E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Si u dogjėn nė Paris 24 mijė qerre me librat e hebrenjve
Si u dogjėn nė Paris 24 mijė qerre me librat e hebrenjve
Si u dogjėn nė Paris 24 mijė qerre me librat e hebrenjve
Urdhri papnor pėr dėbimin e jo- tė krishterėve nga Spanja datonte qė nga shek. XIII (edhe pse Inkuizicioni spanjoll u themelua nė vitin 1480), qė do tė thotė se pėrmes kėtij akti juridik kishtar legalizohet dhuna kundėr tė gjithė jokrishterėve, madje edhe kundėr dijetarėve, heretikėve etj.

Kështu pra, që në Koncilin e Lateranit të mbajtur në vitin 1215, lëshohet një dokument sipas së cilit hebrenjtë, me qëllim që të njihen, detyrohen të mbajnë nga një shenjë me ngjyrë të verdhë, ndërsa në vitin 1267 papa Klementi IV përmes ediktit të quajtur Turbato corde urdhëron Gjyqin e Inkuizicionit në Spanjë që t′i dëbojë të gjithë hebrenjtë nga Spanja.
Ekzistojnë mjaft të dhëna që flasin për ndalimin e mendimit të lirë dhe veprave të shkrimtarëve të ndryshëm, të cilët Inkuizicioni i konsideroi se janë në kundërshtim me frymën kishtare. Historia i shënoi rastet e shkeljes flagrante të të drejtave të mjaft autorëve skolastikë. Ndër ata të cilët u dënuan nga ky gjyq, ishin edhe: Berengari nga Tursi (v. 1050), Abelari nga Bati (v. 1120), Ivan Skot Eriugeniu (v. 1225), Xhon Viklifi (1328-1384), si dhe shumë e shumë ″heretikë″ të tjerë, me të cilët Kisha me vrazhdësi i qëroi hesapet. Librat që përmbanin rrezik të veçantë (siç ishin ato të dijetarëve të reformacionit, Viklifit, Kalvinit, Sigerit, si dhe të Ibn Rrushdiut (1126-1198), Galieut etj.) digjeshin. Kështu ndodhi edhe me Talmudin e hebrenjve, i cili gjatë historisë disa herë u ndalua dhe u dogj, siç ndodhi edhe në vitin 1242, kur në sheshin e Parisit publikisht u dogjën disa kopje të Talmudit.
Në Evropën e shekullit XIII hebrenjtë u ballafaquan me persekutime të ashpra skizmatike, gjë që u bë me urdhrin zyrtar të Vatikanit. Në të vërtetë, dyshimet ndaj hebrenjve dhe librave të tyre teologjike erdhën si pasojë e paraqitjes së disa sekteve të krishtera, siç ishin katarët, albigenezët, bogumilët etj. Të gjithë këta ranë në sytë e dominikanëve (agjentëve të Kishës), andaj në vitin 1236 - me urdhrin e papës, Gërgurit IX - Kisha filloi fushatën edhe kundër hebrenjve. Si pasojë e këtyre zhvillimeve (në vitet 1239-1242), në Paris janë djegur 24 qerre me disa mijëra libra hebreje. Kjo fushatë vazhdoi edhe në Itali, Spanjë, Angli, ku u dogjën mijëra libra që i përkisnin teologjisë hebreje. Po ashtu edhe në shekullin XVI pati fushatë të ashpër antihebreje. Me urdhrin e Papës, në vitin 1553 në shumë qytete të Italisë - si në Romë, Venedik, etj. - u dogjën disa mijëra libra hebreje, madje edhe kopje të shumta të Talmudit. Kjo ndodhi më 21 dhjetor të vitit 1533 kur sheshi Shën Marku u mbulua nga hiri i librave të djegura hebreje.
U ndalua përkthimi i Librit të Shenjtë në gjuhët e popujve
Në mesjetë u shpallën një varg ndalesash, duke mos lejuar përkthimin e Librit të Shenjtë në gjuhën e popullit. Ndalesat e atilla ishin më evidente në Francën e shekullit XII e këndej. Në vitin 1299, Edikti i Tuluzit (Francë) ua ndaloi laikëve që t i poseidojnë dhe t i lexojnë tekstet e Shenjta Biblike të Besëlidhjes së Vjetër dhe të Re. Elen Vahjt thotë se pushteti i Papës ka bërë përpjekje që ta fshehë ″Fjalën e së vërtetës″ nga populli. Ndalesa të librit kishte edhe në shumë vise tjera të Evropës mesjetare, si në Angli, Spanjë, Itali etj. Thuhet se gjatë mesjetës, inkuizicioni dogji disa miliona libra dhe mbi treqind mijë dijetarë e njerëz të arsimuar...

Dogma e katolicizmit mejetar se “zjarri shëron” çoi drejt tij dijetarët “e sëmurë”
Përgjërimi i Galileit 70-vjeçar për falje dhe batuta e tij “Prapë ajo rrotullohet”

Detyra kryesore e inkuizicionit famëkeq ishte që t i ndjekë të gjithë ata që ishin shmangur prej dogmës dhe interesave kishtare katolike. Të gjithë ata që mendonin apo besonin në mënyrë disonante në raport me interesat e kishës katolike, siç ishin mjaft mendimtarë, teologë, humanistë, romancierë, shkencëtarë etj., u dënuan ashpër nga ky institucion kishtar. Martirët më të njohur në historinë e tmerrshme të inkuizicionit, të cilët njëkohësisht edhe u anatemuan nga Kisha, janë: Xhon Viklifi (1328-1384) - teolog, Jeronimi, Jan Husi (1369-1415), Peter Kanishi, Martin Guska[30], Miguell Serveto (1509-1553) - mjek dhe teolog, Xhordano Bruno (1548-1600) - filozof dhe astronom (Brent Kenedi thotë se obskurantët mesjetarë - siç ai e quan Kishën katolike dhe Gjyqin e Inkuizicionit - kishin për qëllim që të mos përmendet emri i Brunos, mirëpo sot, edhe pse Kisha Katolike ka një pozitë të lartë në shoqërinë evro-perëndimore, prapëseprapë njollën e quajtur Gjyqi Kishtar mesjetar i Inkuizicionit romano-katolik nuk mund ta shlyejë, ndërsa emri i Brunos dhe shkencëtarëve të tjerë të vërtetë nuk u harrua, Galileo Galilei (1564-1642) - astronom (i cili disa herë u akuzua nga Kisha për shkak të zbulimeve të tij astronomike. Në të vërtetë Galileo në moshë të thyer u detyrua që të ulet në gjunjë para Papës dhe biskupëve të tjerë duke u lutur: ″Unë, Galileo Galilej, në moshë 70- vjeçare kërkoj falje para lartësisë suaj me shkrimet e shenjta para syve, i marr në duar dhe i puth ato gjersa pendohem dhe mohoj pohimin e marrë, se Toka lëviz dhe këtë pohim e konsideroj herezi të urryer″. Thuhet se në shenjë proteste me zë të ulët kishte shtuar: ″Megjithatë lëviz″ Zhan Kalvini (1509-1564), Luçilio Vanini, Martin Luteri (1483-1546, Martin Luteri përmes 95 tezave të tij teologjike - të cilat të shënuara në një letër i vendosi në dyert e Katedrales së Vitenbergut të Gjermanisë - shprehu revoltën e tij kundër qëndrimeve të Papës dhe të Kishës katolike), Sigeri i Brabandit (përfaqësuesi më i njohur francez i averroizmit i cili me vendim të Gjyqit të Inkuizicionit në vitin 1277 në Paris u gjykua me vdekje), Roxher Bekoni (1214-1294), etj.
Për ta kuptuar ashpërsinë e inkuizicionit që u ushtrua kundër mendimtarëve, shkencëtarëve dhe reformistëve evropianë, mund të përmendim edhe atë se në vitin 1557 në Kembrixh të Anglisë, në mënyrë solemne u dogjën edhe eshtrat e reformatorëve (tanimë të mbytur) Martin Bucer dhe Paul Fagius, si dhe librat e tyre “heretike”
Këto ishin ligje të Kishës. Sipas dogmës kishtare, stiva ishte një dënim adekuat për ″heretikët dhe librat e tyre″, sepse sipas Kishës ″zjarri shëron″. Këto ishin akte të tmerrshme që u ushtruan kundër njerëzve të diturisë dhe fjalës së shkruar.

Gazeta ballkan


Publikuar: 15.08.2008 06:37:41
Lexuar: 187 herė
Fjalėt kyēe: Dogjėn, Paris, qerre, librat, hebrenjve,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Origjina ballkanike e Ilirėve Origjina ballkanike e Ilirėve
Torturat ndaj kundėrshtarėve politikė nisėn qė gjatė Luftės Antifashiste Torturat ndaj kundėrshtarėve politikė nisėn qė gjatė Luftės Antifashiste
Njuton: “Krijimi ėshtė shpjegimi i vetėm shkencor” Njuton: “Krijimi ėshtė shpjegimi i vetėm shkencor”
Shqiperi-SHBA, dashuri me shikim tė parė Shqiperi-SHBA, dashuri me shikim tė parė
Plani franko-britanik: “Shqipėria tė ndahet me pėlqimin e shqiptarėve Plani franko-britanik: “Shqipėria tė ndahet me pėlqimin e shqiptarėve
Vrasjet e hetuesve dhe policėve qė zbuluan fijet e mafias Vrasjet e hetuesve dhe policėve qė zbuluan fijet e mafias
11 kongreset e legalistėve nė emigrim 11 kongreset e legalistėve nė emigrim
Anonimet Anonimet
Origjina ilirike e Arbėrve Origjina ilirike e Arbėrve
Ligjet mė tė ēuditshme nė tė gjithė botėn Ligjet mė tė ēuditshme nė tė gjithė botėn
Google Yahoo MSN