E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Njė lexim Japonez i Kanunit
Njė lexim Japonez i Kanunit
Njė lexim Japonez i Kanunit
Leximin japonez tė Kanunit shqiptar, Ardian Marashi, drejtori i Qendrės sė Studimeve Albanologjike e quajti njė lexim tė distancuar, i ndryshėm nga ai qė paraqitet nė media si “tepėr folklorik dhe i paargumentuar”.

“Struktura etike e kanunit dhe nënkuptimet e tij kulturore” që në të vërtetë është titulli i studimit të prof. Kazuhiko Yamamoto (2005), ishte temë diskutimi dje në Tiranë, i organizuar nga QSA dhe Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Arteve. P

rofesor Yamamoto (PhD, nga Universiteti Kyushu, Fukuoka), që e ka shpjeguar njëherë “aventurën” e përkthimit nga anglishtja në japonisht e Kanunit të Lekë Dukagjinit, i frymëzuar në origjinë nga romani “Prilli i thyer” i Ismail Kadaresë, ishte i ftuar dje për të rimarrë në analizë përballë dhe nga studiuesit shqiptarë konceptet e strukturave etike të shoqërive pa autoritet shtetëror.

Një e tillë, shoqëria homerike është marrë në krahasim me strukturën etike të kodit zakonor shqiptar, më saktë me një nga kanunet, më të famshmin ndër ta, kodi i Lekë Dukagjinit, i përdorur për pesë shekuj, kryesisht në Shqipërinë e Veriut. Nga ky krahasim Yamamotos i rezulton se “një shoqëri pa shtet ka etikë dhe rregull shoqëror, i cili është zhvilluar spontanisht mi baza të besimit pagan.” Ai merr në shqyrtim gjashtë konceptet bazë të këtyre strukturave etike që janë besa, ndershmëria, miku, gjaku, ushqimi dhe hakmarrja.

Për këtë të fundit Yamamoto është i mendimit se në një shoqëri pa shtet, marrja e gjakut është një akt i barazvlefshëm me një fuqi të shenjtë të përdorur nga perënditë. Janë koncepte që “lidhen me ndjesinë trupore, me zakonet emocionale dhe primitive, të cilat prezantojnë një nga cilësitë kryesore të njerëzve”,- thotë antropologu japonez i cili u solli dje të pranishmëve, situatën e shoqërisë pa shtet në arkipelagun Japonez që nga lashtësia deri në shekullin V të erës sonë.

Në vijim kish marrë në shqyrtim letërsinë e lashtë japoneze Nihongi, Fudoki, Norito dhe Manyosho dhe e ka krahasuar me konceptet e etikës së shoqërisë homerike siç është përshkruar tek “Iliada” dhe “Odisea”. Rezultati? Sistemi i vlerave të popullsisë së lashtë japoneze shkon paralel me atë të popullsisë së lashtë greke, megjithëse nuk është ekzaktësisht e njëjta.” Pavarësisht gjeografisë së shoqërive, distancës së tyre të madhe të dyja shoqëritë “ndanin të njëjtën strukturë shoqërore, themelet e së cilës ishin përcaktuar nga kushtet e mungesës sëforcës politike të centralizuar”.

Por tezat e profesor Yamamotos nuk janë “marrë lehtë” nga studiuesit shqiptarë.

Përveç recencioneve narrative, kishte kritika si ajo e Nebi Bardhoshit studiues pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Arteve, i cili u ndal në disa pika që sipas tij Yamamoto ose nuk i ka pasqyruar ose i ka mënjanuar në analizat ku shqetësim kryesor mbetet: cila është struktura etike e shoqërisë njerëzore.

“Si shprehet dhe vetë autori me ndihmën e strukturës etike të Kanunit të Shqiptarëve ai do të zbërthente, apo të themi do të dekodonte, strukturën etike të shoqërisë Homerike që sërish sipas autorit dhe kjo shoqëri kishte karakteristikë të përbashkët me atë Kanunore Shqiptare e, të qënurit shoqëri pa autoritetin shtetëror. Dhe prej këtej autori mendon se është e mundur gjetja e strukturës etike njerëzore në zanafillë, pra një përqasje shumë ambicioze”,- komenton Bardhoshi dhe më tej shton. “Duke i shtruar këto pyetje për diskutim autori merr në konsideratë teoritë klasike dhe bashkëkohore deri diku, më me peshë rreth kësaj tematike, si janë ajo e të parit që u mor me këtë çështje, Hobsi, pastaj atë të Rusoit, Niçes dhe Zherardit.

Në secilin rast autori pasqyron përmbledhtazi tezën e secilit autor dhe në fund pasqyron tezën e tij. Po këtu kam veçuar hakmarrjen, pasi është ndoshta hera e parë që një autor e vë theksin te Hakmarrja si një koncept etik, pasi në pamje të parë të duket sikur s´ka të bëjë fare me etikën. Autori e arsyeton një gjë të tillë duke u nisur nga natyra e komunitetit njerëzor...” Kështu studiuesin e ri shqiptar te Yamamoto e lë jo dhe aq të kënaqur duke marrë parasysh sepse ai lë jashtë analizave argumentimin pse “këto përjetime u shndërruan në kujtesë kolektive e më pas bash në strukturë etike. Po në këtë kuadër autori nuk na jep një tezë se pse pikërisht te shqiptarët qenka ruajtur kjo strukturë, duke e nënkuptuar këtë strukturë të pandryshueshme që nga zanafilla.”

Sipas Bardhoshit edhe pse antropologu mik i kushton vëmendje të veçantë rendit social, “barazia, shkaku dhe pasojat që vijnë prej saj në gjithë strukturën e vlerave, strukturës etike, morale, religjioze dhe juridike janë cekur shumë pak.” Megjithatë ai ka vlerësuar faktin që këto analiza të Yamamotos hapin shtigje të reja për debat në fushënetnologjisë në vendin tonë si dhe në fushën e historisë së mendimit dhe filozofisë së moralit e të së drejtës.

Në mbyllje të diskutimit për leximin japonez të kanunit shqiptar dhe eposit homerik, nuk kanë munguar “intelektualët” e “bangës së fundit” ata që vijnë me vonesë dhe nuk ikin pa e bërë një pyetje si për të treguar se e kanë dëgjuar të gjithë mësimin. Njëri prej tyre guxoi dhe i sugjeroi profesorit mysafir nga Japonia që të mbajë parasysh disa zbulime të studiuesve shqiptarë sipas të cilave “shoqëria homerike nuk është greke”. “I sugjeroj profesorit që ta shohë këtë tezë që na japin autorët dhe profesorët tanë të nderuar”. Këtu ndërhyri me delikatesë drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe përmendi rëndësinë e këtij takimi të veçantë në kuadrin e folklorizimit të etnogjenezës dhe kulturës së lashtë të shqiptarë, përfshi edhe kodin zakonor të Lekë Dukagjinit.



Publikuar: 15.08.2008 05:03:13
Lexuar: 108 herė
Fjalėt kyēe: Lexim, japonez, kanunit,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
"I dashur armik", nė Torino
Marsi venecian alias Skanderbeg Marsi venecian alias Skanderbeg
Nė Tetovė mbahet Simpoziumi ndėrkombėtar i gjuhės dhe letėrsisė arbėreshe Nė Tetovė mbahet Simpoziumi ndėrkombėtar i gjuhės dhe letėrsisė arbėreshe
"Home", njė roman i mrekullueshėm nė letrat shqipe
Jeta qė tė pret Jeta qė tė pret
Bie interesimi pėr kinemanė dhe teatrin nė Kosovė Bie interesimi pėr kinemanė dhe teatrin nė Kosovė
“To See if I’m Smiling” fiton nė Dokufest “To See if I’m Smiling” fiton nė Dokufest
Ajri i Kinostudios dhe Gėzim Erebara Ajri i Kinostudios dhe Gėzim Erebara
"NEW BORN" rrėmben "Luanin e Artė" tė Kanės
Katėr stinėt e Gjirokastrės... Katėr stinėt e Gjirokastrės...
Google Yahoo MSN