Njė letėr dėrguar pėr prindėrit...Ēka dėshiron ky fėmijė nga prindėrit e tij?
- Më keni fëmijë, më doni por mos më llastoni, sepse nuk mund të kem çdo gjë që kërkoj.
- Më edukoni që të jem i vendosur, sepse këtë e dua shumë, si dhe vetëm atëherë mund ti shoh gjërat reale.
- Mos përdorni forcë mbi mua e as trysni, sepse kjo më mëson që të bëhem i tillë në jetë, madje edhe ndaj të pafajshmëve.
- Më udhëzoni me këshillë e butësi, bëhuni tolerant kur më mësoni, sepse jam i vogël.
- Mos më premtoni atë që smund ta realizoni, sepse nga kërkesat e mia detyroheni të gënjeni, kurse unë mund ta mësoj si gjest normal.
- Unë jam i vogël, shpesh mund të flas fjalë për tju shqetësuar juve, por ju gjeni mënyrën dhe metodën që tmë ngadhënjeni e jo të bini pre e provokimeve të mia, të cilat, nëse smi evitoni me kujdes, mund të më bëhen shumë të preferuara.
- Edhe pse jam shumë i vogël, mos më trajtoni bebe, sepse kurrë smund të më jepni edukatën e duhur.
- Si çdo fëmijë, edhe unë kam shprehi të mira e të liga, por ju mos u bëni të tepërt, që të më akuzoni e të më qortoni në çdo kohë e moment, sepse unë kam inat dhe pastaj bëj gabime me qëllim
- Ngaqë jam rritur pak, shumë gjëra di ti bëj vet, më lejoni ti bëj e jo të mi bëni ju, sepse ma humbisni vetëbesimin e ma shtoni varësinë nga ju .
- Të gabosh është diçka normale, por të korrigjosh është humane, andaj, nëse unë gaboj, mos më korrigjoni në prani të tjerëve, sepse ska efekt. Do të jeni të suksesshëm nëse këtë e bëni me qetësi kur jemi vetëm.
- Nëse jam në ndonjë situatë jo të pëlqyeshme për ju, nëse më gjeni duke u grindur me shokët, mos më kritikoni në prani të tyre, sepse në ato momente më humb kontrolli e mund tju fyej edhe juve. Gjeni mënyrë të butë, më ndani nga ajo zjarrmi dhe pasi të qetësohem, më këshilloni dhe më kritikoni.
- Gabimet që bëj, mi korrigjoni si prind i mirë, e jo të ma mbushësh kokën me fjalën mëkat, mëkat, mëkat, sepse unë jam njeri e jo engjëll, dua të mësohem nga ju që kur të gaboj apo mëkatoj, të di të pendohem.
- Nëse e teproni me kërkesat tuaja që të ju sqaroj pse kam gabuar, sidomos në ato gabime të cilat i kam bërë pa vetëdijen time, më bëni të jem i pasjellshëm dhe fyes edhe me qëllim, ndoshta edhe ndaj jush.
- Frika është pjesë e pandashme e njeriut, sidomos e fëmijës, edhe pse të jam i sinqertë gjithnjë, ndodh që ndonjëherë të gënjej, andaj mos gjykoni gjithmonë në bazë të sinqeritetit tim.
- Nëse gjithmonë vetëm më predikoni, do më bezdisni dhe, nga bezdia detyrohem ti shpalos edhe të këqijat që di, e ti do çuditesh, madje, edhe do dëshpërohesh .
- Nëse njeri më qorton, të mos më përkrahë tjetri, sepse unë krijoj bindje të gabuar për ju, mendoj që skeni autoritet e dashuri të ndërsjellë në mes vetes.
- Kujdes kur jam në gjumë, mos flisni fjalë a shprehje të ulëta, sepse unë ka mundësi të jem zgjuar po ju nuk e dini.
- Unë i dua filmat, sidomos ata për fëmijë, por i urrej skenat e juaja si në film, kur ju grindeni në praninë time.
- Nëse ju hidhërojnë gjyshërit e mi, mos i fyeni në praninë time, as mos më thoni gjë keq për ta, e urrej këtë gjë sepse unë i dua.
- Nëse smë edukoni të jem i kujdesshëm gjatë të ushqyerit, do tju turpëroj në çdo rast kur ne ushqehemi në prani të tjerëve po edhe tuajën.
- Para gjumit, nëse smë edukoni që ti laj duart, këmbët, dhëmbët e të vishem me pizhame, unë do të shtrihem me rrobat që kam mbajtur dhe luajtur gjatë tërë ditës, këtë e bëj sepse skam njohuri që nuk duhet bërë.
- U lodha me kërkesa e dëshira o prindërit e mi, e tëra ka qëllimin që në mua të formoni identitet dhe personalitet me norma të qarta e të drejta ashtu siç e ka lënë të porositur Muhamedi alejhi salatu ue selam.
Ju do shumë fëmija juaj!