Njė paralajmėrim i pazakontė ka shqetėsuar pėrdoruesit e celularėve nė Shtetet e Bashkuara. Drejtori i njė instituti kėrkimor pėr kancerin, ka paralajmėruar pjesėtarėt e ekipit tė tij bazuar nė njė studim qė ende nuk ėshtė botuar, tė kufizojnė kohėn e pėrdorimit tė celularėve, nė mėnyrė qė tė shmangin rrezikun nga kanceri.
Studimet e mëparshme në disa vende nuk kanë zbuluar prova se përdorimi i shpeshtë i celularëve shkakton kancerin. Në Shoqatën Amerikane të Kancerit, Dr. Majkëll Than i ka analizuar me vëmendje studimet.
"Nga të gjitha provat që kemi deri tani, del se celularët nuk janë të rrezikshëm. Por dua të theksoj se shkenca e ka të pamundur të vërtetojë se diçka është e parrezikshme", - thotë ai
Instituti Kombëtar i Kancerit thotë se celularët emetojnë një formë radio-aktiviteti. Instituti sjell si shembull një numër studimesh mbi këtë teknologji relativisht të re dhe tërheq vëmendjne mbi numrin në rritje të përdoruesve. Aktualisht, në Shtetet e Bashkuara ka mbi 180 milionë përdorues celularësh, ndërsa në botë mbi 2 miliardë.
Paralajmërimi i Dr. Herberman bazohet në një projekt studimor mbi ndikimin e përdorimit të celularëve tek shëndeti. Ai ka nxitur ekipin e tij të marrë masa, edhe para publikimit të rezultateve të studimit.
Përdoruesit që janë shqetësuar nga ky paralajmërim, thonë se do të fillojnë të përdorin celularin me kufje.
Në mungesë të provave të padiskutueshme, mjekët po rekomandojnë pikërisht masa të tilla, qoftë përdorimin e kufjeve, apo spikerin e celularit, në mënyrë që radioaktiviteti i celularit të jetë sa më larg trurit.