E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Yjet e muzikės? I prekim pas 10 vjetėsh
Yjet e muzikės? I prekim pas 10 vjetėsh
Yjet e muzikės? I prekim pas 10 vjetėsh
Nuk ka asnjė lloj paragjykimi, ėshtė thjesht interesi i vendasve qė i mban larg. Ata ndoshta nuk kanė dėgjuar asgjė pėr Shqipėrinė, ndoshta e kanė njė ide tė vakėt prej Kosovės. Po fundja jo detyrimisht duhet tė dinė ndonjė gjė. Shqipėria nuk pėrbėn pėr ta treg, ndaj dhe nė hartėn e tyre tė turneve nuk ėshtė fare e pėrfshirė.

Për shkak të distancave të vogla që na ndajnë, në Tiranë vijnë shpejt lajmet për koncerte të yjeve të muzikës botërore në vendet fqinje. Vetëm pak ditë më parë, më 3 gusht, një nga emrat më në zë të muzikës amerikane, Lenny Cravitz, dha koncert në Ohër, në Maqedoni, ku prezantoi albumin e fundit, “It is time for a love revolution”. Një përmbledhje e krijimeve të tij më të mira. Turi i Kravitz-it përfshin gjithë Evropën, duke renditur edhe Stambollin, Athinën e Budvën.

Por sigurisht jo Shqipërinë. Shumë adhurues të muzikës së tij vrapuan drejt qytetit të vogël, ku siç tregojnë, ishte krijuar një atmosferë e mrekullueshme. (Mësohet të kenë shkuar nga Tirana rreth 200 persona.) Por nuk është rasti i vetëm…

Në korrik të 2007-ës, të mëdhenjtë “Rrolling stones” dhanë koncert në Malin e Zi, në Budva. Shumë shqiptarë shkuan për të parë nga afër legjendarët. Të tjera grupe e këngëtarë me famë botërore kanë kaluar shumë afër Shqipërisë, pa e prekur atë, mes të cilëve edhe “Metalica”, që kanë shumë adhurues në vendin tonë. Madje këto ditë, në zonën e ish-Bllokut është vendosur një banderolë e madhe, ku lajmërohet një koncert i Madonës në Budva, më 25 shtator, për të cilin biletat variojnë nga 42-90 euro.

Shumë mendojnë se ky devijim ndodh për shkak të mungesës së interesit nga ana e muzikantëve, por duket se kjo nuk është edhe aq e vërtetë. Blendi Bombaj, përfaqësues i “Living room shoë”, që ka sjellë në Tiranë për të parën herë emra muzikantësh që kanë bërë histori, thotë pa u menduar gjatë, se është pikërisht interesi i publikut ai që mungon.

“Nëse do të marrim shembullin e koncertit të Lenny Cravitz në Ohër, po ju them se atje kanë qenë më shumë se 15 mijë spektatorë, ndërsa maksimumi që ne mund të arrijmë është 2.5-3 mijë vetë. Me këtë numër biletash të shitura, nuk mund të paguajmë as biletën e Cravitz”, - thotë Bombaj, teksa shton se interesi i publikut shqiptar, nuk e justifikon koston e një koncerti. Sipas tij, është ende herët për Shqipërinë, të sjellë këngëtarë të mëdhenj. Dhe kjo, jo për shkak të ndonjë paragjykimi. “Këtu mund të vijë kushdo, por do të duhet të kalojnë dhe 10 vjet, që në Shqipëri të zhvillohet një koncert i tillë”, - vazhdon Bombaj, teksa shton që kjo është e kuptueshme në një qytet me 1 milion banorë dhe me një kinema, që nuk mbushet kurrë.

Kështu që është normale pse në Tiranë vijnë grupe që e kanë pasur shkëlqimin e tyre në vitet ’70-’80 dhe kujtohen vetëm nga 40-50- vjeçarët e sotëm. “Ky është fillimi për Shqipërinë dhe ne po mundohemi me hapa të vegjël, të sjellim këtu artistë që mund t’i përballojmë financiarisht”. Kështu, mbi këtë filozofi kanë dhënë koncerte grupe e këngëtarë si “Europe”, “Deep Purple”, Zucchero, Dolores O’Riordan, “Vaya Con Dios”, James Blunt, “Blues Brothers”, “Def Leppard”, etj. Të tjerë këngëtarë e grupe, kryesisht nga ata të “shpluhurosurit” në kohë, kanë ardhur për të kënduar 2 apo 3 këngë në skenat e festivaleve, apo spektakleve të ndryshme të zhvilluara në Pallatin e Kongreseve.

Tashmë në Tiranë janë ngritur disa “agjenci” që tentojnë të sjellin grupe e këngëtarë të huaj, me shpresën që edhe kryeqyteti shqiptar të futet në kalendarët e aktiviteteve të menaxherëve të muzikantëve të njohur. Por duket se do të duhet të kalojnë edhe 10 vite të tjera, që në Shqipëri të vijnë emra të tillë si “Rolling stones”, “Metalica”, apo Madonna, që gjithsesi deri atëherë do të jenë shumë të plakur(Mick Jagger i ka mbushur të gjashtëdhjetat) e do të tingëllojnë si sot, “Europe” apo “Def Leppard”. Ndaj dhe të interesuarit do të presin sërish biletat e do të shkojnë në vendet fqinje.

Bilanc koncerti

Publiku max. në Tiranë: 3 mijë spektatorë

Publiku tek fqinjët (Maqedoni, Mal i Zi): mbi 15 mijë vetë

Bileta në Tiranë: 1-3 mijë lekë të reja

Bileta tek fqinjët: 40-90 euro

Një këngëtar i mirë kushton: 200-500 mijë euro



Publikuar: 15.08.2008 04:58:57
Lexuar: 114 herė
Fjalėt kyēe: Yjet, muzikės, interesi, vendazve,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Atlasi i tė folmeve del nė dritė pas 20 vitesh Atlasi i tė folmeve del nė dritė pas 20 vitesh
Hapėsira publike ėshtė private Hapėsira publike ėshtė private
Fillojnė Mbrėmjet e 47-ta strugane tė poezisė Fillojnė Mbrėmjet e 47-ta strugane tė poezisė
Xhamia e plumbit po kalbet Xhamia e plumbit po kalbet
Agonia e koranit tė famshėm pogradecar…! Agonia e koranit tė famshėm pogradecar…!
Misioni arkeologjik, gėrmime nė luginėn e Drinos Misioni arkeologjik, gėrmime nė luginėn e Drinos
Lotė e buzėqeshje nė koncertin humanitar pėr nder tė Toshes Lotė e buzėqeshje nė koncertin humanitar pėr nder tė Toshes
Eurovisioni solli Serbinė nė qendėr tė vėmendjes Eurovisioni solli Serbinė nė qendėr tė vėmendjes
“Eskili, ky humbės i madh” nė italisht “Eskili, ky humbės i madh” nė italisht
Ansambli Ansambli "Shota" filloi shėnimin e festave tė nėntorit
Google Yahoo MSN