Numri i pronarėve tė shtėpive qė nuk po paguajnė kėstet mujore, duke shkuar kėshtu drejt humbjes sė shtėpive, u rrit nė 55 pėrqind nė muajin korrik. Edhe mė shumė huamarrės nuk arritėn tė paguajnė borxhet ndėrkohė qė ēmimet e shtėpive vazhduan tė bien.
Gjatë muajit korrik, bankat morrën pronësinë e 77 mijë shtëpive.
Bankat përpiqen ti shesin këto shtëpi sa më shpejtë, gjë që ka ndikuar në rënien e mëtejshme të çmimeve.
Shoqata Amerikane e Shitësve të Shtëpive tha se shitjet gjatë muajve maj, qershor dhe korrik kanë rënë mbi 16 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Shitjet kanë rënë edhe për shkak të vështirësimit për marrjen e kredive si dhe rënies së ekonomisë.