet, për të mos ngjallur motive për kritikë nga ana e fqinjit gjigant, Gjermanisë, që e rrethonte nga tri anë territorin e zvogëluar tashmë të Çekosllovakisë. “Edhe në problemet e politikës së jashtme, ne do të donim të vareshim nga Ju, zoti Rajhsministër, nëse është e mundur”- tha Hvalkovsi.
Por, një moment shumë interesant është ai kur Presidentit të Çekosllovakisë, Dokror Gahës, i bie të fikët ndërsa merr lajmin direkt nga goja e Hitlerit se tashmë fati i Çekosllovakisë ishte vendosur dhe se madje e vetmja gjë që mund të bënte ai dhe Kryeministri që kishte me vete, ishte që të njoftonin Pragën me telefon që të mos bënte rezistencë ndaj Vermahtit gjerman. Më pas, ndërhyri mjeku personal i Hitlerit, Doktor Moreli, i cili i bëri një gjilpërë Presidentit çekosllovak dhe çdo gjë mori fund. Deklarata se tashmë fatet e vendit të tij i liheshin në dorë Rajhut gjerman, ishte firmosur nga vetë ai së bashku me Hvalkovskin dhe sigurisht, nga Hitleri dhe Ribentropi.
Konti Çiano dorëzohet
Më tej, ndërsa po afrohej përditë e më shumë pushtimi i Polonisë, më 22 maj, një delegacion italian i kryesuar nga Konti Çiano, niset drejt Berlinit për të nënshkruar “Paktin e Çeliktë”. Atë ditë të parë, Cianoja iu kundërvu Hitlerit në mënyrë mjaft energjike. Ai kishte marrë udhëzime nga Duçja për t i treguar Hitlerit se çfarë marrëzie do të ishte shpërthimi i një lufte. Por më pas, si me magji, Çioanoja nuk u përpoq më ta detyronte Hitlerin të dëgjonte këshillat e Duçes. Ai nuk foli më për paaftësinë e Italisë për të ndërmarrë veprime luftarake. Në një mënyrë krejt të pakuptueshme, ai u dorëzua. Ju keni pasur aq herë të drejtë, kur ne shpreheshim ndryshe, tha ai, sa unë mendoj se ka shumë mundësi që edhe këtë radhë t i shihni gjërat më mirë se ne.
Moska gjatë ditëve të paktit
Ndërkohë ngjarjet rridhnin dhe në Moskë po nënshkruhej pakti i fshehtë Molotov-Rinetrop, një lëvizje diplomatike kjo spektakolare edhe sipas Shmidt, që habiti shumëkënd në Perëndim. Por, ja si e përshkruan Shmidt Moskën në kohën që u nënshkrua Pakti i Mossulmimit me Bashkimin Sovjetik. “Disa grataçela të reja, të ndërtuara sipas stilit amerikan, ku ishin vendosur ministritë, kishin pamje imponuese. Kur zbrita në metronë e famshme, pata po atë ndjenjë të mahnitshme siç e kanë të gjithë vizitorët e huaj që vijnë në Moskë për herë të parë. Stacionet e saj të zbukuruara me mermer, me ndriçim të plotë, komoditeti dhe pastërtia në vagonët super modernë dhe ventilimi i mrekullueshëm, mund të linin në bisht metrotë e Berlinit, Parisit, Londrës apo Madridit.
Por nga ana tjetër, shprehet dhe gjendja e mjeruar ekonomike e atyre kohëve në kryeqytetin sovjetik. Ja si shkruan më tej Shmidt:
Desha të blija dhe nëpër vitrina ende mund të shihje diçka nga mallrat që tregtoheshin në dyqane dhe norma ditore qe mbaruar, ishte shitur me kohë. Që para luftës, mungesa e mallrave aty ishte po aq evidente sa ç ishte në Berlin gjatë luftës, kurse shoqërueses sime i thoshin shpesh në rusisht shprehjen se “këtë nuk kemi dhe as do ta kemi ndonjëherë“, ose pak a shumë kështu, gjë e cila u bë më pas e rëndomtë edhe në dyqanet e Berlinit pas mbarimit të luftës.
Në fakt, siç tregon vetë Shmidt, ai vetë nuk ishte i pranishëm gjatë nënshkrimit të Paktit midis Ribentropit dhe Molotovit, ku mori pjesë dhe Stalini.
Por, më vonë ai bëhet dëshmitar i atyre që kishte thënë vetë Ribentropi, ndërsa Stalini kishte ngritur dollinë për Hitlerin, i gëzuar pas nënshkrimit të paktit. “Unë e di se sa fort e do populli gjerman Fyhrerin e vet, prandaj do të doja të pinim për shëndetin e tij“, kishte thënë Stalini.

Sulmi mbi Poloninë
Ndërkohë, më 3 shtator 1939, dy ditë pasi kishte nisur sulmi gjerman mbi Poloninë, pas shumë tratativash të Anglisë dhe Francës për të arritur një paqe dhe një propozimi italian për të ndërprerë menjëherë luftimet e për të zhvilluar një konferencë paqeje, e cila u hodh poshtë si nga Gjermania, ashtu dhe nga Franca e Anglia, erdhi koha kur u dorëzua dhe ultimatumi final britanik për Gjermaninë, që iu dorëzua pikërisht nga dora e Hendersonit, ambasadorit britanik në Berlin, përkthyesit të Hitlerit, Shmidt dhe që do të shënonte në realitet edhe hapin e fundit drejt paqes, para se të niste zyrtarisht Lufta e Dytë Botërore.
“Hendersoni mbaroi së lexuari ultimatumin, të cilin ma dorëzoi mua dhe u përshëndet me fjalët: Më vjen sinqerisht keq që mu desh t jua dorëzoja pikërisht juve një dokument të tillë, sepse ju jeni munduar gjithnjë të na ndihmoni.
Hitleri i qetë pas ultimatumit
Pasi dhe unë i shpreha keqardhjen time, u drejtova për nga kancelaria, ku të gjithë më prisnin shumë të shqetësuar. Kishte me të vërtetë shumë njerëz dhe unë mezi çava deri te Hitleri. Kur hyra në dhomën tjetër, pashë Hitlerin ulur në tavolinën e punës, ndërsa Ribentropi qëndronte pranë dritares. Të dy më kundronin në pritje. U ndala në një farë largësie nga tavolina e Hitlerit dhe nisa të përktheja ngadalë ultimatumin e qeverisë britanike. Kur mbarova, zuri një heshtje e plotë.
Hitleri rrinte pa lëvizur me vështrimin drejt. Ai s dukej i hutuar, siç thanë disa, as i tërbuar nga inati, siç deklaruan disa të tjerë. Ai vetëm rrinte ulur, i qetë dhe pa lëvizur.
Pas një pauze, që u duk si një shekull, ai u kthye nga Ribentropi, që ende qëndronte pranë dritares. Po tani?-pyeti Hitleri.
Ribentropi u përgjigj i qetë duke thënë se: “Pas një ore, jam i bindur se francezët do na dorëzojnë një ultimatum të ngjashëm”.
Meqë detyra ime mbaronte aty, unë u largova. Anglezët sapo na dorëzuan një ultimatum. Anglia dhe Gjermania, pas dy orësh do të jenë në gjendje lufte. Pastaj, në dhomën e pritjes mbretëroi heshtje varri. Gëringu u kthye nga unë dhe më tha: “Nëse ne e humbasim këtë luftë, Zoti na ndjeftë”. Ndërkohë, Gëbelsi ishte ulur në një cep i merakosur dhe si i përhumbur. Të gjithë ishin shumë të shqetësuar.
Kulonderi, ambasadori i Francës në Berlin, i dorëzoi Ribentropit një ultimatum identik, afati i të cilit mbaronte në orën 5 pasdite. Kishte nisur Lufta e Dytë Botërore.

Autori
Kush ishte Paul-Oto Shmidt
Paul-Oto Shmidt lindi më 23 qershor të vitit 1899, në Berlin dhe vdiq në Munih më 21 prill, të vitit 1970. Ai ka qenë për një kohë të gjatë shefi i zyrës së përkthimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane, nga viti 1924 deri në vitin 1945. Ai mori pjesë pothuajse në të gjitha konferencat më të rëndësishme të kohës përkrah Hitlerit e bashkëpunëtorëve të tij. Në maj të vitit 1945, Schmidt u arrestua nga amerikanët, duke u liruar më pas në vitin 1948. Në vitin 1950, ai rifitoi statusin e tij dhe u çlirua nga akuzat. Po në këtë vit, u mor vendimi që ai të vazhdonte veprimtarinë e tij si përkthyes ashtu si dhe më parë.

Sulmi mbi Poloninë
Sulmi nazist mbi Poloninë më 1 shtator 1939 shënoi dhe fillimin e luftës së Dytë Botërore. Operacioni i koduar nën emrin “i bardhë“, solli dhe marshimin e trupave gjermane përtej kufirit polak. Në terminologjinë specifike, tashmë nuk përdoret në fakt më termi “sulmi nazist mbi Poloninë”, për shkak se dobësonte rolin e rezistencës polake dhe në vend të tij tashmë përdoret termi “lufta e shtatorit”.

Kush ishte Konti Çiano
Galeaco Çiano, kont i Kortelacos, lindi në Livorno, më 18.03.1903. Jeta e Kontit Çiano është ndoshta dhe njëra ndër më dramatiket që kanë përjetuar hierarkët e lartë fashistë. I biri i një heroi kombëtar dhe i shoqi i Edës, vajzës së Musolinit, në moshën 33 vjeçare bëhet ministër i Punëve të jashtme, i Italisë fashiste. Si një i preferuar i Duçes e rrit shpejt pushtetin dhe famën e vet. Gjithsesi, ai bëri shumë përpjekje për të mos e futur Italinë në një luftë. Më 11.01.1944, ai u ekzekutua nga ish-shokët e tij në Verona.

Marrëveshja e fshehtë
Pakti i Mossulmimit gjermano-sovjetik
Pas muajsh bisedimesh sekrete, në prani edhe të Josif Stalinit, më 23 gusht 1939 , ministri i Jashtëm gjerman, Joakim fon Ribentrop dhe homologu i tij rus ose më saktë, Kryetari i këshillit të komisarëve të popullit për punët e Jashtme, Vjaçesllav M. Molotov, në Moskë nënshkruan atë që në mbarë botën më vonë do të njihej edhe si pakti "Hitler-Stalin". Me nënshkrimin e tij, përpjekjet e anglezëve e francezëve, për ta bërë dhe Bashkimin Sovjetik pjesë të aleancës së tyre të madhe kundër Gjermanisë naziste, morën një goditje të fortë.
Pakti, në fakt binte në kundërshtim me vetë idetë antibolshevike të Hitlerit dhe me politikat e tij të deriatëhershme, por ky hap i siguroi atij edhe sulmin mbi Poloninë, më 1 shtator 1939, gjë që do të sillte dy diotë më ovën edhe shpërthimin e luftës së dytë. Por, vendosmëria e tij për të ndërmarrë një luftë ndaj sovjetëve, bëri që ai të mos i përmbahej këtij pakti dhjetëvjeçar dhe të niste një luftë të përgjakshme edhe kundër Bashkimit Sovjetik vetëm dy vite me vonë. Ai përmbante përveç një teksti zyrtar të nënshkrimit të marrëveshjes, edhe një protokoll shtesë, që ishte sekret. Ky protokoll shtesë rregullonte në anekset e tij të veçanta ndarjen e Polonisë midis Rajhut gjerman e Bashkimit Sovjetik, pas okupimit të territorit të saj. Edhe shtetet balltike, Besarabia (Moldavia e sotme) dhe Finlanda, sipas këtij plani të fshehtë, do t i nënshtroheshin sferave të ndërsjella të interesave gjermano-sovjetike të kohës.
Pakti "Molotov-Ribentrop" u pasua më pas edhe nga nënshkrimi i një marrëveshje për bashkëpunimin kufitar e miqësisë, në 28 shtator 1939, midis Gjermanisë naziste e B.S, ku përmbaheshin edhe aty shumë klauzola sekrete: Në të, Hitleri pranonte kontrollin sovjetik mbi Lituaninë në këmbim të disa zonave të tjera. Një protokoll shtesë drejtohej kundër luftëtarëve polakë të rezistencës dhe ndaj politikanëve në ekzil. Në të rregulloheshin gjithashtu edhe zhvendosjet e popullsisë gjermane nga zonat e sferës sovjetike drejt territoreve gjermane. Hitleri megjithatë vendosi të niste një fushatë kundër Bashkimit Sovjetik dhe më 18 dhjetor 1940, urdhëroi të përpunohej një plan sekret sulmi me emrin e koduar "operacioni Barbarosa", mbi bazën e të cilit, më 22 qershor, nisi dhe sulmi i papritur mbi Bashkimin Sovjetik, që solli dhe futjen në mënyrë automatike të tij në aleancën antinaziste me Anglinë, SHBA-në dhe Francën.

Ideatori
Kush ishte Vjaçesllav Molotov
Vjaçesllav Mihailoviç (Skrjabin) Molotov lindi më 25 shkurt 1890, në Kukarka, pranë qytetit të Kirovit në Rusi dhe vdiq më 8 nëntor 1986 në Moskë. Ai ishte Kryeministër i Bashkimit Sovjetik gjatë viteve 1930–1941 dhe ministër i Jashtëm, në vitet 1939–1949, 1953–1956. Rridhte nga një familje aristokrate ruse. Ishte anëtar i partisë bolshevike, qysh në vitin 1906, asokohe si shumë komunistë të tjerë, mori pseudonimin Molotov (në shqip: çekiç). Molotov ishte redaktor i gazetës së partisë komuniste “Pravda“ dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Stalinit, qysh nga viti 1921 edhe anëtar i Komitetit Qendror dhe i Byrosë politike të PKBBS. Në dukje, një njeri serioz e i arsyeshëm, ai ishte dhe njëri ndër përgjegjësit kryesorë të ekzekutimeve masive e krimeve të Stalinit. Si ministër i Jashtëm i Stalinit, ai ishte dhe personi kryesor që negocioi në mënyrë sekrete me gjermanët derisa u arrit nënshkrimi i Paktit të fshehtë që mban pikërisht emrin “Molotov-Ribentrop“, më 23 gusht 1939 në Moskë. Ai nënshkroi edhe paktin e neutralitetit me Japoninë në 1941 dhe mori gjithashtu më pas pjesë në të gjitha konferencat e rëndësishme të kohës, si ajo e Teheranit (1943), Jaltës (1945) dhe e Potsdamit (1945). Ai do të mbahet mend se ishte ai që lexoi dhe deklaratën e parë në emër të popullit e qeverisë sovjetike, pak orë pas sulmit të parë të gjermanëve mbi Bashkimin Sovjetik, më 22 qershor 1941, në radion moskovite, duke deklaruar se Bashkimi Sovjetik do të luftonte me të gjitha mjetet për ta fituar këtë luftë, ndërkohë që Stalini vetë nuk ishte i gatshëm të dilte e të deklaronte para popullit gatishmërinë e tij në ato momente. Më pas, karriera e tij do të njihte ulje dhe dy vjet para se të vdiste në Moskë, në vitin 1984, ai u rehabilitua, pasi deri më atëherë, gëzonte damkën e stalinistit.

Diktatori
Stalini dhe ndarja e Polonisë
Josif Visianoroviç Stalin lindi më 21 dhjetor të vitit 1879, në Gori, Gjeorgji dhe vdiq në Moskë më 5 mars 1953.
Qysh nga viti 1922, ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe qysh nga viti 1941, kryetar i Këshillit të Lartë të Komisarëve të Popullit, që më vonë do të quhej Këshilli i Ministrave dhe nga viti 1941 deri në vitin 1945 Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë së Kuqe. Pasi tejkaloi problemet në luftën e brendshme për pushtet në gjirin e partisë komuniste, nga viti 1927 deri në vitin 1953 “de facto“, ai u bë dhe diktatori i Bashkimit Sovjetik. Gjatë kohës që ai ishte në pushtet u vranë shumë kundërshtarë të tij politikë, si dhe u kryen masakra mbi grupime etnike, shoqërore e politike, ndërsa miliona sovjetikë u izoluan, arrestuan, torturuan, deportuan me forcë dhe u shpallën kulakë. Por megjithatë, si një partner shumë i rëndësishëm i aleatëve në Luftën e Dytë Botërore, ai dhe vendi që ai udhëhiqte, pati një ndikim të padiskutueshëm në fatet e luftës.
Ndër bashkëpunëtorët e tij më të zellshëm renditej edhe ministri i tij i Jashtëm, Vjaçesllav Molotov. Në vitin 1939, ai ishte dhe frymëzuesi kryesor i nënshkrimit të paktit të mossulmimit me Gjermaninë naziste, që solli dhe ndarjen e fshehtë të territorit polak midis Bashkimit Sovjetik e Gjermanisë. Pas futjes së trupave gjermane në Poloni, më 17 shtator, sipas planit të parashikuar më parë, në Poloni hynë trupat sovjetike. Këto trupa hynë edhe në vendet baltike dhe në pjesën lindore të Rumanisë ose siç njihet sot Moldavia. Praktikisht tashmë, shumë shtete kishin humbur pavarësinë e tyre dhe u ishin nënshtruar një zgjedhe të re, asaj naziste-sovjetike, që u vendos respektivisht në zonat e pushtuara. Stalini është dhe përgjegjës direkt i vrasjes masive të mbi 20.000 oficerëve polakë, që u groposën në Katjin, menjëherë pas futjes së trupave sovjetike në Poloni.

Gazeta ballkan


Publikuar: 14.08.2008 06:17:30
Lexuar: 113 herė
Fjalėt kyēe: Vetedjegja, dyshuar, raju, nazistė, legjenda, mbijeteses,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin
Trilli i njė duke solli armėt e Skėnderbeut nė Vjenė Trilli i njė duke solli armėt e Skėnderbeut nė Vjenė
Anėt negative tė ideologjisė staliniste nė Bashkimin Sovjetik Anėt negative tė ideologjisė staliniste nė Bashkimin Sovjetik
Perplasja mes amerikaneve dhe britanikeve per operacionet anti-Hoxha Perplasja mes amerikaneve dhe britanikeve per operacionet anti-Hoxha
Amerikani qė luftoi pėr ēlirimin Korēės nga andartėt Amerikani qė luftoi pėr ēlirimin Korēės nga andartėt
Letėr babait Letėr babait
Nazistėt urdhėruan shqiptarin ti hapte varrin vetes Nazistėt urdhėruan shqiptarin ti hapte varrin vetes
Egjypti i lashtė, origjina dhe e vėrteta e Masonerisė ndėrkombėtare Egjypti i lashtė, origjina dhe e vėrteta e Masonerisė ndėrkombėtare
Halim Xhelo, gjenerali rebel qė akuzoi Enverin pėr krime Halim Xhelo, gjenerali rebel qė akuzoi Enverin pėr krime
Persiatje mbi Skenderbeun Persiatje mbi Skenderbeun
Google Yahoo MSN