E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Doktrinė e re ogurzezė e Rusisė?
Doktrinė e re ogurzezė e Rusisė?
Doktrinė e re ogurzezė e Rusisė?
Rusia e ka justifikuar sulmin nė Gjeorgji si operacion "paqeruajtės" pėr t'i dhėnė fund "gjenocidit" dhe "pastrimit etnik" nė Osetinė e Jugut. Terminologjia e pėrdorur nga Rusia ėshtė njė reflektim i gjuhės sė pėrdorur nga NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara gjatė fushatės sė bombardimeve ndaj Serbisė nė vitin 1999, qė rezultoi me pavarėsimin e Kosovės.

Në thelb kjo është shpagim i Moskës për vuajtjet dhe frustrimet që ka mbledhur Rusia gjatë nëntë viteve të fundit në raport me Perëndimin.

Rusët po mbështeten në krahasimin mes presidentit të Gjeorgjisë Sakashvili dhe Sllobodan Millosheviqit dhe faktit se osetianët e jugut janë shpëtuar nga Ushtria e Kuqe pasi ishin viktima të Tbilisit dhe vuajtën njësoj si shqiptarët e Kosovës nën Beogradin.

Në fakt analogjia e tillë e kthen historinë me kokë poshtë. NATO-ja shkoi në luftë për Kosovën, vetëm pasi i përdori të gjitha mjetet diplomatike. Dhe vendimi i NATO-s erdhi pasi shqiptarët ishin nën thembrën e Millosheviqit, regjimi i të cilit si i prekur nga amoku vriste dhe dëbonte shqiptarët.
Për dallim Osetia e Jugut megjithëse është në territorin gjeorgjian, për një kohë të gjatë ka qenë protektorat rus, përtej kontrollit të qeverisë së Saakashvilit.

Krahasimi i përshtatshëm mes katastrofave ballkanike të viteve '90-të është me politikën aktuale ruse.

17 vjet më parë Bashkimi Sovjetik u shpërbë pothuajse paqësisht. Kjo ishte kryesisht për shkak të këmbënguljes së Boris Jelcinit që kufijtë e republikave të shndërroheshin në kufijtë e shteteve të reja. Një vendim i tillë i mbajti forcat revanshiste mes komunistëve dhe nacionalistëve në parlamentin rus nën kontroll.

Jugosllavia u shpërbë në kaos të përgjakshëm dhe udhëheqësit u përfshinë në beteja për territore bazuar në justifikime etnike dhe fetare. Millosheviqi, si kreu i ushtrisë më të fortë u përpoq të krijonte Serbinë e Madhe në kurriz të Bosnjës dhe Kroacisë. Nëse edhe Jelcini do të ndiqte këtë logjikë do të kishim pasur konflikte që përfshinin territore në 11 zona kohore.

Çështja që del me të madhe pas sulmeve të javës së fundit të Rusisë lidhet me përhershmërinë e kufijve. Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov tha se "as nuk bëhet fjalë për të diskutuar ruajtjen e integritetit territorial të Gjeorgjisë". Madje ai shkoi dhe më tej duke u tallur me idenë që Osetia e Jugut dhe Abkazia të kthehen si pjesë e Gjeorgjisë.

Lavrovi njihet si diplomat me përvojë që nuk flet më shumë se duhet. Deklaratat e tij të fundit mund të jenë një shenjë se cili është qëllimi final i Rusisë. Por kjo do paraqiste precedent dhe rrezik të madh për vetë Rusinë.

Rusia megjithëse përdor justifikimin e Kosovës për të mbështetur shkëputjen e Osetisë së Jugut dhe Abkazisë mund të penalizojë vetveten, pasi ballkanizimi i Kaukazit nuk mund të përfundojë me kaq. Çeçenia është vetëm një nga shumë rajonet në territorin e Rusisë që mund të kërkojë pavarësinë.

Një nga detyrat e Sekretares amerikane të Shtetit gjatë ditëve në vijim është të qartësojë nëse doktrina e Lavrovit ka zëvendësuar atë të Jelcinit, që u zbatua 16 vjet më parë. Nëse është kështu atëherë shumë shqetësime po shfaqen në horizont edhe për vetë Rusinë.

Një tjetër pasojë e rëndë e një ndryshimi doktrinash mund të jetë dhe ajo që kanë besuar presidentët Bush, i ati dhe i riu si dhe Bill Klinton, se Rusia e ka lënë pas të shkuarën e saj sovjetike. Nëse kjo është e vërteta, atëherë adminsitrata e presidentit të ardhshëm amerikan, e katërta që nga rënia e Bashkimit Sovjetik do të duhet të rishikojë bazat e partneritetit me Rusinë dhe integrimin e këtij vendi në bashkësinë ndërkombëtare, që funksionon bazuar në rregulla. /REL/

Strobe Talbott / Washington Post


Publikuar: 15.08.2008 16:31:56
Lexuar: 138 herė
Fjalėt kyēe: Doktrinė, ogurzezė, Rusisė,
  


Lajmet e fundit
Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri Njė debat mbi pikėpyetjet e Kodit tė ri
Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni Brenda disa ditėve pritet gazi tė vijė edhe nė Maqedoni
Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues Del Piero: Beckhami e bėn Milanin mė sfidues



Lajmet te ngajshme
Serbėt votuan pėr BE-nė Serbėt votuan pėr BE-nė
Shoqėri moderne pa marrėdhėnie sociale Shoqėri moderne pa marrėdhėnie sociale
Pėrse iket? Pėrse iket?
Korrupsioni “tri oferta” Korrupsioni “tri oferta”
Raporti me tė kaluarėn dhe procesi i pajtimit nė Ballkan Raporti me tė kaluarėn dhe procesi i pajtimit nė Ballkan
Koalicionet Koalicionet "e pėrbėra "
Ballkan i veshtire Ballkan i veshtire
Emigrantėt, Emigrantėt, "aksionerė pa pushtet"
Ēfarė po bėjmė ne pėr shtetin e Kosovės? Ēfarė po bėjmė ne pėr shtetin e Kosovės?
Kriza e hipotekave nė SHBA pėrkeqėson ekonominė evropiane Kriza e hipotekave nė SHBA pėrkeqėson ekonominė evropiane
Google Yahoo MSN