Me golin e Fernando Torres, tė shėnuar shtatė minuta para fundit tė kohės sė rregullt, Liverpooli arriti tė shėnojė fitore minimale nė ndeshjes si mysafir i Sunderlandit.
Megjithëse lojtarët e trajnerit Rafa Benitez një kohë të gjatë kërcënuan portën e Sunderland, goli erdhi tek në fund të ndeshjes, me anë së spanjollit Fernando Torres (83), duke arkëtuar tre pikë për Liverpoolin në këtë ndeshje të parë të Premierligës.
Djelmoshat e trajnerit Roy Keane u treguan sërish mjaft të papërshtatshëm në fushë vendore, por këtë herë nuk arritën të nxjerrin asnjë pikë ndaj favoritit.