Klubi i Premierligёs, Newcastle United, ka publikuar sot se ka kompletuar transferimin e Fabricio Coloccini, i cili ka nėnshkruar marrėveshje pesėvjeēare me ekipin nga Saint James Park.
Newcastle sot e ka kompletuar transferimin e argjentinasit Fabricio Coloccini. Lojtari ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare dhe në Saint James Park arrin nga radhët e Deportivo La Coruna. Ai do të mbajë fanellën me numrin 2, thuhet në sajtin zyrtar të Newcastlet.
Për shërbimet e argjentinasit trajneri Kevin Keegan ka harxhuar 10 milionë funte dhe ky është përforcimi i katërt për Newcastle gjatë këtij sezoni të ri.