Ėshtė nė fakt, njė nga ato lajme, qė vėshtirė tė besohet dhe pėr mė tepėr, qė kėrkon konfirmim. Gjithsesi thashethemet e para flasin pėr njė martesė tė mundshme tė Ermal Fejzullahut dhe siē i thonė, "ku ka zė, nuk ėshtė pa gjė".
E ndërsa revista albaniac, në internet lanson këtë informacion, duket se fansat kosovar të këngëtarit, në forume janë të gatshëm ta plotësojnë. Thuhet se Ermali dhe e dashura e tij Ariana, e cila kohët e fundit është shfaqur edhe ne ambiente publike pranë tij, po mendojnë për martesë.
Derisa Ermali nuk i ka komentuar lajmet, që janë shkruar rreth jetës se tij private, fansat në internet shkruajnë me tej. Kështu, një komentuese në forume, pohon se arsyeja e martesës është shtatzënia e Arianes, lajm për të cilin ajo shkruan se e ka mësuar nga gjyshja e këngëtarit.
Thuhet, se përgatitjet për dasmën tashme kanë filluar dhe pritet një ceremoni e madhështore, ku pa dyshim nuk do të mungojnë personazhet VIP.