Kryetari i Ohėrit Aleksandar Petreski thotė se sezoni turistik nuk i pėrmbushi parashikimet pėr shkak tė dobėsive vetiake, ndėrsa pushuesit ankohen pėr ēmimet e larta.
Kryetari i Komunës së Ohrit Aleksandar Petreski pohon se sezoni veror, i cili po shkon drejt fundit, nuk i përmbushi parashikimet e autoriteteve. Në një intervistë për ALSAT ai pranmon se janë bërë edhe leshime, të cilat do të shërbejnë si mësime në vitet e ardhshme. Sipas tij shteti dhe vetëqeverisja lokale duhet të zgjidhin një varg problemesh lidhur vecanërisht me infrastrukturën. Vetëm kështu do të shpëtojmë fluksin e turistëve të cilët këtë vit, në vend që të vinin në Ohër, shkuan masivisht në Shqipëri, thotë Pereski.
Unë e dija se shumë turist maqedonas shkojnë në Shqipëri, dhe mirë që shkuan në Shqipëri, Turqi dhe në vende të tjera se vetëm kështu do ta kuptojnë se sa i bukur është Ohri. Gjithashtu secili qytetar i Ohrit duhet tia nis nga vetvetja se si sillet e pastaj të kërkoj të njëjtën sjellje edhe nga kryetari i komunës apo turistët. Ju e dini shumë mirë se çfarë po ndodh me taksistët, ju e dini se çfarë po ndodh me çmimet e hoteleve, restoranteve. I dini incidentet që ndodhën me turistët serb që ishin këtu, për rrahjet në Ohër kur një grup të rinj shkupjan ose nga qytetet të tjera u sulmuan pa asnjë shkak, deklaroi kryetari i Ohrit Aleksandar Petreski.
Një qytetarë i Ohërit thotë se çmimet në qytetet janë më të larta se në vendet të tjera. "çmimet duhet të jenë të njëjtë si në dimër ashtu edhe në verë. Për shkak të çmimeve të larta nuk mund të dalim çdo ditë në kafe, thotë ai.
Për çmimet e larta ankohet edhe një turist që pushon në Ohër, i cili thotë se ato janë më të larta. "Për 100, 200 denarë një birrë është me të vërtetë shumë shtrenjtë. Vitin e kaluar ishim këtu dhe ishte më lirë. Tani që nuk shkojnë me pushime në Greqi, të gjithë erdhën këtu. Gjithçka është shumë shtrenjtë, një kafe është 100 denarë. Mendojë se për standardin zonë me të vërtet është shumë"ankohet ky pushues.
Një turist tjetër thotë se më të larta janë çmimet e pijeve nëpër restorante dhe klube, se sa vaktet e të ngrënit.
Një pushues nga Serbia thotë se Ohëri është i bukur, por plazhet duhet të rregullohen pak. "Ohri është fenomenal, ka shumë restorante, kafiteri, vende ku mund të dilet, klube nate. Gjatë ditës shkojmë në plazh, ndërsa gjatë mbrëmjeve dalim të argëtohemi , thotë ai.
Përshtypja e përgjithshme tek të gjithë , është ajo e cmimeve të larta të hoteleve, ambjenteve private, restoranteve, shërbimeve taksi etj. Po ashtu, fatkeqëisht, edhe siguria dhe organizimi nuk ka qenë në nivelin e duhur.