E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Diplomacia shqiptare dhe tryeza maqedonase
Diplomacia shqiptare dhe tryeza maqedonase
Diplomacia shqiptare dhe tryeza maqedonase
Njė njoftim i shkruar keq po qėndronte i ngjitur pėr kiosqet e shėmtuara tė policisė kufitare shqiptare nė kufirin me Maqedoninė. Njė polic u sqaronte tė gjithė qytetarėve se pėr shqiptarėt ėshtė e ndaluar tė kalohet nė shtetin fqinj qoftė edhe pėr njė orė pa paguar sigurimin e udhėtimit pėr pesė ditė, e qė nė zyrat e kompanisė sė sigurimeve aty afėr kushton 5 euro.

Muhabeti filloj aty dhe qytetarët kërkonin sqarime nga policët e shkretë shqiptar të lodhur nga vapa e mesditës, gjithnjë duke kujtuar pagat e vogla. Lajmet e sqaronin këtë gjë pas olimpiadës së vizave nga Maqedonia, por mendova se ishte vetëm një problem i radhës të cilin mund ta kaloje me pak gjindshmëri. Por, kësaj radhe nuk ndodhi kështu. Në bisedë me policin kuptova se maqedonasit dhe të gjithë shtetasit e huaj që futen në Shqipëri mund të paguanin nga një euro në këtë kohë dhe të kalonin pa problem. “Madje shpesh nuk kanë lekë të vogla dhe u themi se i paguajnë kur të dalin”, sqaronte polici.

Unë isha më shtatë shokë të mijë shqiptarë dhe ata duhet të paguanin edhe nga 10 euro për vizat që i binte 105 euro për të shkuar për një drekë afër qendrës së Shën Naumit. Sigurisht ishte shumë ironike dhe e keqe për miqtë e mi që pas gjysmë ore fjalosjesh ata kaluan duke paguar të gjitha të hollat, kurse unë me pasaportë serbe kalova lehtësisht i shoqëruar edhe me urime mirëseardhjeje. Pas shumë lajmesh në mediat shqiptare për konfliktin me vizat kam pas menduar se pse shqiptarët e shajnë vetëm Maqedoninë. Normalisht që ky është një dënim dhe poshtërim i radhës për shqiptarët që jetojnë andej kufirit dhe një tension tjetër për të drejtat e njeriut. Por kjo më kujtoi një vendim të çuditshëm të ministrisë së jashtme shqiptare kur u hoqën vizat për serbët një kohë dhe Serbia nuk i hoqi për shqiptarët. Por, absurdi në diplomacinë shqiptare dhe me sistemin e njerëzve të administratës publike nuk është thjesht një risi. Diplomacia shqiptare nuk ka ndonjë traditë dhe administrata publike përgjithësisht nuk ka kurrë ndonjë vazhdimësi. Sistemi i punësimit është partiak dhe kur të vijë partia tjetër duhet të ndërrohen edhe pastruesit në ndonjë shkollë fillore sepse nuk i përkasin partisë fituese. Ndërkohë që vapa e krijuar nga asfalti nën këmbë po ma humbte durimin në pikëkalimin e Tushemishtit mu kujtua një ngjarje që ma kishte treguar një mik. Zefi, një mësues fshati po priste komisionin e Ministrisë së Arsimit me ankth për vendin e punës që edhe ashtu nuk kishte kush t’ia merrte në ato kodra të humbura. Por, frika është në trend në Shqipëri. Në orën e matematikës po bënte shumëzimin dhe shpjegon shifrat ta zëmë 6 herë 5 bëjnë 32 e dy. Dhe, inspektori i arsimit pas herës së tretë e fton Zefin heshtazi dhe i thotë kujdes sepse do ta mësojnë keq, bëjnë 30 e jo 32 e dy. Zefi i shkretë del para nxënësve dhe thotë se me vendimin e Ministrisë së Aarsimit që sot 6 herë 5 bëjnë 30 dhe jo 32. Kjo më sqaroi edhe fatin e një shqiptari që pret në kufi. Ai nuk mund të shpresoj asgjë nga shteti i tij.

Rruga për në Ohër është e bukur dhe mund të kalohet edhe në këmbë ndonjë mëngjes. Por, gjithçka bëhet e qartë kur vjen për në Shqipëri dhe kalon pranë tabelës së shpuar nga plumbat. Ato ditë kryeministri Sali Berisha po bënte plazh në jug të vendit. Asnjëherë nuk e kam kuptuar përse shqiptarët ranë kaq poshtë dhe nuk reaguan asnjëherë. Ata e kanë vet fajin që janë të nënshtruar. Maqedonia nuk lejojë festimin e shkronjave shqipe në Manastirit, hoqi gjuhën shqipe si zyrtare, flamurin dhe të gjitha këto të drejta që nuk i mohohen askujt. Shqiptarët kanë bërë probleme gjithandej dhe thjesht u bënë ata njerëzit problematik duke i dhënë ngjyrë të zezë zgjedhjeve maqedonase. Por, asnjëherë nuk pati reagim nga Tirana zyrtare dhe askush nuk tha asnjë fjalë reagimi. Shqiptarët përveç Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe ndonjëherë Turqisë nuk mund të dalin askund pa viza. Jam shumë kureshtar për të ditur se sa njerëz shkojnë në këto vende të rajonit. Serbët e konsiderojnë problem sepse mund të kalojnë mbi dhjetë shtete, por ata janë serb dhe kanë pasur probleme politike. Por, Shqipëria me shtetet tjera praktikisht nuk ka pasur konflikte. Kryeministri shqiptar dhe shefi i diplomacisë do të duhej të kishin kaluar nga Shkupi, por jo për fotografi dhe dreka, por për t’ua numëruar ca fjalë maqedonasve. Megjithatë, kot e kam. Në një vend në rajon më ka ndodhur të gjejë ambasadën shqiptare të mbyllur në ditë pune. Jo në Serbi.

Dreka ishte e mirë edhe pse kushtoj tre herë më shumë dhe e shoqëruar me ndjenjën e keqe që unë kalova aq lehtë me pasaportën serbe para fytyrës së bashkëkombësve të mi. Më erdhi shumë inat që buxheti i shtetit më vjedh dhjetë për qind të të ardhurave çdo muaj pasi as që jetoj në Shqipëri. Fundja qytetarët e meritojnë që ministri i tyre i jashtëm të shkruaj një letër për ta. Një kartolinë për Shkupin. Por, turpi i botës është edhe ministri i jashtëm, madje nëse nuk harroj është nën hetime. Sigurisht që nuk shkojnë në Shkup se mund të del sërish ndonjë ministër me ndonjë makinë të vjedhur. Gjithsesi për ndodhitë që bëhen në Shqipëri nuk ia vlen të humbet kohë aq shumë. Fundja askush nga qeveria nuk do të lexoj dhe nuk do t’ia di.

Pas kthimit në Shqipëri, po kthehesha prapë për në Shkup të prisja një kolegen time shqiptare nga Athina që të udhëtonim bashkë në një seminar në Beograd. Por, pas dhjetë orësh udhëtimi nga Athina në Selanik, kufi, maltretime, verifikim, maqedonasit i kishin thënë se nuk mund të merrte vizën në kufi, por në ambasadën në Athinë sepse shtetasit shqiptar mund të kalonin në atë mënyrë torturuese vetëm nga Shqipëria. Tri viza kishte për të arritur në Bosnje. Dhjetë orë mbrapa për në Athinë dhe dy ditë për të arritur në Beograd. Sa ëndërr e kanë shqiptarët atë letrën shumëngjyrëshe në pasaportën e tyre. Por, kot. Pas lodhjes në pritje dhe nga mllefi më është kujtuar sërish polici shqiptar në kufi që më tha mirupafshim në edicionin e radhës.

Idro Seferi/telegrafi


Publikuar: 15.08.2008 00:35:39
Lexuar: 81 herė
Fjalėt kyēe: Diplomacia, shqiptare, tryeza, maqedonase,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Kosova, rrugė e mundimshme Kosova, rrugė e mundimshme
Masakra qė i pėrgatitet Jugut tė mbetur Masakra qė i pėrgatitet Jugut tė mbetur
BE, plane te reja per fqinjet lindore BE, plane te reja per fqinjet lindore
UNMIK e EULEX, si vėlla e motėr UNMIK e EULEX, si vėlla e motėr
Kemi 4 javė pa mėsim Kemi 4 javė pa mėsim
Politikanė apo “aristokraci”? Politikanė apo “aristokraci”?
Shqiptarėt dhe Kosovarėt - Think Global and deal Local! Shqiptarėt dhe Kosovarėt - Think Global and deal Local!
Ēka e pret Kosovėn nė vitin 2009 Ēka e pret Kosovėn nė vitin 2009
Kur do tė ndalė rėnia e dollarit? Kur do tė ndalė rėnia e dollarit?
"Amatorizmi politik, kur trazohet, sjell viktima..."
Google Yahoo MSN