E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Shqipėria, zotėruese e “ arit tė bardhė”
Shqipėria, zotėruese e “ arit tė bardhė”
Shqipėria, zotėruese e “ arit tė bardhė”
Mydell: Shqipėria mund tė bėhet eksportuesja mė e madhe e ujit mineral nė botė

Interesimi i investitorëve të huaj për Shqipërinë po shtohet veçanërisht në fushën e turizmit, ujit të pijshëm, etj. Është ky opinioni i Franc Mydell, Konsull i Përgjithshëm i Nderit të Shqipërisë në Gjermani, i cili e mban këtë post prej 11 vjetësh.

“Interesimi i investitorëve të huaj për Shqipërinë po rritet çdo ditë, pasi ajo ka bukurinë natyrore dhe sigurinë. Nga kontaktet e vazhdueshme shoh se ka një interes për investime në fusha të ndryshme, si turizëm, ujë të pijshëm, infrastrukturë.

Shqipëria zotëron “floririn e bardhë”, siç cilësohet sot uji i pijshëm, një produkt ky që në botë rrezikon të pakësohet gjithnjë e më tepër”, shprehet konsulli Mydell, gjatë një interviste televizive.

Vetëm gjatë muajit korrik, me ndërmjetësinë e tij, dy investitorë të rëndësishëm në fushën e ujit të pijshëm dhe turizmit i kanë shprehur kryeministrit Berisha interes për të investuar në Shqipëri.

Një ndër firmat më të rëndësishme në prodhimin e ujit mineral në Gjermani ka shprehur interes të veçantë për investime në Shqipëri në fushën e prodhimit të ujit mineral, kryesisht në zonën e Bunecit (Komuna Lukovë), me qëllim eksportin e tij jashtë vendit.

“Investitorët gjermanë synojnë të eksportojnë rreth 3.2 milion shishe uji në vit dhe kjo është patenta më e mirë për ta bërë Shqipërinë eksportuesin më të madh të ujit të pijshëm në botë, si dhe reklama më e mirë që i bëhet Shqipërisë me produktin e saj “Made in Albania”, u shpreh Mydell.

Sipas tij, “kjo kompani synon të marrë me koncension pontilin e Bunecit për 30-50 vjet dhe ku parashikon të punësojë mbi 1500 persona, si dhe të ndërtojë një port me vlerë investimi mbi 400 milion euro”. Për Konsullin Mydell “investitorë të tillë ulin papunësinë, rrisin mirëqenien dhe krijojnë një imazh tjetër për Shqipërinë.




Publikuar: 15.08.2008 04:53:46
Lexuar: 102 herė
Fjalėt kyēe: Shqipėria, zotėruese, arit, bardhė,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Ekonomitė aziatike nė pėrgjigje tė krizės globale Ekonomitė aziatike nė pėrgjigje tė krizės globale
BSH: Rritja e interesave tė depozitave, promocionale BSH: Rritja e interesave tė depozitave, promocionale
MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni
Kriza financiare derdhet nė Ballkan? Kriza financiare derdhet nė Ballkan?
BE planifikon program kredie pėr industrinė e automobilave BE planifikon program kredie pėr industrinė e automobilave
Ofertat pėr “Austrian Airlines”, deri mė 24 gusht Ofertat pėr “Austrian Airlines”, deri mė 24 gusht
VIP sjellė oferta tė reja VIP sjellė oferta tė reja
Silmak fikė furrat, 200 tė punėsuar nė pushim tė detyrueshėm Silmak fikė furrat, 200 tė punėsuar nė pushim tė detyrueshėm
Kthehet regjimi i vjetėr i tregtimit nė Bursėn e Maqedonisė Kthehet regjimi i vjetėr i tregtimit nė Bursėn e Maqedonisė
EVN hapi Qendrėn pėr komunikim me konsumatorėt EVN hapi Qendrėn pėr komunikim me konsumatorėt
Google Yahoo MSN