E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > “Koha e kometės" pėruron Festivalin veror tė Filmit Artistik
“Koha e kometės" pėruron Festivalin veror tė Filmit Artistik
“Koha e kometės
Filmi i regjisorit Fatmir Koēi, “Koha e kometės”, do jepet premierė nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit Artistik nė Durrės.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Artistik, që do të zhvillohet në Durrës nga data 23 gusht deri më 4 shtator, vjen për të parën herë në Shqipëri së bashku me filmin "Koha e kometës". Filmi do të shfaqet premierë gjatë këtij festivali, pas më shumë se një viti nga koha e fillimit të xhirimeve të tij.

Filmi i regjisorit Fatmir Koçi, bazuar në librin e Ismail Kadaresë, "Viti i mbrapshtë", do të vijë premierë për publikun, duke qenë njëkohësisht edhe filmi që çel festivalin veror ndërkombëtar.

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Artistik do të marrin pjesë 11 filma të huaj artistikë dhe tre shqiptarë (përveç "Koha e kometës"). Këta filma, prodhime të pas 2005-s, do të konkurrojnë për çmimin "Gladiatori i artë" që jepet për filmin më të mirë artistik.

"Trishtimi i znj. Shnajder" i Piro Milkanit, "Mao Ce Duni" i Besnik Bishës dhe "Sekretet" e Spartak Pecanit, janë filmat që do të na përfaqësojnë në të parin edicion të këtij festivali. Porse në këtë festival nuk do të mungojë edhe kinematografia gjermane, çeke, estoneze, kroate, maqedonase apo irakiane.

I organizuar nga Bashkia e qytetit në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, për pjesëmarrësit do të ndahen edhe çmime të tjera, si ai i jurisë, një çmim për filmin më të mirë shqiptar, apo çmime për aktorin dhe aktoren më të mirë të festivalit.

I ftuar special në festival do të jetë producenti dhe regjisori Jan Harlan, por nuk do të mungojnë dhe të ftuar të tjerë, si aktori italian Mikele Plaçido dhe regjisori, skenaristi e aktori çek, Jiri Menzel. Pikërisht këta të ftuar, së bashku me Dimitris Kernikos, analist ballkanas i "Thessaloniki Film Festival", dhe Elena Giufrida, zv/president e Festivalit të Filmit të Triestes, janë dhe anëtarët e jurisë së këtij festivali.

Për aktorin italian, Michele Placido, kjo është një vizitë e dytë në lidhje me kinematografinë shqiptare. Pas vizitës disa muaj më parë për premierën e filmit "Trishtimi i Zonjës Shnajder", i regjisorit Milkani, aktori i njohur italian do të vijë edhe një herë si i ftuar special në Festivalin veror të Filmit Artistik 2008. Aktiviteti organizohet për herë të parë nga Bashkia e Durrësit dhe Qendra e Filmit. Filmat do të shfaqen brenda teatrit "Aleksandër Moisiu" të qytetit bregdetar.

"Koha e kometës"



Publikuar: 15.08.2008 02:19:01
Lexuar: 532 herė
Fjalėt kyēe: Koha e, kometės, pėruron, Festivalin, Filmit, Artistik,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Fėmijėt nė Ditėn e Evropės Fėmijėt nė Ditėn e Evropės
Giffoni arrin nė Vlorė Giffoni arrin nė Vlorė
Promovohet libri i autorit Kolė Berisha - “Djajtė nuk flenė” Promovohet libri i autorit Kolė Berisha - “Djajtė nuk flenė”
Te Vera Zheji Te Vera Zheji
Katėr stinėt e Gjirokastrės... Katėr stinėt e Gjirokastrės...
Klasa franceze fiton Klasa franceze fiton "Palmėn e artė"
Disa fjalė pėr librin “Rrjedhė” tė Matish Gjelucit Disa fjalė pėr librin “Rrjedhė” tė Matish Gjelucit
Monolog me maskė Monolog me maskė
Vonohet premiera e filmit Vonohet premiera e filmit "Shkaba"
Mė tė mirėt e albanologjisė Mė tė mirėt e albanologjisė
Google Yahoo MSN