Kėshilla tė arta pėr njė martesė tė lumtur dhe tė suksesshme.Njerėzit kėrkojnė lumturinė nė martesė. اdo njeri mendon se nė martesė do tė gjejė kėnaqėsi, harmoni, respekt, kuptueshmėri, pėrkrahje pėr nė rrugė tė vėrtetė...
Më pastaj, befasohet kur përballet me të vërtetën. Nga ky realitet, mjafton të flasim për këtë temë mjaft të rëndësishme. Nëse kësaj i shtojmë edhe faktin se njeriu kalon shumë kohë në shtëpi dhe se, nëse nuk ka një jetë bashkëshortore të rehatshme, kjo do të bëjë që ai mos të ndihet i qetë në shtëpi, e cila duhej të ishte oazi e prehjes, vend ku do të pushojë nga angazhimet e përditshme, strehim nga sfidat që e ndjekin në çdo hap...
Familja luan një rol shumë të madh për zhvillimin dhe funksionimin e drejtë të një shoqërie. Nëse familja funksionon drejtë, atëherë është për të pritur fryte cilësore nga kjo qelizë e rëndësishme e shoqërisë. Frytet më cilësore që mund të presim nga një familje që funksionon drejtë janë fëmijët e edukuar mirë, pikërisht ata, që nesër do të bëhen bartësit e kësaj shoqërie.
Gjithë jetën mbi ta do të vërehen gjurmët e edukatës së familjes, qoftë në kuptimin pozitiv apo negativ. Fëmijë të edukuar mirë nuk do ti shërbejnë vetëm vetes dhe familjes, por edhe gjithë shoqërisë, e cila do ta ndjejë mirësinë e tyre. Fëmijë të edukuar keq nuk do ti sjellin probleme vetëm familjes, por do të jenë problem edhe për gjithë shoqërinë.
Për të dy kategoritë ekzistojnë shumë shembuj, që nuk është e nevojshme që ti përmendim këtu. Një njeri me arsye të shëndoshë nuk dyshon për asnjë moment se burimi më i madh i problemeve bashkëshortore është mungesa e zbatimit të principeve islame në jetën e përditshme, në krye të së cilës qëndron Ligjdhënësi.
Elvedin Peziq/Gruaja dhe familja/